Ligji për dekriminalizimin parashikon që personat që rezultojnë me rekorde kriminale duhet të dorëzojnë mandatet,ata që janë zgjedhur dhe, të shkarkohen(më e pakta) ata që janë të emëruar. Por në vend që të bënte drejtësi dhe të shërbente për pastrimin e politikës, ai u bë një argument me shumë në luftën e neveritshme politike. Çdo ditë nga selitë e partive dalin deputetë, zëdhënës dhe zyrtarë partiakë që lexojnë dukshëm me përtesë deklarata të mërzitshme kundër njëri-tjetrit, duke thënë se “X” deputet, apo kryetar bashkie, ka fshehur një emër e “Y” ka fshehur një arrestim. A thua problemi më i madh është pikërisht transparenca. Në fakt problemi është ajo që ata kanë bërë në të vëretë, jo nëse e tregojnë(deklarojnë) apo jo atë që kanë bërë.
Unë nuk kam asnjë lloj shprese dhe asnjë pikë besimi se dekriminalizimi do të pastrojë politikën aktuale, apo do të pengojë të inkriminuarit ti afrohen asaj edhe në zgjedhjet e ardhëshmë. Sepse kam besuar që në fillim se, si shumë ligje të tjera, ai u ideua duke patur parasyh kundërshtarin dhe jo veten apo mjedisin politik në tërësi. Dhe pastaj përfundoi si një obligim për të kënaqur monitoruesit e huaj, që na lëvduan sedrën duke na thënë se keni një ligj që nuk e ka askush. Në kaft s’kishte si ta kishte kush, sepse askund parlamenti nuk është mbushur me këtë soj që e kemi mbushur ne.
Unë nuk mendoj se ka ndonjë këtu që beson se se do të hapet ndonjë hetim penal për ndonjërin prej atyre që kanë deklaruar, qoftë dhe të vërtetën, për çkanë bërë në kohën kur, në vend që të ishin në universitet shinin drokë apo punonin si tutorë prostitutash. Por nuk besoj se as në të ardhmen nuk do ti pengojë kriminelët të futen apo ushtrojnë ndikimin e tyre në politikë, e për pasojë në ligjbërje e vendimmarrje. Sepse, në mos lejoftë ligji të kandidojë nje person që ka të shkruar si trafikant, lejon vëllanë apo nipin e tij që të bëhet deputet a drejtor, me paratë e tij.
Unë vazhdoj të këmbëngul me forcë se dekriminalizimi nuk nis nga njeriu, pra individi, por nga paratë që ushqejnë tërë makinerinë e politikës. Sepse edhe këta të inkriminuar që u ftuan apo u pranuan të bëhen pjesë e politikës, u bënë pikërisht sepse zotërojnë para. Sepse, në shumë raste, fati i fitores se kandidatit apo partisë varet nga sasia e parave që hidhen për të përballuar banerat, koncertet, autobusat që transportojnë mitingashë me pagesë dhe në fund, por që është e para, blerjen e votës, pra derisa të funksionojë ky mekanizëm nuk ka për të patur kurrë demriminalizimin real të politikës. Pikërisht për këtë arsye, gjëja për të cilën kanë rënë me kohë dakord palët, pa i ndërmjetësuar asnjë ambasador, është që të mos ketë një ligj real për financimin e partive. Sot fushatat janë bërë një lubi e vërtetë, pasi gara e ideve është zëvendësuar nga gara e spektakleve dhe bursa e blerjes së votës. nNaj dhe partitë i hapën listat për biznesmenë, tregtarë, trafikantë e horra,duke lënë jashtë gjithnjë e më shumë intelektualët. Por askush deri më sot nuk ka verifikuar në asnjë rast se nga vijnë këto para. Auditi i KQZ-së kontrollon vetëm faturat që dorëzojnë partitë dhe nuk monitoron atë që partitë shpenzojnë realisht. Për këtë arsye dekriminalizimi me duket një spektakël qesharak.
Madje kjo me kujton një rrëfenjë sportive, ndodhur(me gjasë) në takimin Skëndërbeu – Flamurtari. Tifozët vlonjatë, nisin të shanin(ashtu sic dinë ata) me motra, gra e komshije. Ndërsa korcarët iu kthyen: Të ju vijë rrëndë, të ju vijë rrëndë…
E njejta gje do te ndodhe dhe me reformen ne drejtesi. Po behet vetem per popullin normal jo per anormalet klasen politike. Desha te them per te ndershmit jo per te korruptuarit.
kjo pasthirrme eshte aq sa qesharake por edhe e denueshme,pasi krimineleve nuk u behen thirrje moraliteti por denohen me burgim nese vertetohet fajesia e tyre…………………
imagjinoni ne nje seance gjyqsore sikur prokurori te kritikoi te akuzuarin per krim ordiner duke i thene: te te vij turp qe i more jeten X…..viktimes, ik ne shtepi tani,turp te kesh………..!
keto qesharake vec ne Shqiperi degjohen,ne nje vend demokratik,mosdenuesit ligjor do te ndrronin qelite me te akuzuarit…si pasiv ne krim.
Per mendimin tim ,ke te drejte…. Po su denu krimi…shoqeria nuk zhvillohet por kriminalizohet..Europen e kemi ne prag!
kto jan shkerdhatlliqe qe bota kerkon tua imponoj shqiptarve.
der dje thoshin “e ka fajin komunizmi”
tash po thon “e ka fajin krimi ”
neser do thon “e ka fajin myslimonizmi” e kshtu me rradh,per te justifiku ate ,thelbesoren,qe esht “pse demokracija nuk behet ne shqipni” dhe qe po ta pergjithsosh do arrish ne perfundimin qe demokracija esht nje fiksion,nje genjeshter,sepse nuk arrin qe te plotsoj kerkesat e t gjith njerzve,por te nje pakice,pra pakica fiton shumica humbet. pakica bo pare shumica bo pun.
ne fund te fundit ,me demokraci,nese njerzit votojn dike,ca Karin don bota nese ai ka qen ne burg a ne cmendin. njerzit e duan dhe pik. derisa ja japin voten.
te privosh nga pushteti dike qe votohet eshte kunder vullnetit te popullit pra antidemokratike.
kush esht I zoti te mbledh vota le ti marr.
madje ata qe kan qen burgjeve jan te rrah me vaj e me uthull dhe jan me te mir per prijes sesa ata qe kan ca sumen ul stolave te biblotekave tu lexu libra studimi universitar…
prandaj ka ardh koha qe shqiptart vet te bejn ligjet e tyre e jo bota,qe I ben sipas qejfit t vet.
nese populli shqiptar zgjedh kriminela ne parlament dhe ne shtet,atehere le ti zgjedh, kjo esht demokracija. kusuret le ti paguj ai qe solli demokracin.
cudi me kta nderkombtart! edhe “beni zgjedhje te lira” edhe “mos votoni burgaxhinjt” po pse ,burgaxhinjt s jan njers a?
se edhe ne komunizem ata kishin te drejt vote.
kurse tash ne demokraci duan te na I heqin te drejten e t votumit!!!!
thon mir ca qe ky esht komunizmi demokratik. se dikur ishte komunizmi diktatorjal..
amerika ka pas ne kry disa president te shquar si pidhar kurvar,te kap ne flagranc me pidhna,dhe respektohen edhe sot e ksaj dite.
ne shqiptarve po na urdhnojn te bejm ligje per mos me zgjedh bossat e kurvave!!!
per vete I nderojn kurse ne na thon jo!!
ky esht rracizem karapidhnor.diskriminim kurvnor.
sepse kurvarin tend e bo president,kurvarin e tjetrit e persekuto nga e drejta e zgjedhjes qoft edhe deputet!!!
beni si them un mos beni ca bej un.
Ke nje gabim te vogel ne llogjike, pasi ate qe e voton populli se e do qe thua ti, eshte ai qe te nxjerr partia per te votuar, jo se eshte me i miri, por ai ka leket dhe i con atje ku duhet.Pse nuk behet gara e brendshme si ne USA, nje vit garojne per tu shpallur kandidate njehere.Kurse ketu ne albanistan i mohohet e drejta e votes popullit qe ne baze te partive, le pastaj neper kongrese e zgjedhje qendrore apo lokale.
Kuptoje drejte:ne votojme per ate qe do Edkari apo Salshpellari.Ne votojme per ate qe ka dhene me shume leke te paria.PIKE.Ato quhen emerime, kot u ka ngelur emri votime.
Konkluzioni juaj ne fund te shkrimit eshte shume i sakte. Vetem une do te thoja qe nuk eshte e hijeshme qe kur shkruajme te perdorim fjale dhe shprehje banale.Edhe nje here, jam plotesisht dakort me ju qe votimi nuk ka kuptim ne se kandidatet emerohen. Votimi do te jete formal pas kesaj. Liria eshte e cunguar se nuk u la hapsire njerezve te tjere per konkurim. Nje menyre votimi e tille e konsideron popullin thjeshte si turme.
Nuk ka kuptim në shqip, “persona me rekorde kriminale”, se nuk po marrin pjesë në Guines për të thyer rekorde. E përkthen një trap nga anglishtja dhe menjëherë rend grigja duke e huazuar pa filtra.
Në shqip, ka kuptim: “persona me dosje kriminale, me të shkuar kriminale, me të kaluar kriminale”