Mes 10 kryeministrave të vrarë të shtetit shqiptar dhe 6 prej tyre që nuk kanë varr është edhe Kostaq Kotta.
Dy herë kryeministër, kryetar i parlamentit, kryetar i Dhomës së Deputetëve, ministër i Brendshëm, kryetar i kryesisë së Kongresit të Lushnjes dhe pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë, Kostaq Kotta mbahet mend se ishte kryeministër më 7 prill 1939 ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia dhe që në 1945 u rrëmbye në Athinë duke i vënë pistoletën në kokë nga një agjent I Sigurimit të Shtetit, një agjent i KGB-së ruse dhe një agjent i shërbimit sekret grek për tu sjellë në Shqipëri. Ironia vazhdon se ai vdiq në Burgun e Burrelit nga torturat çnjerëzore, në burgun që hodhi firmën për ta ndërtuar. Të gjitha këtë histori të trishtë, e solli dje në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Harallamb Kotta, një nga pasardhësit e kryeministrit të 15-të të shtetit shqiptar.
Zoti Kota, sipas të dhënave që ju keni, nga ato që keni lexuar, por edhe nga të dhënat familjare, si u rrëmbye kryeministri Koço Kotta?
Sapo kishte mbaruar lufta dhe kryeministri Koço Kotta jetonte në Selanik në shtëpinë e vjehrrit. Ai kishte kohë që bënte jetën e ilegalit sepse tashmë ishte armik me komunistët shqiptarë, me komunistët grekë dhe natyrisht armik kryesor nga sllavokomunistët jugosllavë. Ai nuk e ndoqi mbretin Zog në mërgim por qëndroi në Greqi duke treguar se nuk ka qenë dakord me të. Ka qenë viti 1945 kur tre persona u paraqitën befas në derën e shtëpisë ku ai jetonte në Selanik. Një prej tyre ishte shqiptar dhe ishte agjent i Sigurimit të Shtetit Shqiptar me emrin Anton Çeti, i dyti ishte një rus, agjent i KGB-së dhe I treti një grek agjent I shërbimit sekret grek. Çudia ishte se të tre flisnin shqip. Në fillim ata u paraqitën me mirësjellje duke i kërkuar Koços të vinin me ta në Shqipëri. Sipas tyre kishin porosi direkt nga Enver Hoxha që Koçoja të kthehej në Tiranë për të marrë një post shtetëror. Madje ata zunë në gojë që ai të rimerrte sërish detyrën e kryeministrit që kishte lënë më 7 prill 1939. Koçoja e kuptoi që kjo ishte një grackë që ata ta likuidonin dhe nuk pranoi. Por menjëherë pas këtij refuzimi të tre agjentët sekretë nxorën pistoletat dhe ia vunë në kokë. Në shtëpi u krijua një gjendje ankthi, frike e terrori sepse gjithçka u krye në sy të gruas së tij dhe prindërve të gruas. Edhe ata e kundërshtuan marrjen e Koços por përpjekja e tyre ishte e kotë. Menjëherë pranë shtëpisë mbërriti një furgon dhe pas e tërhoqën zvarrë Koçon e futën në të. Prej Selanikut e sollën në Tiranë dhe nga Tirana në Burgun e Burrelit. I gjithë operacioni ishte i drejtuar dhe komanduar nga ministri I Brendshëm Koçi Xoxe. Ai ishte armiku numër 1 i Koço Kottës. Xoxi ishte një antishqiptar dhe një armik i betuar i të gjithë atyre që ishin shprehur kundër komunistëve dhe sidomos kundër bashkëpunimit me sllavo komunistët.
Ç’ndodhi më pas me kryeministrin Kotta?
Ndodhi ajo që tashmë dihet. Gjyqi special I drejtuar nga Koçi Xoxe kishte vënë në bankën e të akuzuarve personalitetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Mes tyre edhe Koço Kottën. Por këtu pati një problem. Prokuroria kërkoi dënim me vdekje por gjykata speciale e dënoi me 30 vjet.
Përse nuk pranoi gjykata kërkesën e prokurorisë?
Sepse jo për 30 vjet por për asnjë ditë nuk kishte prova, Koço ka thënë në sallën e gjyqit pak a shumë këtu: “Më 7 prill të vitit 1939, qeveria jonë jo vetëm që nuk u frikësua, por organizoi edhe rezistencë të armatosur, duke bërë atë që nuk e bëri dot as qeveria çekosllovake, e cila ishte shumë herë më e armatosur se qeveria e jonë. Pikërisht, atë që s’e bëri qeveria çekosllovake e bëri qeveria e vogël e popullit shqiptar”.
Pas dënimit me 30 vjet çfarë ndodhi?
Ndodhi ajo që Koçon e dërguan në burgun e Burrelit, një burg që ai e firmosi për ta ndërtuar vetë kur ishte kryeministër. Po a e dini ju që kryeministri Kotta ka ndërtuar bulevardin e madh të Tiranës, ndërtesat e ministrive dhe shumë e shumë vepra të tjera, rrugë, shkolla e ura. Dhe natyrisht do ndërtonte edhe burg. Por pikërisht aty gjeti vdekjen.
Si ndodhi vdekja e tij?
Nga të gjitha dëshmitë e bashkëvuajtësve, nga dokumente arkivore dhe nga rrëfimet e të afërmve ishte e parapërgatitur që Koçoja duhet të vdiste. Torturat ishin çnjerëzore. Në fillim ai u fut në qelinë numër 7 të burgut. Të burgosurit bënin humor me Koçon. Një prej tyre ka treguar se I ka thënë: “Koço, mirë ta bënë që të futën këtu, sepse nuk e ke bërë të mirë këtë burg”.
Më pas u fut në qelinë pa numër. Aty gjithçka ishte në kufijtë e të paimagjinueshmes. E lanë pa bukë e ujë, i jepnin kripë, e godisnin me ç’të mundnin deri me bajonetë dhe thirrjet e tij ishin dëshpëruese. Të burgosurit kanë treguar se dëgjonin për orë të tërë fjalën bukë, bukë bukë, deri sa kjo erdhi duke u zbehur dhe më pas nuk dëgjohej asnjë zë. Mishi në trup nisi të plasaritej nga kjo situatë dhe më pas zëri I tij nuk po dëgjohej fare. Gardianët e pamëshirshëm në vend ta ndihmonin dhe mjekonin e çanin me bajonetë në mish në ato vende ku ishte plasaritur. Deri sa erdhi edhe vdekja e tij përfundimtare. U varros në oborrin e burgut në atë që quhet e famshmja qershi.
Ka disa variante sikur e kanë hedhur nga një lartësi e madhe dhe e kanë shënuar në procesverbal aksident.
Jo. Thjesht fare. Kryeminstri Koço Kotta u torturua deri në vdekje,. U varros dhe më pas ia zhdukën edhe eshtrat. Sot ai është një nga kryeministrat e vrarë të shtetit shqiptar, pro edhe një nga kryeministrat që nuk ka varr. Ai u eliminua sepse ishte kundërshtar I nacionalistëve fqinj antishqiptarë që synonin marrjen e trojeve dhe viseve shqiptare.
A keni bërë përpjekje si familjarë për t’ia gjetur eshtrat?
Koçoja la dy fëmijë, Nuçin dhe Teftën. Të dy ikën në SHBA. Nuçi ka vdekur, ndërsa Tefta jeton ende. Ata kanë fëmijë dhe ata jetojnë në SHBA. Por imagjinoni se çfarë terrori ka ndodhur me pasardhësit e Koços. Ata dhe të tjerë në Shqipëri ende rrojnë me një frikë në natyrshme me atë që ka ndodhur. Një pjesë janë dënuar dhe internuar. Një pjesë ndërruan deri mbiemrin për të mos pasur asnjë lidhje. Kjo ka sjellë që jo vetëm eshtrat të mos ia kërkojnë por të mos kenë asnjë interes për tu marrë me historinë e Koço Kotës edhe tani që ka 26 vjet që komunizmi ka rënë. Ju nuk e imagjinoni dot këtë dhe mund të bëni shumë pyetje. Por unë që jam pasardhësi I Koço Kotës e kuptoj shumë mirë. A e mendoni se çfarë krimi kanë bërë. Kanë masakruar një personalitet që tërë jetën e shkriu për këtë shtet: Ishte pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë, ishte dy herë kryeministër, kryetar I parlamentit, ministër I Brendshëm deputet, sekretar i Kongresit të Lushnjes. Çdokush do mburrej për breza të tërë shqiptarësh ai që do ishte pasardhës i një njeriu të tillë. Por kur ky njeri u masakrua nga ky shtet për të cilin ai punoi, ç’duhet të bëjnë dhe mendojnë pasardhësit? Është një krim që do lërë gjurmë terrori edhe në të ardhmen.
Ka një ide për nderimin e kryeministrave që nuk jetojnë. Madje për të ngritur një memorial edhe atyre që nuk kanë varr. Kjo është mbështetur edhe nga ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli por edhe nga ish-kryeministrat Ylli Bufi, Vilson Ahmeti e Aleksandër Meksi. Por a do të donit ju që të ishin bashkë në një memorial edhe Enver Hoxha dhe Koço Kotta?
Kurrën e kurrës. Si mendoni ju, a do ishte normale që memoriali I tij të ishte bashkë me Enver Hoxhën njeriun që e masakroi atë. Jo. Duhet të kalojnë breza e brez që të shkëputemi nga një ndjenjë e drejtë që për atë që kemi kaluar duhet ta harrojmë.
llafe t bukra po flet ky.
po nji gje s kuptoj: edhe thot se “..ishte kundershtar I nacjonalisteve fqinj antishqiptare qe synonin marrjen e trojeve shqiptare..” por edhe del se ky kyeminister paska qendru I strehu ne greqin fqinje shoviniste,madje buz kufirit ne selanik 1 or larg shqipnis.!!!
po te ishte kunder shovinisteve ai do kishte shku ne amerik.
http://www.arkivalajmeve.com/Mehdi-Frasheri-me-1944-Duam-shtet-greko-shqiptar.1047551446/
HISTORI E TRISHTE ?!
Eshte denuar nje bashkepunetor i fashizmit ashtu sic u be ne tere boten dhe nuk ka asgje te keqe ketu…
Franca denoi heroin e saj kombetar qe i dha fitoren ne luften e pare boterore .
Lufta ka rregulla dikush duhet te paguaj per te…
Fundi i tradhetareve ne cdo vend te botes eshte i njenjte. Ne vend qe te kerkojne falje s’ kane turp dhe flasin.
Kini dijeni cfare flitet apo komentoni kot ? Koco Kota eshte larguar nga Shqiperia me 8 Prill 1939 ,ate dite qe u pushtua Shqiperia . Ku e lexuat qe ishte bashkepunetor i fashizmit??? Ai nga Greqia nuk shkoi ne Turqi me Mbretin por qendroi ne Selanik si privat. Greqia e kini te qarte besoi qe ishte antifashiste ! Kur u pushtua Greqia nga Italia dhe Gjermania ,Selaniku ishte ne zonen Gjermano – Bullgare dhe jo Italiane. Pas lufte ne 1945 Selaniku dhe shumica e veriut te Greqise ishin ne zonen e ndikimit komunist grek. Prandej ka ndodhur edhe sjellja ne Shqiperi. kaq
Ne 1945 shqiperia nuk kishte as edhe nje lidhje me ruset, mbas 1948 po. Keshtu qe kane qene vetem te sigurimit tone ndoshta edhe ndonje shqiptar me banim ne greqi.
A di shembull tjeter veç Frances? Kostaq Kota ishte kombetar shqiptar, kundra sllaveve, kunder komunizmit sllav, kunder tradhetareve te kombit shqiptar qe i sherbenin sllaveve, ruseve, serbeve, grekeve. Kostaq Kota ishte shtetari i pare shqiptar. Ai ishte armik i xhihadisteve komuniste shqiptare qe i sherbenin xhihadizmit sllav.
Eshte nje SKANDAL i turpshem antishqiptar marrja ne interviste e ketij kelyshi te tradfhetarit K.Kosta!
Paska qene disa here kryeminister !
Edhe cfare eshte kjo?
Kujt i sherbeu?
Cfare lesh rezistence beri ky mut kryeministri kur Shqiperine e TRADHETOI vete satrapi Zogoll?
Po shulat e topave e pushkeve kush i hoqi?
Le te tregoje ky QURRASH se cfare rezistence beri ky palo kryeminister me 7 prill?
Pse nuk kane folur deri me sot keta zagare fashiste???
K.Kosta meritonte te VAREJ NE MES TE TIRANES NE LITAR!
Pallavrat e ketij macoku se e paskan torturuar kete qelbanik jane aq te sajuara sa as vete nuk u beson!
Pse duhej ta burgosnin,ta torturonin etj,kur fare kollaj mund ta kishin denuar me vdekje dhe merrnin fund te gjitha?
Kush do t’i kerkonte llogari shtetit komunist se perse e PUSHKATOI nje qen tradhetar???
Ja edhe Salih Berisha vrau 26 vete ne Gerdec dhe 4 protestues ne 21 janar dhe NUK I THA NJERI GJE!!!
Sa urrejtje keni ne vete o njerez !!!-Si nuk e vleresoni sado pak jeten qe ju eshte dhuruar e ta jetoni, ne vend qe ta çoni dem keshtu me idhèsì ?!-Siç keni shpirtin ashtu edhe pafshi !
O zoti ” gardiani”, do te me falesh , por me kete mentalitet , ti nuk mund te besh as punen e murgut ne manastir , pa lere pastaj te te lene te ruash kriminelet neper burgje ! Sot eshte shume e veshtire per te gjetur pune,por …, megjithate perpiqu nje here te nderrosh pune ,sa nuk eshte teper vone, se nuk qenke per gardian, dhe do te merresh me qafe .
Drejte ke fol njerez te mbushur me mllefe qe as per jeten e vet nuk kane dite cta bejne jo me te kene meshire e respekt per jetet e te tjereve…
kush i hoqi shulat e pushkeve
hajde palle hajde.
te hyfte shuli ne bythe te hyfte
Ore koqe ……….. po dhe Parisi u dorezua more injorante qe kishte nja 15 shekuj shtet, e jo ne qe skishim as 30 vjet
Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?
Vetem nje kryeminister Mender Hoxha duhej te kishte?
Ore ti idiot i helmuar me doktrinen ordinere komuniste?!
Ku i gjete shulat e topave qe te hyfte shuli ne b… E te dalte ne goje!!Ne librat e historise se Mostres komuniste Enver Hoxha?!
Aq sa mund te bente rezistence nje vend si Shqiperia u be. Syte per te lexuar i ke ne balle apo ne bythe?
C’lidhje ka Koci Kosta me qelbesiren tuaj komuniste Sali Berisha?
Varjen ne mes te Tiranes ju plhrat sllavokomuniste e kishit shume per zemer prandaj u bete kelyshe qe hengret njeri tjetrin dhe ju shkerdheu plehra e sërës suaj Saliu.
Dhe mire jau beri se per ca mostrosh ishit meritonit dhe me shume!
Injorante bashibozuke qe dhe pas 50 vjetesh kriminele e gjakpires si vampira ngalet!
Pthuuu fare muti qe mos ju mbifte bari atje ku do ju hedhin si qen!
I mirekuptoj te gjithe ata pasardhes te te denuarve gjate rregjimit te kaluar qe per te perfituar dicka nga bota e konsumit ku po jetojme perpiqen te rehabilitojne paraardhesit e tyre duke u perpjekur te kapen pas anes njerezore e te na bejne te mendojme se denimet e tmershme kane qene te pa drejta dhe se njerezit e tyre kane qene patriote por sistemi socialist si I poshter qe ishte I denoj kot.Por nuk mund te kuptoj keta pseudo gazetare e historiane qe dalin ne keto pseudo te pavarura stacione televizive e perpiqen te rehabilitojne tradhetaret e popullit qe moren denimin e merituar per tradhetine e tyre ashtu si ne te gjithe boten.Vertet mendojne se populli eshte kaq injorant sa te besoje se qeverite kuislinge e te gjithe tradhetaret e tjere do ishin shpetimi I Shqiperise .JO.Dhe duhet te bertasim fort te gjithe e te mos leme askend te perdhose luften heroike te atyre qindra e mijra partizaneve qe te radhitur perkrah forcave perparimtare te kohes e shkateruan nazi fashizmin e te gjithe bashkepuntoret e tyre duke shpetuar popujt e botes nga kjo murtaje.Ne kohe lufte ka vetem dy rruge.O me popullin ne lufte per liri ose me pushtuesit duke mare mbi vete vulen e tradhetise .Dhe si gjithmone tradhetaret I ze haka e popullit.Per keta e pinjollet e tyre qe jargaviten nuk ka asnjehere rehabilitim e meshire.Ne re kunderten popujt qe harojne historine e tyre e meritojne te jetojne te roberuar apo edhe te zhduken.Shqiptari ka treguar gjate gjithe historise se u thur lavde e hymne heronjve te tij te rene per liri kurse tradhetareve as varret per shenje nuk u le.
Perseris – Nuk ka asnje lidhje me koloboracionistet dhe as me profashistet…..Ka qene kryeministri i fundit i shtetit shqiptar kur u pushtuam nga Italia,.Ka jetuar ne Selanik sic kane jetuar te tjeret ne Stamboll ose Londer ose Kajro. Ishte me Zogun dhe koicidoi te ishte afer shqiperise dhe ne zonen me ndikim te komunisteve grek . kaq
Shum domethense,gjithmon jemi udhehequr nga tradhetaret(perveç te madhit ENVER HOXHA)
Enver hoxha vertet ishte nje idiot i madh.
Jo Enveri nuk ka qene idiot, po krimineli me gjakpires pas Hitlerit ! Edhe Stalini ishte pak me “human” se ai !
Ka lloj lloj tradhetaresh. E. Hoxha ishte tradhetari me i madh i popullit shqiptar sepse po e çonte ate popull drejt “barit” per ta ngrene, vetem per te mos shkelur “parimet”. Cili popull fitoi ndonje gje duke qendruar i izoluar?
ADN i degjenerimit enverist
Ha ha ha c enveriste! Po akoma kane fryme keta katile.Po c clirim more….Ju e cuat Shqiperine te litaret e vaporeve, apo.E dorezuat te semaforet e botes, apo jo.Apo e bene kete armiqte e klases nga varret pa varr. Yyyyyyyyyyyyy kriminela bythegrisur, qe s ndryshoni kurre.Ja dhe tani here pas here trashegimtaret tuaj na cfaqen o me breke te grisura , o me breke neper kembe.Pa Shqiperine ta marre lumi.Akoma mendoni me 2016 si me 1945.Ne djall te vini!
Fatkeqesisht ne ate periudhe ne gjithe boten ashtu eleminoheshin kundershtaret politike.
Ashtu i eleminoi zogu. Ashtu enveri. Ashtu dhe sala ne ditet tona. Shikoni vrasjet e saliu qe nha remzi hoxha qe vdiq ne rrethana te tmerrshme duke u torturuar. Torturuesi fshihet ne angli. Ose e fsheh anglia. Keshtu veproi dhe perendimi pas luftes se dyte boterore. I eleminonte te majte pa gjyq
E dhimbshme historia e ketij ashtu si mijra e mijra njerezeve te vrare ne demokraci. Te vajzave qe perfunduan prostituta dhe te njerezve te ditur qe perfunduan pa buke e shisnin banane rrugeve.
Populli yne eshte intolerant dhe hakmarres. Shikoni saliun sa hakmarres eshte. Tevkishte qene saliu ne ate kohe sdo kishte ngel shqiptare mvi dhe.
ENVERI ja shkerdheu robt te ter tradhtarve te kombit ne at koh, por sot jan kelyshet e tyre qe duan te reabilitojn te paret e tyre antishqiptar, sa per kurvat e semaforit i nxori demokracia me kelyshert e UDBs qe i keni ne parlament se ai sistem ja kaleronte nonen me te mirit kur vinte puna per nder, seç thon alabaket sot as qe i rruhet njeriu alabaket jan ne terrenin e deshirum ktu nuk kemi gjo me shtu bashk me antishqiptaret.
Kur lexon komentet e komunisteve ,te peshtihet qenia njerezore.Gjeja me ndyre qe ka pjelle raca njerezore eshte komunizmi .Mendo qe edhe pas 70 viteve ,flasin sikur jane ne 1941.O urrejtes patollogjike Zogu satrap sipas jush ,i caktoi armikut te tij Nolit pension.Enveri komuniste mbas 40 viteve shoqeri zhduku dhe zhberi shokun e tij me te ngushte Mehmet Shehun dhe familjen e tij.Krahasimin juve.Turp te kesh keta njerez bashkekombas .E sa turp per racen njerezore qe perfaqesohet nga keto qenie pa karakter e pa virtyt.
O ylli i perenduar!
KOMUNIZMI eshte e ardhmja e njerezimit,ndaj komunistet kane qene,jane dhe do mbeten udherrefyesit e popullit drejt te ARDHMES komuniste!
Pse tmerroheni nga komunizmi sot pas 26 vjetesh kur pretendoni se e rrezuat ate??Arsyeja eshte se i TMERROHENI FUNDIT TUAJ te afert!
Shqiptaret e provuan KAPITALIZMIN keto 26 vjet se sa gjakatar dhe anti shqiptar eshte!
LAVDI ENVER HOXHES!
VDEJKJE FASHIZMIT!
LIRI POPULLIT!
Ah pushta. Ky qelbesire, K. Kotta, pati rene dakort me nacionalistet greke per t’u dhene “Vorio-Epirin”, ne kembim te mosardhjes se komunisteve ne pushtet. Ne kongresin e nacionalisteve greke, ishin ftuar te gjithe keta pushtat shqiptare, se bashku me nje te derguar nga qeveria e Tiranes, ku do vendosej e ardhmja e Shqiperise se Jugut. I derguari i qeverise se Tiranes u vra ne Korce nga komunistet shqiptare, te ciket i moren edhe canten ku ishin propozimet e kurvave shqiptare, per autonomi te VorioEpirit me kusht mosardhjen e komunisteve. Vete agjentura komuniste greke informoi komunistet shqiptare per kete corbe te “patrioteve”. Keshtu qe, ky nipi i tij, bashke me Qafokun e me qafleshet e tjere, te mos na trgojne perralla, sepse dokumentet e kemi pare me syte tane. Pushta qe duheshit varur te gjithe, si farefis, qe te mos dilnin kurva te te tilla e te na ngrene lart tradhtaret, gjoja ne emer te anti-komunizmit.
Koco Kota kishte rene ne ujdi per ti dhene grekeve “vorio epirin” kjo eshte e dekumentuar se luan as topi
Dikush pyet pse nuk shkoi ne Amerike.
Duhet ta dish qe per te shkuar ne Amerike ka procedura qe zgjasin.
Kocoja nuk ja arriti se e arrestuan pasi e spiunuan greket, familja me vone po.
A ka qene ky kryeminister kur u vra Avni Rustemi ,Bajram Curri, e te tjere patriota Shqipetare a ka qene ky kryeminister kur Esad Pasha bente allyshverishe me Serbet e Malazezet duke u shitur trojet Shqipetare
Mos diskutoni kot ! Me Esat Pashen nuk e lidh asgje . Kur u vra Avni Rustemi ,kryeminister ishte Iljaz Vrioni , kur u vra Bajram Curri kryeminister ishte babai i deshmoreve Margarita e Kristaq Tutulani pra Milto Tutulani etj po cfare te them…
Me shume Keqardhje e them se ky i “Intervistuari” QE NA ESHTE EDHE Pinjoll i Koco Kotes duket se ka marre “Hilacet e Demokarcise ” Berishjane
1-Pyes:Ku u Gjete Agjenti i KGB-se me 1945 sen ne ATHINE APO Selanik KUR ,KGB-ja ne ate kohe nuk Mbante kete Emer??Dhe si na Qenka qe edhe “Agjenti” i Zbulimit Greke na Ditka Shqipe???Ik o Shpifarak…dhe na lere Rehat me Historin e KOCOS::::
Qenke i mefshte bol bre. Pyet tek CIA dhe KGB, UDB, Asfalia greke sepse ato te sqarojne o vogelush.
ky qafoku nuk ka asnjelloj kulture dhe do te shkruaje historite e kryeministrave shqiptare. ku kishte kgb ne 1945, o njeri me emrin qafok. ki fo punosh pas 3 muajsh, kur te mbyllet kanali yt?
njerez, c’u duhet nje grekofil si koco kotta. keni plot halle.
Mendoj se nuk ka arsye te fyet i intervistuari, ai eshte nje familjar i ish-kryeministrit K.Kota dhe mendon te heq njollen qe mendon se i ka lene pushteti i viteve te para pas clirimit apo vete i afermi. Ato qe ia vlen te kritikohen jane:
Zoti Qafoku nuk behet me i ditur, as me interesant kur kerkon “te ndricoje” historine me deshmi te tilla.
Ne komentuesit nuk kemi parasysh pikerisht ato qe nuk ka parasysh Qafoku kur zgjedh te intervistuarit. Ne po e quajm bashkepunetor te pushtuesve Koco Koten, kur s’ka qene i tille, per t’iu kundervene te intervistuarit qe e quan firmetare te Paversise (Noli i thoshte: Koco Kota mjek hanxhari/ hiq nje valle palikari/ Me nje ferman kusari/ Zadrazem u be firari” etj.-kishte qene mjek kirurg ne SHBA dhe u arratis se i vdiq nje pacient), drejtues te Kongresit te Lushnjes (ne ate funksion ka qene Coba i Shkodres), dikush e quan antizogist (ne Selanik nuk u arrestua ne shtepine e vjehrrit, por ne sallen ku kishte mbledhur qeverine ne mergim me mbeshtetjen e Zogut), arrestimin nuk e kane bere KGB dhe zbulimi grek, por nje grup i vogel shqiptaresh qe kishin komandant N.Haznedarin, Krijimi i qeverise ne mergim eshte mekati me i madhe i K.Kotes. Pavaresisht nga sa shenova K.Kota nuk eshte person pa merita.
Mendoj se pavaresisht