INTERVISTA/ Flet për gazetën TemA, Besa Halilaj: Gjithçka është hakmarrje e Flamur Nokës ndaj Hasan Halilit. Gjykata komandohet prej tij!

30 Maj 2016, 18:52Politika TEMA
INTERVISTA/ Flet për gazetën TemA, Besa Halilaj: Gjithçka

Hasan Halili ka drejtuar Bashkinë e Kukësit nga viti 2007 deri në vitin 2013 si përfaqësues i PD. Në vitin 2013 ai shpalli largimin nga PD dhe ju bashkua LSI-së. Kjo duket se ka zgjuar një valë hakmarrje nga deputeti i Kukësit, Flamur Noka, kundër tij. Gruaja e tij, Besa Halili, thotë në një intervistë për gazetën TemA, se akuzat ndaj tij janë të montuara dhe banale, dhe se pesonat përgjegjës, aq sa janë përgjegjës, janë ende në punë në Bashkinë e PD, të patrazuar nga drejtësia. Bëhet fjalë për akuza rreth mënyrës se si Bashkia ka financuar ekipin e Kukësit, ku sipas saj, nga KLSH nuk janë konsideruar as vepër penale.

Çfarë po ndodh me akuzat ndaj burrit tuaj?

Për ironi të fatit, burri po akuzohet më shumë në shtyp se sa para drejtësisë, për gjëra të cilat janë tërësisht montime, që shumë shpejt do të bien. Por duket se ka një gjenerator që ushqen përditë shtypin me akuza të sajuara, fakte të sajuara, detaje të sajuara, herë me një foto e herë me ndonjë deklaratë të dikujt që as që e di që ka dalë në gazetë. Është një situatë e vështirë për t’u përballur emocionalisht, por jemi të qetë shpirtërisht dhe besojmë se çdo gjë do zgjidhet.

Pse jeni kaq të sigurtë që burri juaj është i pafajshëm nga akuzat për shpërdorim detyre?

Ne jemi një familje që nuk i kemi bërë keq askujt dhe kemi një traditë në administratën shtetërore. Nuk kemi asnjë çështje të ngritur kundër nesh më parë për ndonjë krim apo shpërdorim detyre.

Punojmë prej 30 vitesh dhe jetojmë me djersën tonë. Kemi tre femijë dhe jemi munduar t’i edukojme dhe ata kane marre drejtimin e familjeve te veta dhe punojnë dhe kontribuojne pa patur me te voglin shqetësim, si në shoqëri, ashtu dhe në administratë.

Nga puna e bere ne vite kemi nje shtepi ne lagjen Nr. 5. Në Kukes, ku në katin e pare ndodhet banka ku unë punoj dhe drejtoj prej 10-vitesh. Kemi po ashtu dhe një lokal të thjeshtë dhe të gjitha këto janë ndertuar perpara se bashkeshorti im të bëhej kryetar bashkie më 2007. Te gjitha pasurite tona jane te deklaruara dhe te argumentuara. Prona jonë e fundit e blerë ishte në vitin 2005 ne Golem, nje apartament 2+1, pra dhe ajo para se të bëhej kryetar bashkie.

Si e morët vesh se burri juaj po hetohej dhe ju pre urdhër arresti?

Një ditë trokitën në derë 9 policë dhe kontrolluan çdo cep të shtëpisë, pa na dhënë asnjë informacion se çfarë kishim bërë.

Ju kërkova një dokument identifikimi dhe një autorizim për kontroll, se po shkelnin dhe shkatërronin pronën tonë. Më zgjasin një vendim gjykate dhe asnjë dokument tjetër. Në ate dokument shkruhej për ndalim te bashkeshortit.

Unë ju tregova se ai nuk ndodhej në shtëpi, sepse ashtu ishte e vërteta. Pas kësaj marrim informacion se jane ndaluar edhe persona të tjerë, të cilët po nga kjo gjykate lirohen nje dite me vone.

Përse akuzohet bashkëshorti juaj?

Sa i përket çështjes për të cilën bashkëshorti im akuzohet, ajo nuk është cilësuar veper penale nga KLSH, e cila ka ushtruar kontrollin e saj në vite në Bashkine Kukes dhe te fundit e ka bere me akt-kontrollin e dorëzuar me 25.07.2015. Po të njëjtën çështje e kanë kontrolluar shumë specialistë kontabël, ku zoterinjtë prokurorë nuk kanë marrë mundimin të bëjnë zbardhjen e saj sipas ligjit, por me keqdashje ata baltosin e bëjnë mediatike dhe shkruajnë pafund mbarë e mbrapshtë, vetëm e vetëm se z.Hasan Halilaj ju prish pune në politikë.

Ju lutem më tregoni se cilën rruge të ndjekim ne si familjarë, njerëz të thjeshtë, drejtues institucionesh private shumë të sukseshme, popull i thjeshtë që i ka hyre thika ne kockë nga arrestimet e bujshme dhe lirimet sipas ngjyrimeve politike. Hasani akuzohet pse ka financuar ekipin sportiv të Kukësit dhe ka bërë manovrime me fonde brenda Bashkisë në favor të klubit, gjë që e ka bërë tradicionalisht kjo bashki dhe bashki të tjera në vend. Nuk ka lidhje as me shpërdorim fondesh, as me ndonjë korrupsion. Akuzat e tjera janë akuza që i dëgjojmë nga politika

Kush e sulmon politkisht burrin tuaj?

Në krye të fushatës denigruese është Flamur Noka, deputeti i PD-së, i cili e ka pas problem prej kohësh Hasanin. Flamur Noka shpif në cdo vend, në cdo tavolinë kudo ku takon njerëz, duke akuzuar dhe ne fushatë, që gjoja kemi pallate, banka, prona etj, shpifje për të cilat Hasani iu drejtua kesaj gjykate dhe kjo gjykate qe na bën terror ne, pa kursyer asgje, na survejon, na shoqëron ku hyjmë e dalim me roje te dera e shtepise, që nuk na i ka zene syri kurre! Padinë kundër Nokës na e kthyen se thanë nuk është kompetencë e jona për gjykim, duhet të shkojë në Tiranë. Si përfundim çështja u mbyll se u quajtën deklarata fushate dhe nuk paska ligj t’i dënojë ato, kurse për shpifjet e Nokës paska ligj dhe shpallet në kërkim Hasani.

Përse nuk dorëzohet Hasani para gjykatës?

Ciles gjykate t’i besojmë, asaj që komandon Noka dhe që ka ngritur gjithë këto akuza të montuara? Sot brenda në qelitë e burgut ndodhet një invalid, z.Lek Deda dhe jashtë janë ato punonjës qe dje ishin drejtorë tatimesh të Kukësit, ndërsa sot jan ne administraten e kësaj bashkie po drejtorë tatimesh. Pra cilën të besojmë, me thoni ju lutem. Kjo pra është arsyeja që ne nuk kërkojmë të dorëzohemi në këtë gjykatë dhe do vërtetojme gjithçka me fakte shume shpejtë. Këtu janë përzjerë vlerat me plehrat dhe tentojnë të na devijojnë rrugën dhe ne. Por shumë shpejt besoj që do t’ia dalim. E gjitha është një hakmarrje nga disa njerëz të drejtësisë në Kukës që komandohen ende nga Flamur Noka, i cili duhet të sqarojë një herë punët e tij para shqiptarëve dhe çfarë ka firmosur në Prizren më 1991 në zyrat e UDB, para se të merret me firmat dhe drejtimin e bashkisë nga burri im.

16 komente në “INTERVISTA/ Flet për gazetën TemA, Besa Halilaj: Gjithçka është hakmarrje e Flamur Nokës ndaj Hasan Halilit. Gjykata komandohet prej tij!”

  1. akil says:

    O zonje nese burri juaj nuk ka kryer shkelje perse nuk dorezohet para drejtesise ne pritje te pafajesise. Fakti qe ai arratiset flet me shume se provat e besueshme kunder tij.

  2. lame says:

    Ha ha cani i ndershem

  3. Kuksjoni says:

    Ky hasani leket me thase i ka… Po edhe flamuri pa bisht nga e bleu vilen ne gjirin e lalzit durres e pasuri te tjera per 2 vjet që ishte ministër i brendshëm tu leju drogën dhe duke marre përqindjet

  4. Rrahim Latifi. says:

    C fare prisnit ju te thoshte tjeter gruja per burrin e vet.Hasan Halili ka qene tigri dhe crocodile i korrupsionit ne Kukes.Per 25 vjet ka qene ne maje ne maje te pushtetit politik dhe financiar.Sa per gjygjtaret, te gjithe komunista flake jane te gjithe.Drita Kerxha, Granit Qypi, Isuf Shehu.Krejt Kukesi i njeh.Edhe ne Zelande me shku, Pampuri ka me u kap.Kot e ka.

  5. Farruk says:

    Po flisni perqarte dhe pa kuptim,cfare lidhje ka ish drejtori I tatimeve me qeshtjen ne fjale dhe me arratisjen e burit tend,ai u paraqit para organeve te drejtesise dhe eshte I gatshem per tu pergjigjur per cod gje, po buri I juaj ku eshte,le te paraqitet para drejtesise dhe ajo te vendos per me tej.

  6. Qytetari dixhital says:

    Kopilat e sales drejtojne prokurorine, gjykatat, presidencen dhe shtypin. Gjithe diten dhe naten komplotojne. Diber, kukes, tirane ludo. Duan ta shpetojne saliun duke e cuar vendin ne anarshi politike dhe destabilitet. You

  7. Drini says:

    Ju jeni shpi hajdutesh pse genjen o Zonje. Burri jua ashte nje hajdut kurvar e kapadai. Kujt doni te ja mbushni mendjen.

  8. Farudin says:

    Po flet percart dhe pa kuptim fare,c lidhje ka ish drejtori i tatimeve per rajonin eKukesit ne kete mesele,ketu flitet per abuzimet e ish bashkis Kukes ,dhe ish drejtori as nuk u fsheh dhe as nuk po fshihet,por i pergjigjet drejtesise ne cdo moment.Kjo eshte diqka e frikshme see mundoheni te perfshini ne skandal njerez qe nuk kan te bejne fare me te.
    Cfare mundoheni te beni me keto veprime,cfare fshihni pas kesaj.

  9. Kujtim says:

    Kujdes zonje Noka eshte nje gomar po ke shun te drejt se ata e kane zaptuar drejtesin Kujdes

  10. nepi says:

    Nje hajdut, asgje me teper nuk eshte ky Halili. Kush ka patur rastin te bashkepunoje me Bashkione Kukes, e ka njohur fytyren e tij te ndyre.

  11. Trim says:

    Edhe komunistet e gjykates nen komanden e flamurit !!!! haaaaaaaaa

  12. Dada says:

    Po turp ske moj zonje qe tregon qe paske bere pasuri perpara se te behej kryetar hajdut… Gjithe Kukesi e di qe vetem femra e vjedhje ka bere…

    Turp turp per te gjithe ju. U shofshi si fare, race e poshter!

  13. dada lum says:

    Moj zonje po te pakten mbylle gojen mos bej si viktime… Turp e para qe justifikohesh me pronat para se burri juaj te zgjidhej kryehajdut.

    Me cfare i blete pronat, sikur s`ju njohim? Yt shoq vjedhje dhe shok i Shukriut ishte.

    Zoti ju rrenofte e mos ja u pafshi hajrin lekeve haram!

  14. Llush Llushi says:

    Legen e ka emrin, ose Hasan porlla ,ai meskara qe ka drejtu bashkine e Ku, dote japi llogari, per parat e vjellura ,dhe do te shkoi para drejtesise ,mos te mçifet si mi halesh ,po po qe bure lete dorzohet para drejtesis dhe le ta provoi burrnin se kush eshte ai le ti perdrelli dhe ato sic e ka perdrell politiken, per kaq vjet nga nje parti te tjetra
    Ti zonje mos u merzit prit prite…….

  15. kuksjani says:

    ik oj bija e nanes se hajdut eshte.
    Po pse nuk e mbron partia e re apo ka vjedhur dhe sju ka dhene gje.
    Flet sikur ste njohim ty dhe burrin tend.
    Po turp ske qe po na tregon se cfare paska bere Flamuri kur ishte femij.
    Se mos na tregon se edhe sa here i ka ra me dore Flamuri kur ishte ne fshatin e tij novosej.
    Respekte Tema

  16. patriot says:

    Eshte per te ardhur keq qe ne Kukes po perseriten skenare ogurzi, qe te kujtojne vitet e tmerrshme te terrorit qe Enver Hoxha ushtroi ne Kukes ne vitet ’70. Ky rasti me zotin Halilaj te sjell ne mendje gjyqin famekeq ndaj Hajdar Kastratit. Ky i fundit u pushkatua me nje akuze banale, per shperdorim,kur nuk kishte futur as 5 qindarka ne xhep.
    Si duket, klanet mafioze qe duan te kene kontroll ne Kukes, paskan shfletuar ne katalogun enverist. Z.Halilaj,per ironi,duhej te ishte i ftuar nderi ne ceremonine e organizuar me reastin e fitores se Kupes nga klubi i futbollit. Te njejten dite paskan menduar t’i bejne nje ftese tjeter. Noka dhe lango si puna e tij, jane jo te zgjedhur ne Kukes. Jane me “teper” se kaq. Jane te PERZGJEDHUR,per te luajtur me zell ne lojra te tilla te ndyra…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje