Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së Roshit duke deklaruar se kur e zgjodhi ai kishte një dëshmi penaliteti të pastër.
Megjithatë Rama thotë se do të vazhdojë të mbështesë Rilindjen Urbane të Kavajës, pavarësisht kush do të jetë në të ardhmen në krye të saj.
Reagimi i plotë i Ramës:
Kur e kemi zgjedhur Elvis Roshin si kandidat për Kavajën, kemi marrë si për të gjithë dëshminë e penalitetit. E cila ka rezultuar e bardhë. Po ashtu, kur e kemi mbështetur rikandidimin e tij, kemi sqaruar në rrugë operative të gjitha akuzat e bëra ndaj tij. Dhe asgjë nga çfarë kanë pretenduar akuzuesit e tij publike deri me sot, nuk ka rezultuar e vërtetë.
Duke i njohur dhe respektuar gjithnjë vështirësitë që të rinjtë shqiptarë kanë kaluar përmes dallgëve të larta të jetesës emigracionit, kam besuar dhe besoj se historia e Elvisit, apo Ervinit, ka qenë thjesht njëra nder historitë e panumërta të djemve që janë përplasur nëpër ato dallgë, duke jetuar mes ëndrrës për t’ia dalë dhe makthit të rikthimit mbrapsht. Ndërrime emri për të mos u kthyer mbrapsht, përzënie për qëndrim pa leje, kalime ilegale kufiri e me radhë, janë akte të paligjshme që në vitet ’90 i kanë bërë shumëe e shumë emigrantë në rrugën drejt ëndrrave të tyre.
Prandaj edhe nuk e kam fshehur përçmimin tim ndaj hipokrizisë ekstreme të atyre që kanë shumë gjera për t’u turpëruar apo fshehur nga jeta e tyre në politikë dhe i turreshin kryetarit të Bashkisë së Kavajës me gjithfarë shpifjesh e akuzash. Ashtu sikundër nuk kam pasur pse ta fsheh respektin për punën e jashtëzakonshme të Elvis Roshit për Kavajën, e cila sot është kthyer në një shembull të shkëlqyer transformimi.
Por fatkeqësisht sot, një verifikim i thelluar ka nxjerrë në dritë një fakt deri tani krejt të panjohur dhe të papërfolur ndonjëherë për Elvis Roshin, për të cilin nuk është lënë gënjeshtër pa treguar. Elvis Roshi është dënuar në moshë të mitur në Itali nga gjykata e të miturve! Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s’ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi. Kam qenë dhe mbetem i prerë në këtë pikë: Fajësinë nuk e caktojnë partitë as mediat po gjykatat. Gjithkush sulmohet me opinione kriminalizuese të pambështetura në fakte po në shpifje, meriton solidaritet.
Ama gjithkush që ka një dënim gjykate me heqje lirie, nuk e ka dot mbështetjen e Partisë Socialiste për të kandiduar për çfarëdoqoftë apo qëndruar në një detyrë publike që ka. Fakti në këtë rast që Elvis Roshi nuk e ka vuajtur asnjë ditë dënimin sepse ka qenë në moshë të mitur, nuk mund të ndryshojë gjë. Kjo ka qenë linja ime në këtë aspekt shumë më përpara se sa të kalonte ligji i “dekriminalizimit”, kjo është linja jonë edhe sot.
Asgjë nuk ndryshon në raport me hipokritët e lartpërmendur dhe po ashtu asgjë nuk do të ndryshojë në pikën e lartpërmendur. Dhe ndryshe nga partia përballë që tjetër thotë e tjetër bën me papastërtitë e hatashme që ka në grupin e saj parlamentar, deri edhe duke justifikuar shkeljen haptazi të ligjit të “dekriminalizimit” nga një deputet i saj, në familjen tonë politike nuk ka llafe përballë fakteve të provuara. Kush gjendet në shkelje të kësaj linje as nuk mund ta marrë, as nuk mund ta mbajë një detyrë me mbështetjen tonë.
Kam besuar dhe me siguri do të besoj gjithnjë se të trajtosh një njeri si kriminel për vepra që nuk i ka bërë, është kriminale. Ishte kriminale dje dhe mbetet kriminale sot e gjithmonë, çdo shpifje, akuzë, fabrikim që synon të kriminalizojë një person për shkak të detyrës.
Edhe Elvis Roshin! Besoj po ashtu se edhe vetë dorëheqja e Elvis Roshit sot, u jep të gjithëve një tjetër provë të qartë se në Partinë Socialiste në këta 32 muaj qeverisje ka fituar një parim i panegociueshëm:
Kur një fakt i provuar nxjerr në pah një problem që i takon drejtësisë, pushteti ynë nuk futet kurrë mes drejtësisë dhe cilitdo ndër ne.
Duke e konsideruar të përfunduar shërbimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës, do të vazhdoj ta mbështes me gjithë zemër projektin ambicioz të Rilindjes Urbane të Kavajës.
i erdhi radha saliut me duket.. se ligji vetem nga njera ane nuk besoj se ka kuptim te zbatohet
Saliut i ka ardhur rradha po ska dorheqje saliu, saliun e presin hekurat se kto te tjeret pastaj i shkojne me rradhe nga mrapa po i ka dale ky gjyshi si mburoje me ato gjykatsa te korruptuar e kriminele qe jane aty e nxjerrin jashte
une do e zgjedh prap si qytetar i kavajes qe jam. se e ka treguar me shume se nje here qe eshte nje nder kryetaret e bashkise me te mire qe kan pas ndo nje here qytete e shqiperise. e tregoj puna atij edhe pasioni qe beri ndryshimin e ktij qyteti qe eshte kthyer ne atraksion turistik per te gjithe shqiptaret edhe mahniten sa here qe e vizitojne.
pse duhet te denohet nje njeri per nje krim qe as vete se di ca ka bere. mbi te gjitha kur je minooren. te gjithe e dime ca kane bere me shqiptaret per shume vite me rradhe kur etiketoheshin si me kriminelet me hajdutet kur ne te vertet skan pas faj. edhe roshin e besoj per kte gje qe thote.
O edvin reformen ne drejtesi asaj jepi se vetem me ate mund te behet dekriminalizimi ktu ne shqipri, me ato lavatricet e PD qe pastrojne cdo gje neper gjykata nuk hecet. REFORMEN NE DREJTESI
Drejtesia mbi te gjitha. E verteta eshte se Elvis Roshi beri shume per Kavajen, e transformoi totalisht, i dha fizionomine e nje qyteti te vertete. Gjithsesi largimi mund te cilesohet si vendim i drejte.
Nese do ndjekim te njejtin standart atehere Xhelal Mziu eshte i pari qe duhet te shporret. Ka vjedhur pafund ne Bashkine e Kamzes.
Iku Roshi!
shkoj ke Griselda.
doli fjala e Berishes se
vetem me kriminele
mund ti fitosh zgjedhjet.
O trongullkryeminister!
do kujtohesh si humbesi madh
gati te gjitha betejat me Berishen i
ke humbur.
po te deklaroj se dhe reforma ne drejtesi
do marre te tatepjeten e madhe.
O trongullkryeminister!
te kam shkruar qe ne fillim te heres si
kryeminister se duhet te tregohesh shume
i pjekur dhe te mendosh dhe se si duhet te
dalesh nga politika dhe me bemat e tua
mbaje mend se do kujtohesh si nje maskara
qe e meritoj ate qe e gjeti.
ka akoma denimi yt po vjen se koka ben e koka peson.
Lider i vertet! z.Roshi i cili i hap rrugen drejtesi per cdo hetim dhe z. Kryeminister i cili verteton seriozitetit e tij dhe te patise socialiste per trajtim barabarte para ligjit te gjithe atyre qe akuzohen per cdo gje. Shpresoj qe dhe basha te bej veprime te tilla edhe pse me pare ai duhet te burgosi veten e vet per krimet e tij, prandaj dhe pd-ja nuk voto asnje reforme!
Mbeshtetja eshte per kedo qe mbeshtet nje kauze, si ajo e te berit drejtesi dhe te larguarit te inkriminuarve. Cdokush eshte i pafajshem, per sa kohe nuk eshte provuar e kunderta nga sistemi i drejtesise. Elvisi dhe kushdo, duhet qe te largohen njehere e mire nga politika nese provohen se kane rekorde kriminale, po nje gje me ben habi, si spo ndihet askush nga opozita nga pd-ja per te nxjerre para drejtesise te gjithe ata qe jane te njohur dhe ne kerkim nderkombetar, ooppsss me fal, pse ka opozite?
Me ne fund nje lider qe te bind jo vetem me deklarata por edhe vepra! reformat e medha si drejtesise dhe dekriminaliyimi jane ne rruge e siper! e vetmja gje qe nuk eshte e sigurt eashte vullneti i opozites te bashkepunoj se deri me tani vetem llafe ka bere dhe absolutisht anje kallezim per njerzit e vet ose dhe doreheqje te tyre. turp turp
PS nuk mund te marri persiper e te hedh fall se cka ndodhur. sot patem nje tjeter prove te qarte qe ps nuk nderhyn ne drejtesi .U be gjeja e duhur , tani organet kompetenete te marrin persiper ate qe kane [er detyre te bejne
ca u be pis rruges????? apo punonte ne oficine u be me graso??????
po ikni more karagjoze
se nuk ka pare historia e shqiperise me te paafte dhe me karagjoze se ju!!!!!!
nje kriminel nje trafikant nje brekegrisur nje mashtrus ordiner nje hajdut me kushtetute.
e prit se nuk kemi pare asgje akoma?????
o shoku po ti pse je atje qe te jesh krenar kur japin doreheqjen llumrat e tu ?????ti nuk ke pergjegjesi qe zgjodhe gjithe llumin e llumit te shoqerise shqiptare dhe e rilinde.
shko mo bure bei shoqeri roshit se per nje vit kur te te heqin shqiptaret sdo gjesh vrime ku te futesh.
shpeto ate pak moral qe thua se e ke jep dorheqjen . e lere partine socialiste se e katandise qe rezik nuk mer as 10 %.
dhe keshtu duhet te jete perhere, asgje qe ka lidhje me drejtesine nuk duhet te negocijohet, kushdo qofte, pavaresisht kontributit. Shqiperia eshte e shqiptareve dhe per kete ju besuam, qe te ndertoni Shqiperi per brezat e ardhshem, Shqiperine pa kriminele ne politike, ku drejtesia sundon dhe te gjithe jane te barabarte para ligjit, vetem keshtu mund te jemi si e gjithe Europa.
Ky eshte standarti qe duhet te ndiqet nga te gjithe, rroshi ne krye te bashkise kavaje ka bere jo pak pune te mira. mgjs ne situaten qe ndodhet mendoj se vendimi i doreheqjes eshte i duhuri . tani eshte rradha e organeve kompetente te merren
Ky eshte kryeministri qe duam dhe jemi me fat qe e kemi.
O Edvin, nuk po marrim vesh se kush drejton ne kete vend. Me duket se akoma drejton klani I vicidolit I cili na vrau e preu ne mes te bulevardit. Dhe ti mendon per ligjin e dekriminalizimit me Roshin qe ka qene viktime e moshes se mitur. Cfare jane keto budallalleqe qe ben. Ose rrase brenda kriminelin Sali ose hidhe posht at “mut rrevolveri”. Po mire tu behet ju socialisteve, ju nuk mbani ato qe u mbeshtesin ndersa Saliu u qinte nenen ju per militantet e vet e nuk gjeje dot vend ne autobus nga shpellaret qe mbuluan dhene.