Mafia shqiptare po tmerron Holandën, kryeqendra e saj Roterdami

2 Qershor 2016, 20:02Kronika TEMA

Vrasës, trafikantë droge, grabitës dhe pastrues parash.

Kështu e nis artikullin e saj revista holandeze “Revu”, e cila thekson se ndikimi i mafies shqiptare në botën e krimit në Holandë po bëhet gjithnjë e më i madh.

Policia shpreh shqetësimin për grupet jashtëzakonisht të dhunshme të shqiptarëve, të cilët tregojnë një ekspansionizëm të frikshëm.

Ata janë aktivë në të gjithë vendin, siç thekson artikulli, por Roterdami është kryeqendra e tyre, teksa përpiqen për të zgjeruar territoret.

Në Roterdam ndodhet porti më i madh i vendit dhe prej andej kryhet edhe trafiku më i madh narkotikëve nga Amerika Latine.

Sipas revistës, studiuesit e krimit të organizuar ndërkombëtar i cilësojnë shqiptarët si “shumë të dhunshëm”, raporton Ora News.

Gazetari i revistës bashkëbisedon me një shqiptar i quajtur Njazi, i cili ka qenë i dënuar më herët në një burg gjerman për kultivim droge, veçanërisht marijuanës.

Aktualisht, ai jeton në një fshat në Holandë dhe rrëfen historinë e tij, duke theksuar se lirinë çmon mbi gjithçka. Shqiptari është mes të 30-ve dhe se që në moshë të re është përfshirë në krime të ndryshme.

Aktivitetin e ka nisur fillimisht në Shqipëri dhe më pas e ka vazhduar në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë.

Ai ka kaluar disa vite prapa hekurave, teksa thekson se “burgu në Shqipëri është më i vështiri”.

Artikulli thekson se kur Shqipëria ishte në buzë të humnerës në vitin 1997, Njaziu ishte adoleshent, çka e detyroi të ndërmerrte rrugën e krimit.

1 komente në “Mafia shqiptare po tmerron Holandën, kryeqendra e saj Roterdami”

  1. tfgs1 says:

    Revistes olandese duhet ti behet me ditur se nuk kemi te bejme me vero shqiptare por sunite,shiite,came,kosovare,shpellare shqipfoles te cilet nuk jane problem vetem ne Oland por ne gjithe Evropen apo edhe Ameriken……………….rrace gjaxoresh arabe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje