Pa mbaruar dënimi i “babit” Sali, nuk ka takim Rama-Basha

1 Qershor 2016, 10:30Politika TEMA

Nuk është një fakt i ri, që Sali Berisha imponon gjithë axhendën e PD-së.

Madje, edhe takimet e Bashës.

Ky i fundit iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit Rama, për një takim me këtë të fundit.

Takimi pritej të mbahej pas 1 qershorit, pasi Basha nuk ndodhej në Shqipëri kur iu dërgua ftesa.

Por, dënimi i Sali Berishës me 10 ditë për shpifje dhe fyerje në Kuvend, ka bërë që Basha ta shtyjë takimin me Ramën.

Pa mbaruar dënimi i Berishës, nuk do të ketë asnjë takim.

Vetëm pas kësaj, Basha ka lejen të takohet me Ramën.

Por, kur tashmë është e qartë se PD nuk ka ndërmend ta votojë reformën në drejtësi, pasi dje u bë e qartë edhe më shumë me faktin se ajo nuk e ka përfshirë në prioritetet e saj, takimi Rama-Basha do të ishte i kotë.

Përveç shou-t, ai nuk do të prodhonte asgjë.

3 komente në “Pa mbaruar dënimi i “babit” Sali, nuk ka takim Rama-Basha”

  1. grig says:

    Referendum, referendum, referendum!

  2. grig says:

    Referendum, referendum, referendum! Te pakten na fusni ne Europe! Pasi dihet qe edhe reformave do te manipulohet! Pd- eshte parti e elementeve frikacak dhe hipokrit! Mjafte me me keta persona gjasme “demokrat”!
    Referendum ! Referendum! Qe PD= Skup ta marri veshe qe e do apo s’do populli! Meqe flasin e i refrohen gjithmon per Popullit! Nese ata nuk genjejne per Erama, a ka rast me te mire se ky qe t’ja fusin ketij “kriminelei” sic i verteti krimeinel atij! Popull ata quajne vehten! Por jo ata jane pjese e inkriminuar, aktualishte jashteqitje. Shikojini me kujdes keto dite si po aplikojne teorine e dhise qe ja pa deles.

  3. veterani says:

    Perderis PD nuk ka axhend te saj Reformen ne drejtesi.Takimi duhet anulluar nga ana e PS dhe te mos kete as nje lloj negociate.Reforma te dergohet ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje