Partia Demokratike duket se nuk ka vendosur të bojkotojë vetëm parlamentin shqiptar, pas përjashtimit të Sali Berishës.
Ajo ka bojkotuar edhe Parlamentin Europian.
Kjo bëhet me dije nga Tualant Balla, që ka qenë prezent në këtë takim.
Reforma në drejtësi mendohet të jetë shkaku i këtij bojkoti, pasi Parlamenti Europian ka kërkuar në mënyrë të qartë votimin e draftit sa më parë.
“Si kryetar i Komitetit Parlamentar te Stabilizm-Asocijimit BE-Shqiperi dhe në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste jam i pranishëm në Parlamentin Europian, ku po zhvillohet konferenca ndërkombetare me temë: “Ndërveprimi i Grupeve Parlamentare, Partive dhe Qeverive në Procesin e Anetaresimit në Bashkimin Evropian”.
Si përfaqësues i një vendi i cili tashmë ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësimin në Bashkimin Europian mora fjalën në pjesën e parë të Konferencës, e cila drejtohej nga eurodeputetja Tanja Fajon, ku u diskutua roli i partive europiane dhe partive politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor në integrimin Europian.
Ne fjalen time u shpreha se: “Për ne socialistët shqiptarë është e qartë se rruga për hapjen e negociatave kalon nëpërmjet reformës në drejtësi, e cila mbetet sot, sfida më e madhe jo vetëm e kësaj shumice qeverisëse, por e shoqërisë shqiptare dhe e shtetit tonë në rrugën drejt anëtarësimit drejt Bashkimit Europian.
Ndaj mendoj se për rëndësinë, sa dhe për kompleksitetin e saj, Komisioni Europian ka vlerësuar ecurinë e mirë në përgatitjen e reformës në drejtësi dhe angazhimin për të siguruar një reformë gjithëpërfshirëse dhe të thellë.
Kjo nuk është një reformë e zhvilluar sot për sot, por është fryt i një pune të gjatë, 20 mujore, nga disa prej ekspertëve më të mirë vendas dhe të huaj. Votimi i kësaj reforme është kurorëzimi i një pune të gjatë, edhe me mbeshtetjen e ekspertëve të Venecias dhe është një hap përpara me shpresën se kjo reformë do të kalojë në tërësii, jo thjesht dhe vetëm në parim.
E nënvizova këtë për të gjithë ata, të cilët synojnë të thonë të kundërtën dhe në fakt mungojnë në këtë thirrje sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare tashmë, për të realizuar këtë reformë me rëndësi historike dhe kombëtare për Shqipërinë.
Prandaj unë vlerësoj shumë edhe mesazhin e përbashkët të dy grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian (PPE dhe S&D), të cilët mbështesin votimin sa më parë të kësaj reforme.”
Në këtë Konferencë merr pjesë edhe deputetja e LSI zonja Monika Kryemadhi si dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Pal Lekaj.
Ndërsa PD mesa duket ka bojkotuar edhe Parlamentin Europian, duke i lene edhe ketu karriget bosh”, shprehet Balla.
Turp i madh dhe tradheti kombetare po ben Grupi Kuvendor i PD-se ne Kuvendin e Shqiperise, duke filluar nga agjentja dhe bashkepunetorja e sigurimit te shtetit me pseudonimin “desinjatorja” JOZEFINA TOPALLI (COBA) qe per interesa personale, te familjes se tij biologjike dhe klanit te tij mafioz te SALI RAM SHEQERE BERISHA, me perparsi i japin nje individi se sa zgjedhesve te tyre qe i kane zgjedhur duke bojkutuar si Kuvendin e Shqiperise dhe Parlamentin Evropian.
Ky eshte turp dhe pushtllik.
Sot ka ardhur koha dhe momenti i duhur qe populli ti japin denimin e merituar kesaj klase politike te perdale qofte ne opozite dhe pozite tipit PD + LSI + PS duke i nxjerrur jashte nga Kuvendi dhe skena politike.
Eshte turp i madh qe sot ky shtet i quajtur SHQIPERI dhe populli i saj eshte me i varferi ne Ballkan dhe ne Evrope. Ne nje kohe qe ka pasuri te medha natyrore, duke perfshire taksapaguesin edhe shoqerine shqiptare vidhen, grabiten nga injorantet, nga gangsterat, horrat dhe kriminelit qe i kane hipur kaliqafe NENES SHQIPERI. Keto lloj tipash politikanesh jane jashteqitja qe kane dalur nga xhirizet e ketij populli, bile jane kaq pa turp, pa seder, pervers kerkojne te qe mendimet, fjalet dhe veprat ti paraqesin si te verteta, zhvilluese dhe gjitheperfshirese. Tung.
C’qendrim po mban e djathta europiane ndaj plehrave te partise Demokratike? A duhet te dalin me nje qendrim ndaj partise Demokratike e Djathta europine? E Djathta europiane tani ka momentin te tregoje se sa po lufton per demokratizimin e popujve te saje.
A! I fute te gjithe ne nje thes,edhe ata qe nuk duan si pd-ke,por edhe ps-te e LSI-n qe e duan reformen ne drejtesi,te cilet po luftojne qe kjo te behet sa me pare,madje qe sote.