Kërcënimi nga Shullazi/ Ja çfarë tha në Prokurori, Klodeta Dibra

31 Maj 2016, 16:23Kronika TEMA

Ish – kandidatja për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra është marrë në pyetje për çështjen Shullazi.

Ajo ka sqaruar pozicionin e saj në lidhje me kërcënimin e dy akademikëve, Dhori Kule dhe Mynyr Koni nga Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, pak ditë para zgjedhjeve në universitet.

Akademikja ka qëndruar më shumë se një orë në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Burime të Klan thanë se Dibra është shprehur se nuk i njeh të arrestuarit dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me ta.

Të njëjtin qëndrim mbajtën kur u pyetën 1 muaj më parë Kule dhe Koni.

Edhe ata thanë se nuk mund t’i identifikonin kërcënuesit e tyre, duke mos e drejtuar gishtin tek 3 të arrestuarit.

Grupi hetimor vazhdon marrjen në pyetje të tjerë personave.

Një ndër çështjet e bujshme që akuzohet Shullazi, është dhe përvetësimi i ish – hotel “Vollgës” në Durrës. Hetuesit kanë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për këtë çështje, Zëvendësdrejtorin e Hipotekeva, Besnik Hysenbelli.

Detajet për dëshmine e tij janë mjaft të pakta, por mësohet të ketë sqaruar të gjithë procedurën e kalimit të kësaj prone në emër të Emiljano Shullazit.

Prokuroria ka dyshime se mes falsifikimeve dhe kërcënimeve të ndryshme ish – hoteli i njohur ka kaluar në pronësi të Shullazit.

Prokuroria pritet të marrë në pyetje edhe zyrtarë të tjerë të hipotekave në Tiranë dhe Durrës. Gjithashtu do të deponojnë biznesmenë, të cilët sipas hetimeve, u janë vendosur gjoba të majme nga grupi i Shullazit.

2 komente në “Kërcënimi nga Shullazi/ Ja çfarë tha në Prokurori, Klodeta Dibra”

  1. zef leka says:

    Pas 3 apo 5 vjetesh do ta sqaroje prokuroria se cfar ka bere shullazi e shullazerit e tjere ne shqiperi.Pse gjith kjo zvarritje ne zbulimin e veprimtarise se krimineleve e te hajnave ne shqiperi sikur zbulone ameriken keta

  2. blendi ...ziu says:

    PROKURORI “PE LECKE”: ka nje muaj qe vjen verdalle se KA FRIKE TE PYESE BERISHEN ( eshte i vetmi qe ka permendur emrat e dy te akuzuarve) ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje