Për shumë nga futbollistët kuqezi, Franca do të jetë një mundësi e mirë për të ndryshuar skuadër, por trajneri De Biasi e arriti këtë më herët.
Ai u shndërrua në një nga kandidaturat kryesore për të marrë drejtimin e Italisë, aq sa sot, Ventura që mori stolin “axurr” pas ikjes se Contes, duket më shumë si një zëvendësim nga halli, pas një refuzimi që mund të ketë marrë Federata Italiane nga De Biasi.
Dhe kjo duket një mundësi reale pasi 59-vjeçarit nga Treviso tashmë edhe me pasaporte shqiptare, vazhdojnë të vijnë oferta nga më të ndryshmet e nga më të majmet.
Së fundmi janë arabët ata që me milionat e tyre kërkojnë t’i prishin mendjen trajnerit të kombëtares shqiptare. Burime të sigurta zbulojnë për Top Channel se është klubi Al Nasr i Emirateve Arabe ai që vazhdon të këmbëngul për italianin.
Madje sipas të njëjtave burime, klubi ku president është ministri i Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe është gati t’i paguajë 1.5 milionë euro në sezon De Biasit.
Ky i fundit nuk ka thënë, as po, as jo por fakti që Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka pohuar por as mohuar zërat se ka patur kontakte me Besnik Hasin, tashmë jashtë kontrate, forcon zërat se largimi i De Biasit pas Europianit është tashmë një realitet jo i largët.
Pak kohë më parë, klubi Al Nasr zyrtarizoi dhe Alban Mehën si blerjen më të re për sezonin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar i cili sipas thashethemeve nuk grumbullohet më në kombëtare nga De Biasi për shkak të një topi të humbur në minutat e fundit me Serbinë flitet se do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon tek arabët.
Por nëse aty shkon trajner De Biasi mund të thuhet që telashet për Mehën do të vazhdojnë akoma.
Le te iki. Nuk u mbaruan trainieret. Nje trainier si ai qe luan me 11 lojtare ne mbrojte e gjejme qe neser.
Shume I bukur ky artikull.
Se pari , halli I madh I federates italiane qe mezi paskan gjetur trajner se mund te kete refuzuar Ganiu. A thua se po flasim per ndonje trajner te madh dhe kushedi se c’kane humbur. Federata italiane me mire te gezohet qe shpetoi nga De Biazi.
—
Se dyti ofertat milioneshe te sheikeve arabe per Ganiun. Ne fakt kjo mund te jete zgjedhja me e mire per Ganiun. Se pari sepse ka para , se dyti sepse edhe po nuk arriti ndonje rezultat , nuk do ti ndodhe ndonje gje e madhe ashtu sic mund ti ndodhte po te deshtonte me Italine. Dmth kjo mund te jete nje situate perfekte e nje trajneri amator qe nuk ka vlere ne fushe por vleren ne para e kerkon te madhe.
—
Se treti me ben pershtypje shprehja qe Meha nuk eshte grumbulluar nga De Biazi qe kur humbi nje top ne ndeshjen me Serbine ne Elbasan. Nese ky eshte vertet shkaku , atehere dua te pyes po Cana pse po grumbullohet sepse ne ndeshjen me Portugaline humbi nje top ne minuten e fundit qe solli me pas golin e Portugalise nga goditja e kendit ? E sa per ndeshjen me Serbine sipas kesaj llogjike , gjithe reparti I mbrojtjes nuk duhet te thirret me sepse ishte I gjithi fajtor . Po Mavraj pse grumbullohet me , sepse ne ndeshjen me Austrine beri nje gafe amatoreske bashke me Canen duke I dhuruar gol kundershtarit ?
——- Nese jane te verteta keto qe shkruhen , tregojne edhe njehere se cfare lloj trajneri eshte xha Ganiu.
Udhe e mbare ne Arabi ,
Me behet qejfi nese Besnik Hasi do jete trajner I Shqiperise. Ai ka arritur rezultate te shkelqyera me skuadren e tij , duke hyre ne grupet e Champions , dhe gjithe keto I ka arritur ME LOJE BRENDA FUSHE , dhe jo si Ganiu ME PATERICA NGA JASHTE.