Taulant Xhaka: Graniti ka gjak shqiptari, jam i sigurtë se do këndojë himnin shqiptar kur të ndeshemi

27 Maj 2016, 16:02Sport TEMA

Taulant Xhaka për herë të parë në jetën e tij do të jetë kundërshtar i vëllait të tij, Grantit, teksa më 11 qershor do të këndojnë përkatësisht himnin e Shqipërisë dhe atë të Zvicrës.

Por, pavarësisht këtij fakti, Taulant Xhaka është i bindur se në zemër ai dhe vëllai i tij do të ndihen njësoj shqiptarë.

“Graniti ka gjak shqiptari dhe unë jam i sigurt se ai do të këndojë brenda tij himin e Shqipërisë”, tha në konferencën për shtyp mesfushori energjik i kombëtares kuqezi.

I bashkuar me skuadrën vetëm të enjten në mëngjes, Taulanti do t’i nënshtrohet një përgatitjeje speciale gjatë këtyre ditëve dhe shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen me Zvicrën.

“Gjendja ime fizike duket e mirë, por mendoj se ende nuk jam në 100% të formës. Por besoj se edhe me ndihmën e stafit do të përmirësohem edhe më shumë dhe në ndeshjen me Zvicrën do të jem gati. Jemi vërtetë në një grup të fortë, por unë kam besim se ne i kemi shumë të mira shanset për të arritur kualifikimin”, u shpreh Xhaka.

Ai ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës zvicerane të Bazelit, me të cilën ka një kontratë që zgjat edhe për 2 vjet të tjera.

3 komente në “Taulant Xhaka: Graniti ka gjak shqiptari, jam i sigurtë se do këndojë himnin shqiptar kur të ndeshemi”

  1. fillozofi i botes se lasht says:

    e mos e zgjasni shum kte muhabet “patriotic” se beheni qesharak.
    kosovaret,por edhe shqiptart e tjer,e kan tregu qe s jan partiota te atdheut por patriota te pares.
    kudo neper bot shqiptari behet me te hujin dhe ja fut shqiptarit tjeter po te jet fjala per pare apo pasaport.
    esht koha e “te drejtes se individit” mbi “te drejten e shtetit”.
    kjo gje ka ndodh edhe ne amerik ne Kohen e luftes per pavarsi,kundra britanikve.
    kush ishin amerikant qe luftuan kundra anglezve?
    ishin me origjin nga anglija,uellsi,skocija,irlanda,gjermanija holanda danimarka …..
    pra ishin ata te ikur nga anglija qe luftuan kunder anglezve . ne thelb kjo. pra te ukurit nga anglija kur ishte fjala per te drejtat e tyre luftuan kunder anglis.
    edhe kta shqiptart e ikur nga vendet shqiptarore,kur vje puna per te drejtat e tyre,do luftojn kunder shqipnis.
    pik.
    kte “peshqesh” na e pruni demokracija.
    ta gxoni!

  2. Mimo says:

    ? well done Taulant you are great man!

  3. Taulant/Tirane says:

    Taulant nuk ka pike dyshimi qe ajo qe thua eshte e vertete.Edhe nese nuk kendon me ze(nga presioni I zvicerianeve) do et kendoje me zemer.Ai dhe te gjithe shqiptaret e Zvicres .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje