BASTET/ Shqipëria shënon më pak gola se të gjithë në “Euro 2016”

27 Maj 2016, 10:59Sport TEMA

Kompanitë prestigjioze janë duke ofruar koeficientet për sisteme të ndryshme loje, sa u përket basteve paraprake për në kampionatin europian, që do të nisë në Francë më 10 qershor.

Një prej “menuve” është sasia e golave të shënuar në këtë kompeticion. Skuadrat që janë cilësuar si favorite, sa i përket numrit më të lartë të golave të shënuar, janë Franca dhe Gjermania, të dyja me koeficientin 4. Në vendin e tretë është pozicionuar Spanja me 6.5.

Por, është bërë edhe klasifikimi sa i përket sulmit më të keq në këtë kompeticion.

Në listën e Kombëtareve që kanë më tepër shanse për të qenë ato që shënojnë më pak gola, janë Shqipëria e De Biazit dhe Irlanda e Veriut.

Të dyja kryesojnë në këtë kategori në kuotën 7, raporton Panorama Sport.

Pas tyre vjen Hungaria me koeficientin 8 dhe Hungaria me 9. Grupet – Në kategorinë e grupeve që do të dhurojnë më pak gola, në të tria ndeshjet e tyre, favorit janë kuotuar “B” dhe “F” me (4.4), i ndjekur nga grupi E me 4.8.

Ndërkohë, grupi që pritet të dhurojë më tepër gola është vlerësuar “E” me koeficientin 4.3, në të cilin marrin pjesë Gjermania,

Irlanda e Veriut, Ukraina dhe Polonia. Shqipëria është pjesë e grupit A, së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Sa u përket mundësive për të fituar grupin, ashtu si dhe ka qenë në ndarjen e vazove, përfaqësuesja kuqezi ka koeficientin më të lartë në letër, sipas kompanisë prestigjioze “Paddypower”.

Triumfi – Shqipëria është e fundit për nga mundësitë e triumfit të Europianit, sipas kompanive të basteve. “William Hill” i 300-fishin paratë, nëse në fund të kompeticionit, djemtë e De Biazit ngrenë trofeun.

Ajo që bie në sy, është se favoriten kryesore vlerësojnë Francën (3), e ndjekur nga Gjermania (3.5), Spanja (5.5) dhe Anglia (8). Pikët – Një version special është edhe koeficienti mbi pikët që mund të marrë Shqipëria në grup. Saktësisht, ato janë kuotuar në këtë mënyrë. 0 pikë (4.5), 1 pikë (3.4), 2 pikë (8), 3 pikë (4.5), 4 pikë (6.5).

Kualifikimet – Ndërkohë, në “William Hill” mund të gjesh edhe koeficientin për kualifikimet e mundshme të raundeve nga përfaqësuesja jonë. Që De Biazin e çon Kombëtaren në 1/16-at kuotohet (4.5), në çerekfinale (11), gjysmëfinale (29) dhe finalja (67).

3 komente në “BASTET/ Shqipëria shënon më pak gola se të gjithë në “Euro 2016””

  1. bis says:

    Pse nuk merrni edhe kompanite hqiptare. Psh tek Lottossport.com.al koeficentet e Shqiperise jane shume interesante. Besoj shume here me lart e me mire
    Euro 2016 – A do Shënojë Shqipëria deri në Minutën e 135 në Euro 2016?
    Shqipëria 1.90

    Euro 2016 – Fiton Trofeun Skuadra
    Shqipëri 999.00

    Euro 2016 – Grupi A Kualifikohet
    Shqipëri 2.60

    Euro 2016 – Lart/Poshtë 1.5 Gola Shqipëria
    Shqipëria Lart 1.5 Gola 1.70
    Shqipëria Poshtë 1.5 Gola 2.05

    Euro 2016 – Sa Gola do të Shënojë Shqipëria
    Shqipëria 0 Gola 5.00
    Shqipëria 1 Gol 3.25
    Shqipëria 2 Gola 2.90
    Shqipëria 3 Gola 5.00
    Shqipëria 4+ Gola 18.00

    Euro 2016 – Sa Pikë do të marrë Shqipëria
    Shqipëria 0 pikë 3.90
    Shqipëria 1 pikë 2.75
    Shqipëria 2 pikë 12.00
    Shqipëria 3 pikë 3.30
    Shqipëria 4+pikë 10.00

    Euro 2016 – Si do ta shënojë Golin e Pare Shqipëria?
    Shqipëria Me Kokë 9.00
    Shqipëria Me Penallti 15.00
    Shqipëria Aksion/Goditje 1.40
    Shqipëria Autogol 35.00
    Shqipëria Nuk Shënon 5.00

  2. Bispensiero says:

    Euro 2016 – A do Shënojë Shqipëria deri në Minutën e 135 në Euro 2016?
    Shqipëria 1.90

    Euro 2016 – Fiton Trofeun Skuadra
    Shqipëri 999.00

    Euro 2016 – Grupi A Kualifikohet
    Shqipëri 2.60

    Euro 2016 – Lart/Poshtë 1.5 Gola Shqipëria
    Shqipëria Lart 1.5 Gola 1.70
    Shqipëria Poshtë 1.5 Gola 2.05

    Euro 2016 – Sa Gola do të Shënojë Shqipëria
    Shqipëria 0 Gola 5.00
    Shqipëria 1 Gol 3.25
    Shqipëria 2 Gola 2.90
    Shqipëria 3 Gola 5.00
    Shqipëria 4+ Gola 18.00

    Euro 2016 – Sa Pikë do të marrë Shqipëria
    Shqipëria 0 pikë 3.90
    Shqipëria 1 pikë 2.75
    Shqipëria 2 pikë 12.00
    Shqipëria 3 pikë 3.30
    Shqipëria 4+pikë 10.00

    Euro 2016 – Si do ta shënojë Golin e Pare Shqipëria?
    Shqipëria Me Kokë 9.00
    Shqipëria Me Penallti 15.00
    Shqipëria Aksion/Goditje 1.40
    Shqipëria Autogol 35.00
    Shqipëria Nuk Shënon 5.00

  3. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ku kuptojne gje kompanite e basteve.
    Shqiperia vertet do shenoje me pak gola , po da dale kampione.
    Sepse Shqiperia “shenon” gola edhe jashte fushe ne tavoline.
    Golashenuesi yne kryesor ne eleminatore ishte CAS me 3 gola , dhe te tre golat u shenuan pas nje krosimi nga ajri me dron I Ballist Morines.
    Nuk e di nese kjo dyshe lojtaresh do te luajne per ne ne Evropian , se po luajti atehere keto kompanite e basteve do te zhgenjehen me keto rezultate qe kane publikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje