De Biazi “kërcënon” Ramën: Bëhem kryeministër brenda ditës

30 Maj 2016, 14:19Sport TEMA

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, është i ndërgjegjshëm për famën që ka tashmë në vendin tonë. Në një intervistë të dhënë për “World Soccer”, të publikuar nga “bota.al”, trajneri është shprehur i sigurt se do të kishte sukses në Shqipëri edhe nëse do të fillonte karrierën si politikan.

Nëse sjell një ekip si Shqipëria në Kampionatin Evropian, e gjitha bota të kushton vëmendje – është një fenomen. Është një moment historik për futbollin shqiptar, për popullin shqiptar dhe për politikën këtu. Nëse kandidoj për kryeministër nesër, mund të fitoj edhe pa bërë fushatë”, ishte batuta e trajnerit të përfaqësueses.

Sipas tij, shqetësimi kryesor me të cilin është përballur në këto vite në Shqipëri ishte kërkesa shumë e lartë, në kontrast të plotë me mundësitë e kombëtares kuqezi, raporton PanoramaSport.

“Është e rëndësishme të ndryshohet mentaliteti i njerëzve, gazetarëve, futbollistëve, pasi kërkojnë, kërkojnë, kërkojnë. Ata duan të shkojnë deri në Hënë me biçikletë! Ky është problemi i madh. Por ky është mentaliteti i futbollit. Kur je për drekë, sa më shumë që ha, aq më shumë dëshiron të shijosh diçka të mirë. Sot shqiptarët presin që të kualifikohemi nga grupi, mbase të shkojmë edhe në finale”, tha trajneri, i cili në fjalët e tij kritikoi edhe nivelin e kampionatit shqiptar që nuk kishte bërë hapa para.

4 komente në “De Biazi “kërcënon” Ramën: Bëhem kryeministër brenda ditës”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ne shqiperi ekziston nje fjale e urte qe thote : ARIU KUR GJETI KOS LEU EDHE ……. .
    Ja se ku ka arritur trajneri amator I skuadrave te Serie B dhe C ne Itali.
    U ndodh ne postin e duhur ne kohen e duhur , me shume fat , dhe tani fluturon dhe nuk ndalet me deklaratat bombastike.
    O xha Gani , TI FTIOVE NGA SHQIPERIA DHE JO SHQIPERIA PREJ TEJE. E njejta gje do te kishte ndodhur nese ne vendin tend do te ishte ndonje trajner tjeter , por sigurisht nese rrethanat jashte fushe do ishin te njejta. Shijoje evropianin , se nuk ke per ta pare me , po te pret Arabia me miliona.
    Dhe ti e di mire se ne shkuam ne HENE me biciklete , sepse jemi nje skuader amatore , por na u dha nje biciklete magjike me 2 rrota: nje me emrin CAS dhe nje me emrin Armeni. Dhe me kete biciklete shkuam ne evropian. Sapo morem kualifikimin , bicikleta iku , dhe ne gjithe miqesoret qe kemi zhvilluar kemi treguar perseri se jemi nje skuader amatore. Me Gjeorgjine ne Tirane desh u mundem , Me Austrine treguam mbrojtjen me skandaloze te mundshme , Me Luksemburgun u desh kartoni I kuq qe te mundnim nje skuader amatore me 10 vete , me Katarin pesum gol per 50 sekonda me nje mbrojtje te shthurrur.
    Perpara se te kandidosh per kryeminister , rregullo njehere ate mbrojtjen skandaloze , se nese per 50 sekonda loje peson gol edhe nga Katari , kushedi se do te ndodhe me skuadrat qe ke ne grup ne evropian. Te pakten pas ndeshjes me Austrine ku u vu re kjo mbrojtje skandaloze , nuk ke rregulluar asgje.

  2. jar manhatani says:

    te gjitha qe thot jan t sakta. vetem ne nji detaj gabo trajneri.
    sepse ,nuk e lejn me u bo kryeminister,sepse sapo ta shofin qe po fito votat,tak shesin neshjet shqiptart me urdher te politiks,e cila nuk don te shqis bythet nga kolltuqet.

  3. Pelasgian says:

    Edhe pak e do te bojm mret universi o Gani .

    Vec merre nje pike ne Europian ,mos li nam!

  4. Pelasgian says:

    Po ne nese do kishim talente s’do te thirrnim fare o xha Gani . Puna jote ajo eshte ….te besh te mundur kualifikimin .

    Sa kohe deshe ? 10 dekada ? Sa per kalimin e grupit kte s’ta kerkon asnjeri , eshte teper e veshtire per ata qe kan eksperience e le mo per ne qe kemi mrrit ne euro me breke neper kembe ….me biciklete te kohes qepes .

    Ti nqs ke deshire permirso at dreq loje se po ben gati 6 vjet ne kombtare dhe nji permirsim te vetem nuk e pame ne loje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje