Shqipëria mbetet një fenomen për t’u zbuluar nga mediat botërore. Në grumbullimin e skuadrës në Austri, një vëzhgues special ishte gazetari anglez, Alex Capstick. I dërguari i radio-televizionit BBC, foli për kuriozitetin që ekziston rreth Kombëtares kuqezi.
“Në Angli ekziston kuriozitet rreth Shqipërisë. Ka shumë skuadra të reja pjesëmarrëse në Euro 2016, pasi turneu është zgjeruar me 24 skuadra dhe në perceptimin e përgjithshëm duket më e lehtë që të kualifikohesh. Por, Shqipëria u rendit e dyta në grupin e saj, duke u kualifikuar direkt në një grup të vështirë me Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë.
Ky kualifikim është mbresëlënës. Mendoj se nga të gjitha skuadrat e reja, të papriturat në Europian, si Islanda, Uellsi, Irlanda e Veriut, Shqipëria cilësohet si surpriza. Kjo është arsyeja përse ka interes dhe kuriozitet rreth kësaj skuadre. Sepse njerëzit në Angli, kur mendojnë për Shqipërinë u shkon mendja te Norman Ëisdom që ishte një yll në vendin tuaj, apo kujtojnë regjimin komunist, ku njerëzit nuk lejoheshin të largoheshin nga vendi dhe të huajt nuk lejoheshin të hynin, ishte një vend mister. Dhe pjesëmarrja e këtij vendi në një turne madhor është tejet interesante. Njerëzit nuk presin që kjo skuadër të jetë surpriza, megjithatë mendoj se të gjithë dëshirojnë që ecuria e Shqipërisë të jetë e mirë.”
Me opinionin ndërkombëtar të pamësuar me Shqipërinë në një eveniment madhor, edhe gazetari britanik u shfaq pak konfuz kur u pyet për lojtarët më të famshëm shqiptar për anglezët. Alex Capstick e nisi renditjen nga Granit Xhaka, vëllai i Taulantit që përfaqëson Zvicrën, por ndërhyrja në kohë e Mërgim Mavraj-t e riktheu në realitetin kuqezi:
“Tifozët anglezë, mbi të gjithë ata të Arsenalit do të jenë të interesuar të shohin Granit Xhakën, që u cilësua si blerja e parë e madhe e Arsen Ëenger për sezonin e ri. Trajneri u kritikua vitin e kaluar se nuk realizoi afrime të rëndësishme, ndërsa tashmë ka shpenzuar shumë para për mesfushorin e Borussia Moenchengladbach.”
Mavraj e gjuan me top…”Goditje e bukur.”
“Në anën tjetër, tifozët e Sunderland njohin Lorik Canën, që ishte një lojtar mjaft popullor kur luante në Angli, pasi ai jepte gjithçka në fushë, diçka që e bën edhe me Kombëtaren. Për këtë arsye mendoj se nga të gjithë lojtarët shqiptarë që do të luajnë në Euro 2016, komentatorët anglezë do të përqendrohen më së shumti te këta dy futbollistë“, shprehet ai.
Në analizën e tij, i dërguari i BBC e cilësoi Shqipërinë një skuadër mjaft e vështirë për t’u thyer, që praktikon futbollin e fort dhe luan mirë në grup. Pasi tha se të gjithë rivalët do të kenë vështirësi përballë Shqipërisë, Alex Capstick i cilësoi kuqezinjtë një realitet:
“Absolutisht një realitet. Mjafton të shohësh grupin e fort nga i cili u kualifikua, me Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë. Skuadra shumë të forta, por Shqipëria u rendit e dyta. Për këtë arsye duhet të merren seriozisht. Njerëzit mund të pyesin nga kanë ardhur, pasi më parë nuk i ishin afruar kualifikimit në një turne madhor. Por, padyshim që e kanë merituar të jenë në Francë. Besoj se mund të bëjnë surpriza dhe nuk do të jenë të lehtë për tu thyer. Mendoj se Franca do ta fitojë grupin, por për Shqipërinë, ndeshja më e rëndësishme është sfida e parë e grupit ndaj Zvicrës, që ka shumë lojtarë me origjinë shqiptare. Me një rezultat pozitiv në ndeshjen hapëse, më pas mund të synojnë rezultat edhe ndaj Rumanisë dhe mund të kualifikohen në turnin tjetër.”
Gazetari i BBC u shfaq i bindur për shanset e skuadrës së Gianni De Biasit, ndërsa dha edhe parashikimin për fituesin e turneut në Francë:
“Me tre skuadra që potencialisht kualifikohen nuk shoh arsye përse Shqipëria të mos e realizojë këtë surprizë, duke marrë një fitore dhe një barazim ndaj Zvicrës e Rumanisë. Mund të kualifikohen deri në 1/16-at dhe jo më tej, por ky do të ishte një rezultat fantastik. Përsa i takon fitues të Europianit, Spanja mbetet një skuadër fantastike, por edhe Franca organizatore ka shanse të mira. Mendoj që francezët mund të triunfojnë, ndërsa Anglia mund të shkojë deri në gjysmëfinale.”/ SS
Keto lloj artikujsh jane teper negative per skuadren shqiptare pavaresisht fjaleve te bukura qe thone.
– Se pari sepse u mbushin mendjen edhe lojtareve qe vertet jane ne nivele te tilla qe mund te avancojne ne kompeticion , dhe si rrjedhim mund ta ulin impenjimin e tyre.
– Se dyti u krijojne te njejten ide te gabuar edhe tifozeve shqiptare qe do te kerkojne nga skuadra te beje gjera te pamundura per ta.
– Se treti nese ky ka qene vertet gazetar I BBC , duhet te jete ndonje amator sepse nje gazetar I mire kur ben nje artikull duhet te infromohet me shume rreth skuadres per te cilen po flet. Ky thote qe Shqiperia u kualifikua ne nje grup te veshtire dhe eshte skuader cilesore . Po , grupi ishte I veshtire , por harron qe kualifikimi u vendos te pakten nga nje ndeshje e cila u nderpre , dhe vendimin e mori gjykata Nese ato 3 pike nuk do te ishin , Danimarka do te ishte kualifikuar , dhe Shqiperia do te lunate ne playoff me shume pak shanse. Tani imagjinani per nje cast sikur ato 3 pike te marra ne tavoline ( !! TE MERITUARA ne tavoline !! ) nuk do te ishin marre. Shqiperia nuk do te iste kualifikuar. A mund te thoshte ky gazetar te njejtat fjale per cilesine e skuadres shqiptare ? Sepse ne fund te fundit po perjashtojme per nje cast 1 ndeshje e cila nuk u luajt , dhe vlerat e skuadres shqiptare jane te njejta me apo pa ate ndeshje dhe ato 3-pike tavoline ?. Sigurisht dikush do te thote , qe po te ishte luajtur , edhe munda ta fitonim. Pergjigjen per kete e jep humbja e turpshme me te njejten Serbi ne Elbasan.
—
o liku po nuk u lodhe o burr i dheut prap me i ven i bje fyellit.
1, bbc nuk puneson njerez kot me kot amator sic thua ti.
2 me pak fat dhe me shum merit u kualifikuam, mos harro e rrafem portugalin ne shpi te vet me nje gol shum te bukur, asnji ekip nuk na shkeli me kemb si ne turnet e meparshme,
3 e dim qe niveli lojtarve ton esht i ulet, por si skuader i tejkaluan parashikimet edhe per at nivel qe kan kan luajtur shum mir.
ti ska mundsi te jesh shqiptar se je i vetmi person qe komenton kundra kombtares.