Në intervistën e tij dhënë për Ilva Tare, Sali Berisha i pyetur nëse Lulzim Basha duhet t ëiki nga drejtimi i PD-së, nëse humbet zgjedhjet e 2017-s, ai ka thënë se parimi i tij në gjithë karrierën e tij ka qenë që “të largohet në rast se humbet zgjedhjet kur ato janë të lira dhe të ndershme”.
Sipas Berishës, Basha ka qëndruar në krye të PD-së, megjithëse ka humbur, pasi ka faktuar manipulimet.
Megjithatë, Berisha duket se e ka justifikimin për Bashën edhe për zgjedhjet e 2017-s, pasi thotë ai do të largohet vetëm nëse ka zgjedhje të ndershme dhe të lira.
Ndërkohë, i pyetur për denoncimet që bën në media, Berisha thotë se njerëzit kanë besim tek ai.
Tare: Si ka mundësi që lajmi kalon nga Berisha?
Berisha: Sepse njerëzit kanë besim tëk unë. Unë e nxjerr lajmin e tyre.
Tare: Kanë nevojë për flitrim ato që publikoni?
Berisha: Ke të drejtë. Nëse nuk vendos 2 burime, lajmi është i vdekur. Unë nuk them se cdo mesazh i qytetarit dixhital është i saktë, por mbi 90 % e denoncimit të qytetarit dixhital i kanë rezistuar kohës dhe janë të vërteta.
Tare: Sot denoncimi me fushat me hashash u përgenjështrua.
Berisha: Ai që mi ka dërguar nuk mund të më thotë për plantacionet e Kucit, që janë të vërtetuara dhe tregojnë zonën e Pilurt. Janë aktuale dhe të gjitha janë në pronësi të Koco Kokëdhimës.