Mësuesja u shkruan nga një letër 100 nxënësve të saj: Arsyeja është kaq prekëse!

31 Maj 2016, 18:14Lifestyle TEMA

Një mësuese ka vendosur t’u shkruajë nga një letër secilit prej 100 nxënësve të saj.

Brittni Darras, një mësuese nga Kolorado, SHBA, postoi fotot e tavolinës së mbushur me letra.

Por arsyeja se përse po u shkruante letër, është kaq prekëse, sa ka bërë shumë njerëz të lotojnë.

“Dy muaj më parë, ishte hera e parë që qava gjatë një takimi me prindërit”.

“Nëna e një nxënëseje, të cilës i kam dhënë mësim prej dy vitesh, erdhi te tavolina dhe më shpjegoi se përse vajza e saj nuk vinte në shkollë”.

“Vajza e saj, e dashur, inteligjente, e bukur, e re, jo vetëm kishte planifikuar vetëvrasjen, por ishte duke e kryer, teksa ndërhyri policia dhe e ndaloi”.

“Ajo kishte fshirë llogaritë e saj në median sociale dhe kishte lënë letra lamtumire. Ishte gati për të lënë këtë botë”.

Brittni shpjegon se ajo dhe mamaja e vajzës po qanin, teksa flisnin.

Mësuesja e pyeti mamanë e vajzës nëse mund t’i shkruante një letër nxënëses së saj në spital, përcjell mapo.al.

Ajo i tha se do ishte diçka shumë e mirë.

“Nxënësja ime e mori letrën, mamaja e saj tha se vajza kishte qarë, ishte kthyer nga e ëma dhe i kishte thënë: Si mundet dikush të thotë gjëra kaq të mira për mua? Nuk mendoja se dikujt do i mungoja nëse do ikja”.

“Kjo më bëri të kuptoj se isha shumë pranë humbjes së një tjetër nxënësi nga vetëvrasja. Kalova dy muaj duke i shkruar letër çdonjërit prej 100 nxënësve të mi, duke u treguar se çfarë kanë të veçantë dhe unike secili”.

Brittni beson se vetëvrasjet po bëhen gjithmonë e më të zakonshme për shkak se ne ushtrojmë shumë presion ndaj fëmijëve për të qenë të suksesshëm ose më të mirët.

“Ne duhet të kujtojmë se çdo njeri është unik dhe kjo i bën ata të veçantë”.

“Në vend që t’i ndryshojmë, duhet t’i përqafojmë siç janë, për shkak se së bashku, mund të bëjmë diferencën dhe të shpëtojmë jetë”.

1 komente në “Mësuesja u shkruan nga një letër 100 nxënësve të saj: Arsyeja është kaq prekëse!”

  1. !!!!! says:

    Po shiko nje here ketu mesueset tona ne pergjithesi (perjashtoj ato ne vecanti pasi ka nga ato qe punojne me perkushtim por qe jane shume pak) as u ben pershtypje fareeee nese nxenesi ka problem apo ka nevoje per gje, perkundrazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje