Në vazhdën e sondazheve në disa bashki të mëdha të vendit (të financuara nga fondacionet gjermane Konrad Adenauer Stiftung dhe Friedrich Ebert Stiftung – njëri i djathtë e tjetri i majtë), zhvillova ditët e fundit një sondazh me 1000 votues urbanë të Tiranës (maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: plus/minus 3%), nga i cili rezultoi se 55% e tyre janë të kënaqur me punën e Bashkisë, qysh kur në krye të saj erdhi Erion Veliaj, ndërsa 38% janë të pakënaqur (7% kishin opinion asnjanës).
Të përkthyera në numër votuesish për të gjithë territorin e Bashkisë, këto përqindje tregojnë se rreth 210 mijë votues janë të kënaqur me punën e Bashkisë dhe rreth 150 mijë janë të pakënaqur (Veliaj mori 160 mijë vota në zgjedhjet e vjetshme, dhe rivalët e tij morën rreth 140 mijë vota).
Në një sondazh të ngjashëm të para katër muajve, plot 59% e votuesve kryeqytetas më rezultonin të kënaqur me punën e deriatëhershme të Veliajt. Firoja e kuotave pozitive (prej 4 pikë përqindjeje) ka ndodhur kryesisht tek segmenti i zgjedhësve që nuk votuan vjet për Veliajn ose që nuk votuan fare.
Më poshtë janë të renditura rezultatet e tjera kryesore të sondazhit.
Rreth 40% e popullsisë urbane të Tiranës mendon se drejtimi ku ka punuar më mirë Bashkia në 10 muajt e parë të mandatit të Veliajt është pastrimi (26% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 14% deklaruan se çdo gjë është bërë mirë).
Rreth 46% e popullsisë urbane të Tiranës mendon se drejtimi ku ka punuar më keq Bashkia në 10 muajt e parë të mandatit të ri është riparimi i rrugëve/rrugicave (24% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 22% deklaruan se çdo gjë është bërë keq).
Pritmëritë më të shumta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për ndriçimin, pastrimin dhe përmirësimin e qendrës së qytetit (përkatësisht, 69%, 64% dhe 59% e të anketuarve kishin pritmëri pozitive në këto drejtime).
Pritmëritë më të pakta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për shtimin e hapësirave të gjelbra, përmirësimin e trafikut dhe për rritjen e kapacitetit të shkollave/koshteve publike (përkatësisht, vetëm 41%, 42% dhe 53% e të anketuarve kishin pritmëri pozitive në këto drejtime).
Numri i përgjigjeve optimiste për këto punë të bashkisë në tri vitet e ardhshme është më i madh se i atyre pesimiste.
Prioritetet kryesore të kryeqytetasve për tri vitet e ardhshme janë shtimi i parqeve/këndeve të lojrave (28% mendojnë kështu), shtimi i kapacitetit të shkollave/kopshteve (27% mendojnë kështu), dhe riparimi i rrugëve/rrugicave (25% mendojnë kështu).
4%-shi,zoti Zaloshnja,mund te jete edhe toleranca e gabimit nga nje anketim ke tjetri dhe jo firo.Thjesht sa me bo te zgjuarin.
qe te bej edhe un te zgjuarin, zaloshnja duhet e te kete pyet te njejtit njerez si ne sondazhin e pare edhe ne te dytin. e them kete pasi ai shkruan se firoja ka ndodhur tek ata votues qe nuk votuan vjet per lali erin.
Lol..Ndoshta,por 2 anketime nuk jan Kurre te njejta.
Sa per dijeni jane anketuar vetem ata qe kane votuar pro
kryetarit dhe del se 55% te votuesve pro jane akoma pro.
Pra del se pa e mbushur akoma vitin gati gjysma e atyre
qe e votuan sot kane mendim ndryshe.
55% e votuesve dmth qe Erioni i fiton prape zgjedhejt po te beheshin sot. Sipas mendjes tende te Vicidolit i bjen qe Erioni i fitoj zgjedhjet me 110% duke ja kaluar edhe zgjedhjeve te kohes se komunizmit.
Qente le te lehin, karvani le te eci perpara.
Vazhdo Erion, shiko dhe bej punen tende.
Kujdes vetem mos u merr shume me dudallenjte, se ato ne fillim te humbin llogjiken e pastaj te mbysin.
hahahahahahahahahhahahahahahhahahahahahahahaha
ket bq e mallkojne mjes drek darke te gjithe qytetaret, tregtaret, shoferet njerzit e ndershem dhe te pergjegjshem qe shikojne se si e ka degraduar parkun me beton qytetin me falsitetet e tij bizneset me taksa te tmerrshme (trefish me shume se Luli)
e ju bashke me zaloshnen thoni se 55% e shohin pozitivisht. ikni mer pirdhuni se ky qelbesire na ka veshtirsuar jeten. e thefte qafen sa me pare si ai i kavajes.
Vazho VELIA LE TE LEH LE TE LEH LUL SAL E CO
Vazhdo VELIA LE TE LEH LE TE LEH LUL SAL E CO…….
o TIMI po ta beri bileten katerqind lek o TIMI
Njerzit nuk shikohen vetem nga puna,, por shikohet ne tersi te gjith veprerimet e kryera mos harroni sa paknaqesira ka bere qe kur eshte bere kryetar bashkie qoft me parkun e liqenit apo me bulevardin ku i nxorri njerzit me dhun nga shtepit me prektesin se zbatonte ligjin apo me tregtaret qe ju desh ti conin gjerat deri ne gjyq…po qoft edhe gjuha e perdorur ndaj presidentit duke e akuzuar sikuir Presidenti kishte shtepin tek parku i liqenit,, ku dihet se ajo eshte nje rezidenc qeveritare dhe jo shtepi e presidentit..tani n,q,s, ne i neglizhojm te gjitha keto,, dhe kerkojm te vlersojm punen e nje njeriu me duket se ketu nuk ka nevoj te besh reklamen e nje kryebashkiu problematik.. pasi keto qe ai ka nisur jan pune e nuk ka nevoj te besh vlersimi per punen, ke mar nje detyr dhe do besh ato gjera qe duhet qe ti besh..por jo te kerkosh se do shikosh se sa e pelqejn punen tende sepse ketu pastaj mendoj un ka vend per ambicie te tjera sepse do shikosh se sa ke ne krhun tend dhe sa jo.. kjo nuk eshte gje e mire..
po kush e vlereson kete pede…….., boll e mashtruat kete popull, tju vije turp
Aman na eshte bere marzhi i gabimit +-3% nga keta qe smarrin vesh si fjale e zotit! te na thote nje here z.zaloshja si e ka matur marzhin +-3%, kush eshte kampionimi, metoda e kampionimit dhe gjithashtu si kaloi kaq me siguri ne paraqitjen e rezultateve me pike e me presje per popullaten…… copa injorantesh qe u kane mesuar dy shprehje….
O popull cdo kush qe merr nje detyre apo mandat ka detyrimin ligjor te kryeje detyren e marre persiper. Ti japesh merita per detyren qe duhet ta beje eshte turp dhe nivel i ulet intiligjence i nje populli. Nese ka shtruar disa rruge shume mire ka bere , se i kemi paguar dhe po i paguajme ne cdo dite me taksat tone. Perkundrazi duhet te shohim cilesine e atyre rrugeve . Te mos thyhen pllakat pa u mbaruar akoma rruga. Nuk duhet ta vleresojme nje Kryebashkiak nga bindjet tona politike, por nga permbushja e interesave tona qytetare. Berja e nje rrugice eshte e paperfillshme duke e krahasuar me shume probleme te tjera qe ato jane emergjente. Shume mire qe rregullon rrugicat e qytetit, por pse nuk vazhdon te punojne edhe me pastrimin e tyre nga tullat dhe guret qe lene njerezit per te ruajtur vendin e parkimit si njehere e nje kohe ne kohen e moniszmit ku zinin radhen per qumesht apo ushqime te tjera. Ku jane parkimet per qytetaret. A nuk jane te gjithe keta pushtetare qe i zune vendet publike duke ndertuar pallate qe te marrin perfitime per vete ? Ku jane vendet per te ndertuar kopshte dhe cerdhe per femijet ? Pse duhet te kete 50 femije ne nje grup ne kopesht dhe me dy edukatore te cilat nuk arrijne dot ti identifikojne dhe jo me ti edukojne. Per keto dhe shume probleme te tjera duhet te bejme komente dhe jo duke u nisur nga bindjet partiake. Ato nuk ta bejne jeten e mire . Jeten e mire dh te lehte jua kane bere atyre qe merren me politike dhe na kane vjedhur tere kohen. Duhet ti japim fund vete ne se ndryshojne nuk fitojme asnje gje por do te ngelemi gjithmone duke vuajtur dhe nuk do te kemi kurre te drejtat tona qytetare.