Partia Demokratike heq zyrtarisht nga prioritetet e saj, reformën në drejtësi

31 Maj 2016, 11:15Politika TEMA

Në një njoftim për median Partia Demokratike tha se alternativa e saj për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme mori mbështetjen e Partisë Popullore Europiane.

Lulzim Basha ishte ne Luksemburg në 40 vjetorin e PPE-së, ku drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, folën për një Europë të fortë, transparente dhe efikase në shërbim të qytetarëve të saj.

Në rastin e Shqipërisë, PD thotë se PPE nxit zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira si kushte për integrimin europian, por dhe platformën e PD për qeverisjen e vendit.

Në njoftimin e PD nuk ka asnjë rresht për reformën në drejtësi, për të cilën është investuar fort faktori ndërkombëtar.

“Partia Demokratike ka marrë mbështetje dhe ndihmë konkrete nga krerët e qeverive dhe partive simotra për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si kushti kryesor i avancimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Mbështetje po kështu për programin e Partisë Demokratike dhe realizimin e tij nesër në qeverisjen e vendit. Duke vlerësuar propozimet tona si alternativën e duhur për të nxjerrë vendin nga kriza, krerët e politikës europiane u impenjuan për mbështetje konkrete në zbatimin e tij, duke nisur nga mbështetja për programin e bujqësisë dhe arsimit e deri tek nxitja e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri, që do të përkthehet në punësim dhe përmirësim të standardit të jetesës për çdo shqiptar”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Sipas PD-së, “punësimi, stabiliteti ekonomik, konkurrenca, siguria dhe zhvillimi janë ato çka e djathta i ka ofruar Europës. Kjo është dhe arsyeja që PPE vazhdon të qëndrojë për 16 vjet me radhë si forca kryesore politike në Europë. Partia Demokratike e Shqipërisë ndan të njëjtat vlera me partitë simotra anëtare të PPE-së dhe lufton çdo ditë që t’u ofrojë të njëjtat standarde edhe qytetarëve shqiptarë”.

Pra, me këtë njoftim edhe zyrtarisht PD e pranon se nuk e ka prioritet dhe s’ka në plan të merret me reformën në drejtësi.

Kështu që dhe negociatat e ndërkombëtarëve me Berishën e Bashën, tashmë duken të kota.

10 komente në “Partia Demokratike heq zyrtarisht nga prioritetet e saj, reformën në drejtësi”

  1. normali says:

    Po mos valle edhe keto partite popullore europiane jane ne nje linje me Sali Berishen?! Ne qoftese eshte keshtu, se fjalet e Lulezimit nuk jane te besueshme, atehere dhe Europa eshte ne krize mendimi dhe prosperiteti, por kjo tregon se keto parti nuk jane demokratike, por neofashiste. Demokracia paska marre fund.

    1. Kujtim says:

      Shpif cdo di per shqiperie lum ne qe kera hale i kemi ne pjas……

  2. Shqiperin’ e mori sala,rama
    i vu zjarr!

    Shqipetar, mos rri, po duku,
    shqipetar!

    Mjaft punove per te tjere,
    o fatkeq!
    Kujto vendin tek ke lere
    dhe tek heq.

    Te ka bere perendia
    luftetar,
    si s’te lodhi roberia,
    shqipetar!

    Erdhi dita te ngresh koke,
    te kerkosh
    lirine, bashke me shoke
    te leftosh!

    Mos beni si keni bere
    gjer me dje,
    por te leftoni te tere
    per Atdhe.

    njezet e pese vjet kemi rruar
    me pahir,
    Lidhure me kemn’ e duar
    me zinxhir!…

    Myslyman’ e te krishtere
    jemi keq!
    Te ngrihemi qe te tere,
    djem e pleq!

    Te ngrihemi te deftojme
    trimeri;
    ja te vdesim ja te rrojme
    per liri!

    O moj Shqiperiz’ e dashur,
    memedhe,
    Te shoh me buze te plasur,
    si me sheh.

    U shkretove anembane,
    Shqiperi,
    se shqiptaret s’kane
    dashuri.

    Gjithe djemte qe ke qare
    dhe mban zi,
    per pd e per ps jane vrare,
    per lsi.

    Zhvish rrobat e roberise,
    memedhe,
    vish armet e trimerise
    se ke ne!

    1. Grigor says:

      I madh je per zotin. Ku te shkoi mendja?
      Por ky adaptim mjeshteror i poezise rilindas tregon dicka teper te mjerueshme per shqipetaret. Qe ata jane teper te manipulueshem, shkojne mish per top per partite, dhe e shesin veten shume lire.
      Ne qofte se kjo poezi rilindase e viteve 1800 tingellon aktuale edhe sot, kjo eshte per te vene kujen sepse do te thote qe shqipetaret jane po ata te para 200 vjeteve. Kjo tregon prapambetjen e madhe te zonave rurale te Shqiperise, banoret e se cileve pranojne te transportohen si dele me makina per t’i prure ne mitingjet partiake te Tiranes. Jane po ata qe shesin voten e tyre shume lire, pa e vrare mendjen qe vota e tyre e lire eshte e vetmja are qe kane, por nje arme e fuqishme qe rrezon qeveri.
      E moret vesh pse Rama beri aleance me djallin (Meten) per te rrezuar Saliun? Sepse keta votues jane po ata qe shanin njeri tjetrin ‘turq e kaure’ para dyqind vjetesh, dhe po kete gje bejne edhe sot.
      Tani bile shahen edhe socialiste e demokrate me njeri tjetrin pa e vrare mendjen per kuptimin e ketyre dy fjaleve. Turp e faqja e zeze per shqipetaret qe t’i sjelle Berisha verdalle per 25 vjet dhe do vazhdoje t’i sjelle deri sa te vdese. Jane po ata qe qane per Enverin si Bujar Bushati dhe Zhozefina me kompani qe do qajne edhe per Berishen. Turp, turp, turp.

  3. Timi says:

    Ok mor konia e kriminelit Sali Berisha…kujton to a shkerdhate se shqiptaret hane rrenat e tua…partite popullore europiane jane te gjitha jashte pushtetit dhe nuk ja fut njeri ne perdhe ashtu dic nuk ja fut njeri je pordhe per ty dhe padronin tend kriminelin Sali Berisha

  4. naku says:

    Nuk mund te besohet nje person qe quhet Luli nga Shqiperia. Ky Luli di vetem te genjeje dhe se ka per gje fare srpse nje kriminel dhe hajdut ska pse nuk genjen. Keto partite e Lulit asnjihere nuk i kam kuptuar e jo me ti besoje. Ligesit i badhkojne. E keqia qendron ne faktin se tek ne drejton,nese,nje mazhorance impotente e tredhur dhe e bastarduar. Te shoresish tek kjo mazhorance eshte humbje mendimi apo me keq… Jemi te zhgenjyere ne ekstrem nga kjo shkerdhate mazhorance.

  5. grig says:

    Or, lul mashtruesi, or bishe dhe berishe e ndyre !
    Po pse mor plehera s’na late njehere nje dite te njohemio si europian! Kaq shume urrejtje ju ka fut serbi ne damaret tuaj, or plehra, or ndyresira!
    Zot i madh shpesh thuhet fali se dijne se c” bejne! E di se ti zot nuk hakmerresh, por ke fatin tone dore! Ndihmoje popullin shqiptar, eshte i vjeter , i mire, kurre nuk ka lenduar te tjere. Jepi9 atij fat! bashkoje vetem njeher mbas 200 vjetesh me nenenEurope. Vetem njehere, o zot sa shume qe duam! Beje!, Lere Lulin, bertishen te futen ne europe bashke me bejeni tani. Luli, berisha (edhe mul serbi) do te ken rast te lobojne, nuk do te ngelen pa pjese, jo per shqiperine per …Serbin!
    Votojeni ose referendum per reformene ne drejtesi! Kjo sepse PDEJA nuke ka prioritet, pasi e i ka populli shqiptar! Ps, edi, dh cdo deputet i ndershem mos tradhtoni dhe mashtroni popullin. Vota e pd pavaresisht numrit te tyre ne paralament eshtwe vetem nje!
    Prsh, Europe pa PD-ne! Bejeni shqipatr kete enderr realitet, ne po vdesim!

  6. tironsi says:

    Prioritet ka qen dhe do te jet, reforma e drejtesise. Kurren e kurres te mos miratohet, dhe kurren e kurres te mos ket drejtesi ne kete vend. Ste duken prioritete keto ty.

  7. enter"" says:

    Shume mire, tani reforma per referendum, dhe pas saj te rihapet Spaçi dhe te fusim Brenda kriminelet e PD

  8. durresi says:

    Prandaj qenka europa ne krize ekzistenziale, sepse qenka drejtuar per 16 vjet nga parti te djathta…?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje