Është lojtari që ka udhëtuar më shumë për të mbërritur deri në kampin ku po stërvitet kombëtarja ynë në prag të Europianit në Austri, megjithatë për Shkëlzen Gashi, po ashtu si edhe për lojtarët e tjerë kuqezi, Euro 2016 është një kompeticion që nuk duhet humbur. Sulmuesi, i cili aktivizohet në Amerikë me Kolorado Repids, ka shkuar shumë larg me parashikimet e fazës së grupeve të Europianit duke besuar se Shqipëria mund të marrë 7 pikë nga 3 ndeshjet.
“Tani kanë filluar emocionet. Jam i gëzuar që do të shkojmë në Francë. Është hera e parë që shkojnë në një event kaq madhor, ndaj duhet të jampim maksimumin.”
Takimi i parë me Zvicrën, për shumë arsye sidomos për Shkënzen Gashin që sheh shumë nga futbollistët e përfaqësuese helvete mbetet i vecantë, por objektivi, për 27-vjecarin, mbetet vetëm 1, fitorja.
“Takimi me Zvicrës do të jetë shumë emocionues, sepse i njoh të gjithë lojtarët kundërshtarë, por kur të bjerë bilbili do te jap maksimumin për t’i mundur. Me 4 lojtarë të Zvicrës kam luajtur te Baseli, i kam shumë miq.”
Emri i Gashit në listën e De Biasit bën pjesë në grupin e sulmuesve dhe me skemën që luan Shqipëria vetëm njëri prej tyre mund të jetë në formacion. Përtej dëshirës për të qenë në fushë, Gashi nuk i vë në dyshim zgjedhjet e trajnerit.
“Trajneri jep formacionin, të gjithë lojtarët duhet t’i bindemi dhe të japim maksimumin. Kështu sic kemi luajtur gjatë eliminatoreve duhet të luajmë sërish.”
Goli i shënuar në fitoren përmbysje me Armeninë në “Elbasan Arena” i ka dhuruar Gashit momentin më emocionues me ngjyrat kuqezi.
“Për mua goli i parë në Elbasan ka qenë shumë emocionues sepse nga humbja fituam. Kur i pashë të gjithë shqiptarët të gëzuar, u emocionova më shumë. Ai moment më dha më shumë vullnet. Në Armeni duhet të fitonim dhe kur me erdhi momenti nuk hezitova për ta shtyrë topin në rrjetë. Te goli i tretë e kuptova se do të shkonim në Francë.”
Gashi e ka nisur mirë aventurën te Colarado Rapids në MLS, ku sulmuesi kuqezi ka gjetur mbështetjen e shumë tifozëve shqiptarë. 27-vjecari ndihet shumë mirë fizikisht dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin në europian.
“Po e kaloj mire me Colorado, duhet t’e fsalenderoj tre gjithe shqiptaret qe me mbeshtesin te Colarado. Kështu është futbolli mund të të cojë edhe në një vend të largët. Jam shumë mirë, në Amerikë kam luajtur të gjithë ndeshjet.”
Duke u kthyer te kombëtarja, Gashi nuk heziton të bëjë llogaritë për ndeshjet e grupit A, ku Shqipërinë e sheh në fazën tjetyër.
“Është shumë e rëndësishme ta nisim mbar me fitore, sepse do të kemi moral më të lartë. Shpresoj të grumbullojmë 7 pikë. Duhet të japim mëksimumin dhe me beuar në të trija ndeshjet”.
Ja edhe efektet e fryrjes qe media shqiptare dhe te huaja I bejne cilesise se skuadres shqiptare.
Qe nga mementi I kualifikimit te Shqiperise artikuaj te shumte kane vershuar nga media shqiptare , italiane dhe se fundmi edhe BBC angleze , ku I thurren elozhe skuadres shqiptare dhe arritjeve te saj.
Keto kane ndikimin e tyre mbi te gjithe .
Dhe ja nje lojtar shqiptar qe deklaron se shpreson te marre 7 pike ne 3 ndeshje !!!
Dhe sigurisht nese dikush qe nuk do ta kishte pare kurre lojen e skuadres shqiptare ne eleminatore , mjafton te lexonte artikujt bombastike qe jane shkruar , dhe do ta besonte qe do marrim jo 7 por edhe 9 !!!
O lojtare shqiptare !
Rrini me kembe ne toke.
– Skuadra shqiptare eshte skuader modeste.
– Kualifikimi erdhi me paterica nga jashte dhe me shume fat .
– Shijojeni kete pjesmarrje ne evropian , se eshte rast qe kushedi kur vjen perseri.
– Shkoni ne evropian me mendimin se I keni ne xhep 3 humbje. Duke hyre me kete mendim , s’keni gje per te humbur dhe beni perpjekje qe te merrni sa te mundni , por edhe po nuk moret gje luani me dinjitet dhe me e rendesishmja : Mos pesoni gol ne minutat shtese. Ende na djegin ato humbje me Portugaline dhe Serbine ne Elbasan.
Ky sikur e ka te ndaluar alkoolin nga Allahu, atehere me cfare eshte dehur???!!!
Je tu e ngatrru me Mavrajn pedhja mou …..ky han , pin e q…n alla kaurrce po dhe ai tjetri pordhe ka se deri dje dush bonte me birra.
Liku,mer rob zoti!Shkelzen Gashi qe thote do marrim 7 pike nuk paska te drejte?!ti qe thua i keni ne xhep tre humbje paske te drejte!ka mundesi qe ti te kesh zevendesuar ate oktapodin(apo çfare ishte ai) ne Gjermani qe ka ngordhur.
O mik ,
Lexoje te plote komentin tim dhe pastaj fol
Une nuk thashe qe “.. do marrim 3 humbje..” , pra nuk kam bere parashikim si ai oktapodi qe po I referohesh.
Une po thosha qe te qendrojme me kembe ne toke. Nisur nga cilesia e skuadres , nga lojtaret qe kemi , nga menyra se se u kualifikuam … etj , thashe qe te hyjme ne evropian me mendimin qe 3 humbje I kemi ne xhep. Duke menduar keshtu jemi me kembe ne toke , pa emocione , pa presione , pa eufori dhe si rrjedhim te bejme perpjekje qe te marrim sa me shume te kemi mundesi.
Por nese hyjme sic thote Gashi me mendimin se do marrim 7 pike , kjo eshte eufori e kote , mendjemadhesi dhe mosnjohje e vlerave reale qe ka skuadra.
Nese e merrni nje barazim me rumanine do jete sukses i madh.!!! Shpresat jan te balaj , rashica, roshi
Pyetje… me floke te lepira, apo…
Une edij vetem një se Shqiperia do ta kaloj turin e pare pa problem bile edhe me shumë, mos ta harrojm perkrahjen me te zeshme qe dota ken ne kete evinement , pastaj pregaditjen qe po e bejn qunat, seshte per nënvlersim, si do qe te jet I uroj kombetares, pak me shum fat, se sa ne kualifikime kur pësonte ne minutat e fundit.