Nuk shkohet në Europian me shpatën e Skënderbeut!

31 Maj 2016, 13:02Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Afrimi i Europianit po rrezikon t’i vërë futbollistët shqiptarë të Kombëtares nën të njëjtin presion si para ndeshjes së Beogradit. Në vend që të marrin mbi supe rolin e sportistit profesionist, atyre riskon t’i vishet me zor manteli i heroit që lufton për nderin e kombit.

Kjo përshtypje të krijohej teksa lexoje në të gjitha mediat vizitën e programuar të lojtarëve të Kombëtares në muzeun e arteve të Vienës.

“Gati për betejë, Kombëtrja tek armët e Skënderbeut në Vienë” shkruante një e përditshme. “Kombëtarja frymëzohet nga armët e Skënderbeut në Vienë” vazhdonte një tjetër.

Po sipas kësaj logjike ishte organizuar edhe ceremonia për lojtarët e skuadrës sonë. Përpara se të bënin selfie dhe të pozonin me shpatën dhe përkrenaren e heroit kombëtar, në fjalimet e rastit atyre iu tha se në Francë duhet të përpiqeshin të ishin heroj të popullit të tyre ashtu sikurse Skënderbeu. Edhe në njoftimin e shpërndarë nga FSHF nuk mungonin fjalët luftë, betejë, heroj.

Natyrisht që nuk ka asnjë gjë të keqe që futbollistët të shkëputen për disa orë nga izolimi i grumbullimit të hotelit ku janë vendosur. Nuk përbën asnjë mëkat që ata të njohin historinë e kombit fanellën e të cilit mbajnë veshur.

Shpesh edhe vende shumë më të mëdhej dhe më kozmopolitë se Shqipëria i kërkojnë atletëve të tyre të jenë të lidhur me traditën e vendit prej nga vijnë, të dinë përmendësh himnin kombëtar, të nderojnë flamurin dhe stemën e përbashkët.

Madje ka teori që predikojnë se kjo rendje ndaj simboleve identitare, forcon bashkëpunimin, ndërlidhjen e një grupi aq shumë të domosdoshme në evenimente si ky, se ajo në fund të fundit, shërben për të forcuar ndjenjën e përkatësisë.

Por deri këtu.

Ajo që ndodhi të hënën me skuadrën tonë kombëtare e tejkoalonte edhe këtë mendësi. Ajo shkonte përtej.

Sepse futbollistëve të kuq iu kërkua të merrnin mbi supe më shumë sesa munden, sepse ata u vunë papritmas në obligimin për të luajtur bashkë me ndeshjet e grupit edhe rolin e herojve kombëtarë. Atyre iu kërkua ta vënë në vend nderin e tij me betejë edhe me luftë.

Në këtë kuptim kjo situatë sureale të sjell në mendje atmosferën para ndeshjes së Beogradit, kur të njëjtëve djem u kërkohej të luanin rolin e ushtarëve të UÇK-së, të hakmerreshin për baballarët e vrarë, për nënat e mbetura pa djem, për motrat e përdhunuara nga shkiet.

Dhe i gjithë ky presion e pati rrezultatin e vet. Si një nga njerzit që ka qenë dëshmitar i natës nervëshkatërruese të Beogradit e mbaj mend tensionin e lojtarëve tanë. Më kujtohen edhe deklaratat e tyre, pasi droni i Ballist Morinës zbarkoi mbi stadiumin e Beogradit: Ne mbrojtëm flamurin kombëtar, ne mbrojtëm simbolet tona, ne nuk mund ta linim Isën dhe Ismail Qemalin në duar të serbëve.

Trysnia e mjedisit dhe kënga e mjerë e patriotëve që himnizonin flamurin më të bukur në botë, i detyroi shumë prej tyre, që atje në zemër të Serbisë, të silleshin si heroj dhe jo si futbollistë.

Dhe një ngjarje e tillë mund të na kishte kushtuar shtrenjtë.

Fati ynë në Beograd ishte se u gjendëm përballë një kundërshtari shumë më të verbër dhe të helmuar nga ethet nacionaliste sesa ne.

Prandaj ata u ndëshkuan dhe ne vazhduam drejt Francës.

Por fati nuk mund të jetë bujar për të dytën herë.

Prandaj futbollistët tanë duhet ta harojnë se do të shkojnë në “Euro 2016” si trashigimtarë të Skënderbeut.

Lë të shkojnë thjeshtë si djem të talentuar dhe si profesionistë të arrirë. Kaq i mjafton për ti ngritur në këmbë ata mijra bashkëkombas që tanimë kanë prerë biletat për të qenë në Lens, Marsejë dhe Lion.

Kaq i mjafton për të qenë modele të tyre. Pa pasur nevojë të jenë as heroj dhe as luftëtarë.

Çdo pretendim i tepërt, çdo trysni e pavend e nxitur nga patriotizmi folklorik, do ti bënte dëm atyre.

Në radhë të parë do ti nxirrte nga misioni i vet.

Do ti vendoste në një presion pa shkak.

Dhe mund të prodhonte atë që nuk e do askush: që në fund të qershorit herojtë e adhuruar ti mëshironim si dështakë.

(Lapsi.al)

28 komente në “Nuk shkohet në Europian me shpatën e Skënderbeut!”

  1. Opinion says:

    Andi ! Je nje gazetar i mrekullueshem por ne kete rast ,je lodhur duke bere kete artikull . SKENDERBEU I SHERBEN SHQIPETAREVE SI ADRENALINE ,TE GJITHE LOJTARET E BOTES KUR NDESHEN LUAJNE ME NACIONALIZEM ,PATRIOTIZEM SHUME ME TE MADH SE NE SHQIPETARET ,

    1. Pelasgian says:

      A thua ? S’ma merr menja . Ka lojtar qe se rrujn fare per kombtaren .

      1. Skypion says:

        Do te isha dakord,deri diku,me gazetarin Bushati,nese vete ky nuk do ta tepronte me kete mendesi nacionaliste.
        Them mendesi nacionaliste,sepse,edhe vete Bushati vuan nga i njejti kompleks si ata te cilet ai kritikon.Me ndryshimin se i duket se eshte ne drejtimin e kundert.Eshte identike me rastin e debatit per barazine gjinore,ku shume femra,gjoja moderne,”luftojne” paragjykimet maskiliste,me te njejten mendesi maskiliste…!
        C’vetemashtrim!
        Jane ne te njejtin plan,ne te njejtin rrafsh,ne te njejten drejtez, si Bushati dhe ata qe ai i akuzon per nacionalizem te semure.
        Nuk jam dakord me Bushatin,edhe se ky lloj kozmopolitizmi provincial alla shqiptar,ma shpif.Ma ka shpifur qe ne fillimvitet nentedhjete, kur lindi per here te pare.Por,ma shpif akoma me shume,sot,sepse ka me shume se dy dekada,qe gjenerata e Bushatit,nje pjese e madhe e saj,po na gerdit me kete fare kozmopolitizmi provincial,tmerresisht provincial.Te rreme,tmerresisht te rreme.Fallc, totalisht fallc.
        Po ,si Bushati ashtu edhe shume kolege te tij ,duket se ia kane pare hajrin ketij kozmopolitizmi.Nje nder arsyet kryesore te ,le ta quajme,suksesit te tyre ne gazetari,eshte edhe ky snobizem provincial,ky kozmopolitizem fake.
        Ka nje aradhe te tere gazetaresh,analistesh,publicistesh e lloj lloj opinionistesh e intelekualesh gjithfaresh,qe jane kapur fort pas ketij kozmopolitizmi,prej te cilit kane patur shume perfitime;e disa ,jashtezakonisht shume.
        Nuk e kam fjalen vec per perfitimet materiale,si parate dhe te ashtuquajturin “turizem te shoqerise civile” ,edhe ato jane,dhe kryesoret madje,por edhe te tjera,qe kane lidhje thjeshte me te berit emer.
        Besoj se e keni vene re,perhere kur ka ndonje ndodhi “patriotike”,e cdolloji qofte ajo,menjehere,sikur jane ne prite,dalin kozmopolitet,dalin snobet provinciale si Bushati,dhe e denoncojne ate si dicka te vjeter,te prapambetur…nacionaliste!
        Ne fakt,te vjetrit,te prapambeturit jane pikerisht kozmopolitet si Bushati,sepse,moda te cilen po e ndjekin me kembengulje eshte nje mode e dale mode;eshte demode.
        Edhe ne fillim te viteve nentedhjete,sic e tham,pra edhe kur lindi si mode ne gjeneraten e Bushatit,ajo ishte demode.
        Kur lexoj shkrime te tilla,une i perfytyroj keta,si ata gagarelet e dikurshem te Tirones me pantollona terital apo doku qe i qepnin gjoja sipas modes,e qe shkalafeneshin brenda muajit,porqe te shkretet i vishnin pergjate gjithe vitit.
        Une i bej thirrje kesaj gjenerate te pjerdhur,qe ta lere kete mode.Nuk behen moderne duke marre poze kozmopoliti.Jemi ne kohe postmoderne.
        Hiqni dore!
        Perndryshe,me detyroni t’ju them,bashke me Jolezen: ju q…sha gjeneraten!

    2. vflp says:

      Andi gazetar? Ky nuk ka kurrfare lidhje me gazetarine. Eshte thjesht njeri i inatosur me veten dhe boten qe nuk resht se shkruari pacavure.

    3. pse mor qafir says:

      o nipi i Niut,
      nuk vajten lojtaret ke shpata Skenderbeut (dhe bene mire qe vajten) po I coi Gani Abazi aty dhe me shkjaun humben sepse ishte taktika e gabuar nga Ganiu ne fund te ndeshjes…. o nipi i Niut ke lujt apo ske lujt ti ke lagjja…:):)

  2. uragan says:

    …o Bushat, me kete shkrim ke kopjuar mbesen e Saliut ….

  3. merushe says:

    Qe s’te frymezon Skenderbeu ty kjo eshte e kuptushme, por dhe ne (perjashtuar Salen ) nuk na frymezon Besniku i Partise shoku Hysni.

  4. SHQYP TYRRQI says:

    KURVE ISLAMI

    SAHER PERMENDET SKENDERBEU FILLONI E QISNI HELM NGA GOJA

    KUR U BO ENE NJI SUMQIM SI KY TI TREGOJ EUROPEN SHQIPTAREVE

    O CMNEDURI PERSE SI RREMBEN NGA SHQYPNIA KTE RRACE QENSH

  5. Adela says:

    mire ka folur po ne jemi popull emicional dhe injorant. marrim zjarr si jevgu

  6. Www says:

    Koqe ngeli ky i shkrete…!? Per ju qe e kapet si te perseritur, nuk e kam thene ndonjehere, por mire do ishte.

  7. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    BOLL E NGATERRUAT FUTBOLLIN ME PATRIOTIZEM.
    Futbolli eshte loje topi , pune qejfi , nje 90 minutesh qe si qellim te vetem ka te argetoje tifozet. Sigurisht cdo tifoz I cdo shteti ndihet krenar kur fiton skuadra e tij , por edhe merzitet kur humbet. Por deri ketu mos shkoni me tej.
    Skenderbeu ka qene frymezim ne shume situata kur vendi yne ka qene ne rrezik dhe I pushtuar.
    Nuk e kuptoj perse duhet te na frymezoje Skenderbeu per 1 ndeshje futbolli ? Mos ndoshta do clirojne vendin keta futbolliste apo do luftojne me ndonje armik ?
    Ah po , harrova , keta e kane perseri mendjen tek ai carcafi patriotik qe u ngrit me dron ne Beograd , dhe qe me pas rezultoi nje “budallallek I rrezikshem por I domosdoshem ” qe rrezikoi jetet e futbollisteve por qe me pas rezultoi deciziv per kualifikimin ne evropian ?
    Ajo qe ndodhi ne Beograd u stimulua nga nje carcaf patriotik , I cili zgjoi egersine nacionaliste serbe qe me pas u futen ne fushe si kafshe. Por mos harroni se ajo ngjarje rrezikoi jetet e futbollisteve , dhe nje jete vlen me shume se cdo loje futbolli.
    Keshtu qe lereni menjane patriotizmin per ndonje rast ( !! qe mos ardhte kurre ) kur mund te rrezikohet kombi shqiptar , dhe perqendrohuni tek loja e futbollit.

  8. tfgs1 says:

    ketu qendron GJENIALIA,pasardhesit e sulltan muratit[pasi totalisht lojtaret e shqiperise jane muslims/turq],vizitojne dhe ”vrymezohen” nga shpata apo armet qe u preu kokat paraardhesve te tyre…………………!!!!

  9. enter"" says:

    Mos u lodh shume Andi, kombetarja jone do laje hesapet ne France…e te mesohen qe te ulin kokat e te bejne profesionistin

  10. sala says:

    shqipot do fillojne te kendojne kengen ”o sa mir me qene gomar o he o he”

  11. Ben says:

    Na rrufsh karin Andi anadollaku medemek po thu dicka koment pa lidhje fare. .

  12. Shahisti says:

    O çuna, osht vetem fotboll mer çuna, vetem fotboll, as lufte, as turq, as Skenderbe, as Enver, as lesh, fotboll, fotboll, fotboll o ehehehej!

  13. na bashkoj kenga popullore says:

    Anndi Bushtra Prosituta,fal shpates te heroit ton kombetar SKENDERBEUT egzistojm si komb dhe fal njasaj shpate jemi Europ dhe fal njasaj shpate do fitojm ne Europianin Franc 2016

    1. enter"" says:

      Ti je Enver e kaluar Enverit

  14. evgjitngrenesi says:

    Te gjithe ju ,gjasme c’mitizuesit e keroit kombetar te shqiptareve, nje fund do keni. klosi vrau veten,lubonja po shkon drejt cmendines,ndesa ti , bythlepires i armikut me te madh te shqiptareve sali serbit, do ta vare vetem merua i janulles dhe qafpalaret e sales!
    do vdisni nga marazi qe nuk i ckombatarizuat dot shqiptaret! dhe ne do te na behet qejfi! fakti qe tipa te lodhur e servile si bushati gjejne vend ne shtypin shqiptar,tregon qarte qe burimet e tyre financiare vijne nga sipermarrje qe varen nga greket e serbet, si psh, telefonia e levishme,bankat,tregetia me shumice, e plot veprimtari te tjera.
    po fundja le te grije ky debili, se me shume na shtohet inati! sa me shume te lehin keta inferioret,aq me shume rritet nacionalizmi shqiptar.

  15. Niko says:

    ky Bushatlliu dhe takëmi i tij, nja 7, a 8 të tjer që kan vite që pushtojn ç’do dit ekranet dhe faqet e gazetave i din t’gjitha. Kta jan specjalistat e midhjes dhe të peshkut, të politikës, fizikës bërthamore, të sportit, të yjeve dhe të Hënës. Kta i din të tëra dhe gjithçka në ktë bot.

  16. Brinkhouse says:

    S’ke c’i ben.
    Do t’i kaloje te gjitha Shqiperia e jone; edhe urrejtjen e grekofileve te mesiperm edhe snobizmin e pambaruar te gazetareve medioker qe vegjetojne ne median tone.
    Shqiptaret si popull jane pa dyshim mbi nivelin kuilturor te gazetareve (dhe politikaneve) dhe e kuptojne menjehere fallcitetin, boshllekun dhe vanitozitetin e ketij brezit intelektualisht me te dobet qe ka pare ky vend. O qenie te mjera, nuk ju ben moderne snobizmi dhe perulja e jargavitja.
    Shqiptaret e kane bere zgjedhjen. Midis snobeve Bushati dhe Lubonja nga njera ane dhe Skenderbeut dhe Eqrem Cabeut nga ana tjeter, ata kane zgjedhur keta te fundit.
    Ne i urejme snobet e paatdhe, qe jargaviten pas cdo gjeje te huaj, sado e shemtuar dhe imorale qe te jete!!
    Ne dashurojme Shqiperine, popullin shqiptar, kulturen dhe historine tone

    1. enter"" says:

      Eshte shume me mire te jesh pa atdhe sesa te jesh nje hipokrit me nje atdhe. Ja cili je ti, nje hipokrit.
      Shqiptaret jane mbi nivelin kulturor te gaztareve????? Po si ka mundesi atehere qe jemi ketu ju jemi??? Si ka mundesi ne populli me kaq kulture te shenojme ne ditar makabritete????

      Shqiperia dashurohet ne menyre te paster dhe mbi te gjitha duke evidentuar anes e saj te keqija dhe duke I permiresuar ato. Boll I mbyllet syte me kataraktin e felliqur te nacionalizmit.

  17. Niku says:

    A i ka pare bushuti lojtaret e bejsbollit te new zeijlandes? Te dhjesin shpaten e skenderbeut ato si bejne . Ato bejne a thua se do ti hajne kundershtaret. Futbolli dhe lufta jane art. Jane te lidhura me njera tjetren. Ne Himnin kombetar a folet vetem per lufte pra pa vazhduar akoma ndeshja ato karikohen me fjal lufte. Hik ore bushat se nuk ja ke haberin futbollit ti. Por kto analistat shqiptar keshtu jane bejne analistin e te gjitha temave

  18. D says:

    Po si nuk the nje here nje fjale te mire more deficent. Qenke kaq I mbrapshte! Megjithate une them se si gjithmone do te ndodhe e kunderta e asaj qe thua ti.

  19. aron says:

    Ndeshje me te turpshme se ajo me Katarin nuk me kane zene syte. Edhe ne spartakiadat midis kooperativave bujqesore nuk zhvilloheshin ndeshje te atij niveli. Nje skuader ku cdo lojtar nuk dinte ku ishte ne fushe dhe sidomos nje skuader si jona qe nuk beri kurre me shume se dy pasime, pasi I treti nuk dihej ku shkonte topi, mua nuk me kane zene syte. Me te tille gjendje dhe fryrje ne do te turperohemi aq keq, sa dhe vete do te habitemi me rezultatet negative qe do te marrim.,

    1. enter"" says:

      Ne edhe kete kualifikim nuk e meritonim, ne kishim vetem 2 fitore, nje ne tavoline, dhe nje fitore e shitur nga Armenia. Ndaj them, qe haraçin e Armenise keta do e paguajne shtrenjte.

  20. faro says:

    Mos i ngarkoni psikologjikisht futbollistet!
    Ata arriten nje sukses te madh per here te pare ne historine tone!
    E vlen ti leme te qete, qe te perballojne sa me lehtesisht vete stresin qe te krijon pjesemarrja ne nje ngjarje kaq te rendesishme.
    Mos harroni se jane djem te rinj.! Pra, te ngarkuar me sh emocione.
    Lerini ne qetesine personale ju lutem!
    Dikur i ngarkonin me emocione patriotiko ideologjike dhe rrezultati ishte vetem stres .

  21. Gent says:

    E po pik e zez sa anti shqiptar paska toka jon mor zot ky bushat turku me lubonjen e me ate qe iku per lesh .klosi keta edhe ne varr ka per tu dale gjergj kastrioti .ter jeten pas do ta ken keta pisa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje