FOTOT/ Mars ‘2011- Qershor ’2012: Si i përgjoi Sali Berisha politikanët dhe diplomatët përmes ministrit të Mbrojtjes; celula, emra, fytyra, funksioni, pamjet, makina e dokumente

31 Maj 2016, 18:56Politika TEMA

Eshte nje celule e tere ajo qe, prej Ministrise se Mbrojtjes dhe jashte saj, ka perdorur paisjet operacionale te pergjimit dhe dyshohet te kete pergjuar gjeresisht, jashte fushes se percaktuar qarte nga ligjet ne fuqi.

E gjitha ka nisur ne shkurt te vitit 2011-me urdhrat e blerjes se leshuar nga ish- ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka vijuar ne mars te po atij viti- me ardhjen e paisjeve speciale te pergjimit ne Shqiperi, ne prill-me marrjen ne dorezim prej Ministrise se Mbrojtjes, konkretisht Sherbimi Informativ i Ushtrise, po ne prill-me trajnimin e celules qe do te perdorte e ruante paisjet e pergjimit dhe, prej mesit te prillit, dyshohet qe paisjet te kene qene funksionale per pergjim brenda ministrise se Mbrojtjes dhe jashte saj.

Skandal.al disponon prova te qarta per secilin nga keto hapa te ngritjes, paisjes, trajnimit dhe berjes teresisht operative te kesaj celule pergjimi.

Celula

Arben Imami-ish minister i Mbrojtjes, Ylli Zyla-ish drejtor i SHIU, drejtperdrejt te trajnuar per perdorimin dhe ruajtjen e paisjeve operacionale te pergjimit-Shu.Xha, Ma.Ao dhe Ri.Le, ishte rrethi i ngushte i celules, zgjeruar me nje zyre te tere te SHIU-t ne ministrine e Mbrojtjes, te perbere nga Ga.Pr, Lg.Al, Gjr.Bd.

Ne kete zyre, aksesi ishte i kufizuar vetem tek me te medhenjte-Ylli Zyla, nje prej nen shefat e tij Sokol Pollozhani dhe, ekspertet e IT dhe te ngarkuarit direkt per perdorimin dhe ruajtjen e pasisjeve te pergjimit, Oi.Fl, Shu.Xha, Ma.Ao dhe Ri.Le.

Celula ka patur liri te plote ne perdorimin e pasisjeve te pergjimit qe jane vendosur aty, ne zyren e SHIU-t ne ministrine e Mbrojtjes, ne katin e trete te asaj godine historike, vendosur shume prane selise qendrore te Partise Socialiste, bashkise se Tiranes- dy godina nen administrimin e drejtperdrejte e te perditshem te Edi Rames-kryetar i PS dhe kryetar i Bashkise se Tiranes, por po aq prane edhe me ministrine e Brendeshme, ministrine e Ekonomise, ministrine e Bujqesise.

Celula ka patur liri te plote qe njeren nga paisjet ta instaloje edhe ne nje makine, prone e SHIU-t, e cila, ka levizur ne zemer te kryeqytetit dhe jo vetem, por njeheresh ka qendruar per nje kohe te gjate edhe ne oborrin e ministrise se Mbrojtjes, prej nga fuqia e saj mund te realizonte pergjimin e gjithckaje ne nje reze prej 100 metrash.

Enigma

Nje rremuje datash ne dokumenta, hedh nje hije te forte dyshimi per mberritjen dhe perdorimin e pasisjeve te pergjimit ne Shqiperi.

Skandal.al pa dhe ne fund edhe disponon te gjithe dokumentat sipas te cilave:
data e dergimit te mallit-dy paisjeve, sipas dokumentave doganore eshte 15.03.2011, deklarata doganore-manifesti, mban daten 31.03.2011, pagesa e detyrimit doganor nga ana e ndermarrjes MEICO mban daten 25.03.2011, ndersa fatura dalese e kompanise nen kontrate Port Croft Ltd ne Tbilisi, mban daten e perpilimit te dokumentave hyrese ne SHIU, 11 dhe 14 prill 2011.

Burime te besueshme i thane Skandal.al se paisjet me te mberritur ne Shqiperi, jane vene ne dispozicion te ministrise se Brendeshme, SHKB dhe eksperteve IT te kesaj strukture.

Prej dates 25 mars, dite kur ka nje deklarate doganore dhe pagese te kryer per zhdoganimin e tyre si detyrim, deri ne datat 11 dhe 14 prill 2011-kohe kur u bene hyrje zyrtarisht ne SHIU, eshte nje periudhe e gjate e erret persa i perket te dhenave per perdorimin e ketyre paisjeve nga ana e ministrise se Brendeshme.

Paisjet

Sipas dokumentave qe skandal.al i disponon, kontrata dhe flete hyrjet e ketyre paisjeve ne SHIU, rezulton se, ministria e Mbrojtjes, SHIU, ka blere dhe ka disponuar prej marsit te vitit 2011:

Dokumentuar me faturen nr 140411/08, date 11 prill 2011;

Pi2 System-HW & SW cope 1
A5/1 Real Time decipher cope 1

Dokumentuar me faturen nr 140411/10, date 14 prill 2011;

Engage Gi 2A 1G2U System-HW & SW cope 1
A5/1 Real Time decipher cope 1
Homing Divace Kit (Icom R20 plus UCom) cope 1
Tri-Band Power Amplifier & Car Kit cope 1

Pasijet jane prodhim i kompanise izraelite VERINT.
Eshte kjo kompani qe eshte kujdesur per instalimin e tyre, testimin dhe trajnimin e oficereve te celules per perdorimin dhe ruajtjen e tyre.

Trajnimi

Prej dates 14 prill, per kater dite me radhe, specialistet e kompanise prodhuese te paisjeve te pergjimit Verint, kane trajnuar nje celule te kombinuar te SHIU dhe SHKB ne Tirane.

Qellimi i trajnimit ka qene aftesimi i pese operative-pergjithesisht specialist IT, tre nga SHIU dhe dy nga SHKB, per perdorimin e pasijeve ne ambjente te mbyllura por edhe ne terren permes perdorimit te mjeteve levizese.

Shu.Xha, Ma.Ao dhe Ri.Le nga SHIU dhe dy operative te tjere te identifikuar si Gerti dhe Defrimi nga SHKB, jane trajnuar ne nje shtepi te vecuar ne Kodren e Priftit ne Tirane, me pas ne nje apartament ne afersi te ish uzines “Enver” dhe me tej, ne rruget kyc te Tiranes, ne bulevard por edhe ne afersi te hotel Sheraton, me nje prej makinave ku ishte instaluar njera prej paisjeve.

Skandal.al ka te dokumentuar secilen nga keto faza permes fotove dhe planeve te trajnimit, por njeheresh ka individualizuar edhe njerezit e celules ne aksion, pergjegjes per perdorimin dhe ruajtjen e paisjeve te pergjimit.

Sic duket qarte ne foto, paisjet jane testuar ne ambjente publike te mbushura me civile, operativet e celules jane trajnuar po ashtu ne keto ambjente.

Perdorimi

Ka boshlleqe te thella kohore ne dokumentat qe deshmojne mbi ambientet ku u vendosen aparaturat per perdorim dhe personat e celules qe i administruan ato.

Por zyrtarisht, me nje urdher te ish drejtorit te SHIU-t Ylli Zyla, dy persona nga celula, te trajnuar per perdorim dhe ruajtje, Ma.Ao dhe Ri.Le, morren pergjegjesine per to, respektivisht per paisjen aktive Gi2 dhe, paisjen pasive Pi2.

Ministria e Mbrojtjes ishte streha e sigurt e tyre, paisjeve dhe celules, jo zyrat e personave qe u ngarkuan per administrimin e tyre, por nje zyre e maskuar si magazine dhe nje tjeter zyre, ajo e Mbeshtetjes Teknike Operacionale. Kjo per paisjen pasive Pi2. Nderkohe qe, paisja aktive Gi2 u vendos ne nje makine prone e SHIU-t, ngjyre jeshile dhe targe TR 2446 M. Thuajse gjate gjithe veres se vitit 2011, paisja aktive ka qendruar ne kete makine e cila levizte ne akset kryesore te Tiranes por edhe parkohej ne oborrin e ministrise se Mbrojtjes, shume prane institucioneve ne rrezen e pergjimit. Ne muajt e pare te vitit 2012, pjese te kesaj paisjeje u vendosen ne zyren e Mbeshtetjes Teknike Operacionale ne ministrine e Mbrojtjes.

Deshmitare te besueshem i thane Skandal.al se gjate veres te vitit 2011 edhe paisja tjeter pergjuese pasive Pi2 eshte ndezur dhe perdorur nga persona te zyres se Mbeshtetjes Teknike Operacionale ne ministrine e Mbrojtjes.

Te njejtet deshmitare i thane Skandal.al se pasija pasive eshte modifikuar ne kete periudhe dhe ne fillimvitin 2012 asaj i eshte shtuar dhe nje Hardware tjeter qe permiresonte e fuqizonte punen e saj.

Paisja pergjuese pasive Pi2 gjate gjithe kohes ka qene e ndezur dhe ne zyren e Mbeshtetjes Teknike Operacionale ne ministrine e Mbrojtjes, zyre e shtuar me personel teknik dhe inxhinierik te kualifikuar-i tha Skandal.al deshmitari.

Specialiste te fushes i thane Skandal.al se nese paisja ka qene e ndezur, ne ate rreze ka pergjuar gjithcka qe ka qene brenda largesise nga 50 – 100 meter.

Prej shkurt-marsit te vitit 2012 e ne vijim, posacerisht e intensivisht ne maj-qershor te ketij viti, kohe kur opozita ra ne gjurme te pergjimit te mundshem nga oborri i ministrise se Mbrojtjes dhe jo vetem, jane dokumentuar nje sere veprimesh te tjera, kryesisht perpjekje per te shkaterruar cdo prove qe vertetonte pergjimet e paligjshme.

Nderkohe, e gjithe celula operative e pergjimeve u gradua dhe u ngrit ne detyre, ne me te shumten e rasteve ne shkelje te hapur te ligjit.

Nje gje nuk ndryshoi dot, prej marsit 2011 deri ne 31 korrik 2012, paisja nuk u largua kurre nga Shqiperia ne ndonje mision jashte vendit, arsye me te cilen u justifikua blerja e kesaj pasije.

Per fat te mire, sot ka ende prova ne dokumenta qe deshmojne per kete, sic deshmojne paligjshmerine e thelle te ngritjes, paisjes-blerjes se paisjeve, trajnimit-aftesimit dhe, perdorimit te nje celule pergjimesh ne ministrine e mbrojtjes.

SkaNdal.al

Shenim: Skandal.al zoteron te plota dokumentat nje pjese e te cilave po publikohen sot dhe ne ditet ne vijim
Ne foto jane operativet e celules ne aksion edhe ne ambjente publike me paisjet aktive Gi2 dhe pasive Pi2, vendosur ne makinen e SHIU-t si dhe planet e trajnimit te operativeve te celules nga ekspertet e kompanise prodhuese te paisjeve, Verint.

14 komente në “FOTOT/ Mars ‘2011- Qershor ’2012: Si i përgjoi Sali Berisha politikanët dhe diplomatët përmes ministrit të Mbrojtjes; celula, emra, fytyra, funksioni, pamjet, makina e dokumente”

  1. tfgs1 says:

    asgje e re,te gjitha te njohura,DENIMI i fajtoreve: ZERO!
    Corapekuq, ka ardhur momenti ose te heqesh corapet e kuqe e te behesh burre duke denuar kriminelet,ose te veshesh edhe breket te kuqe e te dalesh ne trotuar me te tjeret duke luajtur poutanen politike………….

    1. Janullatos KARatisti says:

      Pidksou posoglenti

  2. vflp says:

    Tani nuk e ka me fajin Berisha por Rama. Nuk ka arsye pse Adriatik Llalla vazhdon te jete kryeprokuror i Shqiperise.

  3. Los VJerda says:

    I besoj sa me siper, por ku keni qene nga hera. Kjo po behet publike per te zbutur sa do pak skandalin dhe bemat socialiste te krimineleve te zgjedhuer ne administraten e larte shteterore, mbas ardhjes se PS ne pushtet dhe per te larguar sa do pak vemendjen prej ….

  4. Los VJerda says:

    Besoj qe cfare thuhet ne kete shkrim ka te verteta por se ky shkrim eshte bere per te larguar sadopak vemendjen per ate cfare po ndodh ne kampin social komunist ku krimi ka kapur pushtetin.

  5. nuk mundet te ekzistoj asnji shtet ,
    me ate rrace qenesh islamike.

    1. Janullatos KARatisti says:

      To mouni tis manas sou…….

  6. Dekriminalizusi says:

    Po per dergimin e kesaj paisjeje ne Kosove nga personalishte nga gjeneral Ylber Dogjani, lidhje e ngushte e spiunit Serb Flamur Noka pse nuk shkruani. Per Kete informacion mund Te pyesni me gjate punonjes Te SHIK ne Kosove ose president Hashim Thacin. Dergimi I Saj u be me porosi Te spiunazhit Serb e u zbatua sic rezulton Tani nga agjentet e vet ne Shqiperi, Flamur Noka Dhe Sali Berisha, me synimin Qe Te pergjonte KFOR Dhe Qeverine e Kosoves.

    1. tarasi says:

      Kush eshte Ylber Dogjani dhe ca lidhje ka me Flamur Noken? Pse hesht Edi Rama dhe Hashim Thaci? Cfar di Ylber Dogjani qe edhe sot eshte i preferuar i kesaj qeverie?

    2. Tili says:

      I dashur komentues. Ky gjeneral Dogjani qe degjeneroj se fundmi edhe Floten Detare dhe qe eshte duke marre yllin e dyte, ne interes te kujt shteti i beri pergjimet kunder Thacit. Perendimi nuk ka necoje per ndihmen tone po te donte ta oergjonte Thacin.

    3. Lomy says:

      Hahhahahhahahhha
      Pyet nje here pse e solli mrika ne tr paisjen e kush donte ta pengonte kete pastaj hajde trego perralla ketu or qyp

  7. Los Vjerda says:

    S’kan bythe te pergjojne Kforin

  8. naku says:

    Bravo Berisha! Kjo qeveri eshte ashtu sic thoshte i madhi Berush:”te tredhur”

  9. Lomy says:

    Ka qene me leje dhe e deklaruar prane nje institucioni qe ia njeh ligji te drejten e ketyre sistemeve. Te tjerat jane llafe e hamendesime per te shpetuar breket e tahirit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje