Përse e kërkon Rama, një bazë të NATO-s në Shqipëri?

1 Qershor 2016, 11:18Blog TEMA

Nga Artur Zheji

Pardje në fjalën e tij, të natyrës gjeo-politike, Edi Rama, rrëfeu se ka, pas vetes këshilltarë të mirë, të politikës ndërkombëtare dhe gjeopolitike.

Në Asamblenë e përgatitur me kujdes nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, dhe Ilir Metës, kryeministri hodhi në tregun politik dhe jo vetëm të kësaj Asambleje, dy teza të mirë studiuara dhe që do te kenë padyshim efekte pozitive në marrëdhëniet e tija të mira publike, sidomos në fushën ndërkombëtare.

Teza e parë, lidhej me “Ëndrën” e vet dhe të Pandi Majkos, për të patur një bazë ushtarake të NATO-s në Shqipëri. Pamvarsisht se kjo nuk është dhe nuk mund të jetë një tezë, mirëfilli e Majtë, është gjithësesi një Tezë e Real Politikës, e shëndetshme dhe e dobishme. Për Shqipërinë, padyshim, por edhe për karjerën politike të vet Kryeministrit.

Do të ishte tunduese të thonim se Rama, e ka bërë parashtrimin e kësaj teze gjeopolitike, duke përllogaritur efektet pozitive që ai do të përfitonte në arenën ndërkombëtare, por do të ishte e padrejtë, të ndalonim thjesht në këtë lloj dekriptimi.

Padyshim, një bazë ushtarake e NATO-s, në Shqipëri, eventualisht në periudhën e qeverisjes Rama, do të ishte një sukses personal i tij dhe do të cimentonte edhe më tej, pushtetin e tij politik, si oksidentalist, me largpamësi gjeopolitike.

Dhe, si edhe rrëfejnë eksperiencat e vëndeve të tjera që kanë baza të tilla ushtarake, Rama si kryeministër, do të gëzonte një tolerim disa herë më të madh, për mëkatet e qeverisjes së brendshme, apo për standardet e dyshimta, të demokracisë që ai do të implementonte, në Shqipëri. Në këtë optikë, kundërshtarët e tij politikë, në rrafshin e politikës së brendshme, do të pësonin në një rast të tillë, një “nokdaun”, që do të mbahej mend gjatë.

Gjithmonë nëse Nato, ka nevojë për një Bazë Ushtarake në Shqipëri dhe nëse kjo përputhet me ndonjë kërkesë të postuar “top secret”, kohët e fundit në skrivaninë e tij kryeministrore.

Por kjo Tezë, është fryt, i një këshillimi, padyshim të mencur dhe efikas. Dhe, gjithmonë nëse vihet në jetë, pozitive sa më ska, për mbrothësinë oksidentaliste të Shqipërisë. Një turravrap, drejt integrimit de facto, në Bashkimin Europian.

Si edhe padyshim, të pasuarit e një pakete ndihmash ekonomike, në formë investimesh dhe financime projektesh infrastrukturore, me leverdi të mirëfilltë kombëtare dhe me reze të gjerë veprimi, Tiranë-Prishtine-Shkup.

Pra është një tezë dhe një kërkesë, gjeopolitiksht e duartrokitshme. Madje me të dyja duart. Një Bazë Ushtarake e Natos-s, do të ishte, një mburojë ushtarake, gjeopolitike dhe një faktor zhvillimi, shoqëruar me një sërë garancish, afatgjata për vendin.

Teza e dytë, lidhet me deklaratat që Rama, artikuloi, në lidhje me marrëdhëniet e Shqipërisë me Federatën Ruse, putiniane. Ekspansioni i së cilës në Ballkan, shihet dhe përjetohet në mënyrë shqetësuese, nga aleatët europianë dhe amerikanë. Në fjalën e mirë këshilluar, që Rama mbajti në Asamble të Nato-s, përpos shtesave të tija mikluese dhe të pavenda në atë Ambient për Majkon, ai parashtroi një linjë të qartë demarkacioni ndërmjet Rusisë putiniane dhe Shqipërisë, kufi i cili, ka një ndjeshmëri të lartë në aleatët tanë në Bruksel dhe Ëashington.

Aq më tepër se simbas të dhënash të pakonfirmuara, nuk janë të pakët sipërmarrësit shqiptarë, që rrotullohen si satelitë përreth Selisë Rozë, që janë përpjekur dhe përpiqen, përmes kompanish “bija” dhe kompanish “mbesa”, të sjellin dhe të nxisin në depërtimin në Shqipëri, të kompanive “Nëna”, që janë në të vërtetë, kompani të fuqishme ruse, sidomos në fushën e karburanteve dhe të infrastrukturës. Me ndihmën e kryqëzimeve kompanish serbe dhe shqiptare, të cilat synojnë përmes forcës së kapitalit dhe lidhjeve politike, afrë Selisë Rozë, të kapin pika ekonomike kyce në vendin tonë.

Kështu që këto deklarata të Ramës, për një vijë ndarëse dhe mbrojtëse ndaj ekspansionit rus në Ballkan, nëse nuk do të mbeten në rrafshin retorik dhe pra, thjesht fjalë, duhet të shndrrohen edhe me më shumë se kaq, në terren konkret.

Vihet re pra, përvec mirëkëshillimit në hartimin e këtyre tezave të kryeministrit, edhe një mbështjetje joshëse, që në pritje përcjelljet e nivelit më të lartë, duket se kryeministri ka përfituar, falë aftësisë për tu vetë vecuar, si përfaqësues i pjesës më të shëndetshme të klasës politike shqiptare.

Se sa është e saktë kjo gjë, ne në Shqipëri, e dimë më mirë, se sa ndërkombëtarët.

Por kjo është një temë tjetër./ 360grade.al

21 komente në “Përse e kërkon Rama, një bazë të NATO-s në Shqipëri?”

  1. HA HA HA says:

    ha ha ha
    dolen nga haleja anal.istat
    te sqarojn popullin – perse pordhi Rama ne samit !
    oTEMPORA o MORES

  2. REZI says:

    O Artur, po ju gazetaret nuk duhet te jeni rruajtesit fanatik se gjuhes te bukur shqipe??? E ka mbytur shkrimin me barbarizma…

  3. Xyz says:

    Po ti o avdall ku e di qe jane keto kompani pseudo ruse qe po sillen reth qeverise? Cili eshte qellimi i ketije artikulli? La vecchia baldraca ha trovato un cliente abbiente…. Burre kurve sic je ti ke gjetur ndonje porosites per kete artikull, me pagese kuptohet. Mua nuk me cudit ligesia jote por makuteria e Meros per te pirfituar edhe dhjame nga pleshti qe ti boton shkrime ty .

    1. LORA says:

      Big like,komentit tuaj Xyz.

  4. Kola says:

    Edhe pse kete lloj analisti e kam alergji per bythelepirjet e dendura te te gjithe kraheve, pranoj se kete analize e ka bere me kujdes e me argumente te pranueshem. Ne keto kohe kur politika feudale e Salehut, na ka lene nen meshiren e perendise, eshte i dosmosdoshem nje hap i tille.

  5. Agron says:

    O Zhej, kujdes shqipen se ne vrapin per t’u dukur i mençur, nuk duhet harruar nga vjen dhe çfare je. Te dish te perdoresh gjuhen tende siç duhet dhe me termat shqip sipas rastit, eshte kulture dhe zgjuarsi. Te huazosh terma te huaja eshte perveç se e panevojshme shumicen e kohes, por edhe siperfaqesore.

    Shkrimi permban nje perseritje-rierseritje te panevojshme te te njejtave fjale dhe lajka, pa ndonje gje konkrete. Medioker.

    1. Kujtim says:

      Ky xhei eshte shum Gomar e ka kokrn si qen stani ta besh pace do nje jave ta ash

      1. Vita e Nastes pe Kolkondasi says:

        Po per ato qe shkruan Zheji, zoti Kujtim, keni ndonje mendim? Apo eshte jashte mundesive tuaja intelektuale te pertypni ato qe thuhen ne artikull? Ashtu sic thua edhe vet, ha pace dhe mos u perzie ne gjera qe nuk jane ushqim per mendjen tende, zoteri.

  6. pjatalarsi says:

    Nje shkrim me shume fjali e qe thote pak, per t’mos thene: asgje! Si perhere, mania e Arturos per tu terhequr vemendjen atyre “lart”, se ai eshte nje analist, ndaj edhe duhet ta degjojne ate, ne mos e kane frike!

  7. ariff says:

    Foli perseri ky KOQJA E KANDARIT .

  8. Kuq e zi says:

    Nuk je per shkrim o shoko se cdo shkrim te duhet nje bukurshrim
    Gjysmen e fjaleve se marr vesh ca gjuhe jane

  9. england says:

    Ky anal-isti shume shpesh me kujton Tos Nanon!Ai ishte “mjeshter” i te ardhurit rreth e rrotull dhe ne fund nuk kuptohej se cfare thoshte,pretendonte se shprehej ne menyre inteligjente,por ne fakt edhe ai vete nuk e dinte se ku donte te dilte,e njejta gje ndodh dhe me kete Arturin qe thote shume por ne perfundimin e shkrimit nuk konkludon,per shembull une si lexues do desha ta dija nese vete Zheji eshte pro ngritjes se nje baze te NATO-s ne Shqiperi apo jo,dhe nese eshte atehre skishte pse i binte nga Kina,nese eshte kunder ai qofte per mendjen qe ka se sic e permend ne shkrim thjesht eshte nje cope shqiptari ne anen e Putinit.

  10. aqif tahipi says:

    O papagalos nombre 2 ,mos valle e ke fjalen per fazlliqin e sales apo per filizat e mishkovicit qe ma a dihet lulezuan ne kohen e salehut ? Me sa po shohim edhe nga zhvillimet e pajisjes se pergjimit , aksi pro italisan perendimor eshte tek rama ndersa antiitalianet dhe proserbo ruso sllavet jane prane jush zhejo .

  11. Sit back and relaks says:

    Zheji, e ke dhi. E di vete ti sesi. Nuk mendoja se edhe ti kishe nje celes kopil per te hyre e per te dale nga dericka e ambasades ruse ne tirane.

    1. LORA says:

      Po ti je roje ,,,apo frekuentues ,me celes kopil,i kesaj ambasade????????

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        Lora, relax thpirti. try to enjoy your life as it is, do not make it harder to yourself.

        1. LORA says:

          ,,,qenke frekuentues ,me celes kopil,,,,dhe tur-ulli te paska hy ne hise.

          1. sit... back..and relaks →→→ says:

            Lora dearling, meso te kuptosh ato qe lexon pastaj komento.

  12. D says:

    Qe ne hapje te shkrimin ke prezantuar veten kush je duke bere nje bythelepirje te drejteperdrejte ndaj Ilir Metes. Kuluf PA personalitet.

  13. Mentari says:

    Rama ne rradhe te pare eshte nje njeri krejtesisht pa iteligjence dhe largpamesi,e dyta Nato dh Amerika nuk mund te vendosin baza ushtarake ne nje vend qe anarkie e Kriminaliteti sundon vendin dhe qe eshte futur ne thellesi te shoqerise se saj,Mungon drejtesia qe eshte oksigjen per jetesen e nje shoqerie dhe e katerta Bazat ushtarke nuk futen ne shqiperi per aresye ruajtjen e Ballances se sotme te politikes Europiane ne Ballkan qe do te thotse Kombi shqiptar ka akoma problem Territoriale te pazgjidhura me fqinje e saj dhe me bazen ushtarake teNatos apo Amerikes mbrenda territorit te saj provokon fqinjet dhe Amerika apo Nato nuk e pranon ate dhe per kete aresye ata mendimet se gjoja Rama apo mendjet e pjerdhura te Inteligjences Inferiore gazetariste shqiptare po bejne perpjekje per te prure baza ushtarke Amerike apo Natos etj,Jane pordh me rigon dhe thashetheme injorantesh qe gjenden ne mase te madhe vetm ne territorin shqiptarArtur shko e merru me mihanet se per Analiza politike je shum larg rialitetit apo kapasitei tuaj

  14. safo says:

    E perse u dashka nje baze amerikane ne Shqiperi? Nje baze amerikane, kudo qofte ajo, ka parasysh interesat amerikane dhe jo te vendit ku eshte baza-kete fakt elementar e dine dhe nxenesit e tetevjecares. Real politike dhe ekonomi tregu dmth hapi deren cdo lloj kompanie qe ekonomia shqiptare ka interes, nuk rendesi ne se eshte ruse apo gjermane. Madje sidoqofte puna gaz natyror psh apo produkte te tjera mund te vijne nga Rusia por jo nga Amerika. Kjo eshte ABC elemntare e akonomise se tregut: “Levizje e lire e kapitaleve, e njerezve”. Kur disa kapitale pengohen per ti dhene perparesi kapitaleve te tjera, ketu cenohet parimi themelor ne dem te vendit qe aplikon nje diskriminim te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje