Rroshi në Itali, nis procedurat ligjore për të fituar pafajësinë

1 Qershor 2016, 21:40Kronika TEMA

Elvis Rroshi duket se e ka marrë me nxitim aksionin për të pastruar të shkuarën e tij. Burime të sigurta i pohuan Top Channel se kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës ndodhet tashmë në Itali, ku ka nisur procedurat ligjore të një procesi gjyqësor.

Duke i kujtuar ish- ministrit të Brendshëm Lulzim Basha vrasjet e 21 janarit, Rroshi thotë se do ta ndjekë çështjen në Itali derisa të marrë pafajësinë, ndersa sa i përket zgjedhjeve në Kavajë, kryebashkiaku i dorëhequr i thotë kreut të opozitës se nuk do ta fitojë më kurrë Kavajën.

Nga Italia, ku dhe ndodhet, Rroshi ka reaguar sërish për akuzat që i bëhen atij nga opozita. Në një reagim në Facebook, ai thotë se e dha dorëheqjen për diçka që e zbuloi vetë dhe jo opozita. Në dokumentin zyrtar të vetëdeklarimit, Rroshi nuk ka shënuar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane.

Dënim për të cilin Rroshi tha në deklaratën e dorëhqejes se nuk ishte në djeni. Sipas tij, ai kishte mësuar nga avokatët se në vitin 1992 kur ishte vetëm 16 vjeç ishte dënuar. Rroshi thotë se mbante mend vetëm që ishte shoqëruar mes shumë personave të tjerë pas një sherri masiv në kampin e refugjatëve ku ai ndodhej, në Itali.

Pak pas protestës që mbështetësit e tij organizuan në qendër të Kavajës, Rroshi mësohet të ketë udhëtuar drejt Italisë për t’u paraqitur në gjykatë, ku me avokatët e tij do të kërkojë pafajësinë.

7 komente në “Rroshi në Itali, nis procedurat ligjore për të fituar pafajësinë”

  1. O Tempera.O Mores!! says:

    Sa turp!
    Ka dy dite qe hajdutet dhe kriminelet periodike te PD-se, bashke me mediaprostitutat e tyre po ulerijne me ngazellim per doreheqjen e Elvis Roshit.A thua se me ne fund, ne Shqiperine e grabitur,shkerdhyer e ne fund vrare, eshte gjetur autori.Dhe tani,qe sot e tutje,me ne fund,pas gjithe ketyre viteve dhe perpjekjeve , krimi dhe tradhetite ne kete vend moren fund.Dhe per kete,populli duhet ti jete mirenjohes Partise Demokratike.O Tempera.O Mores!
    Banditet dhe vrasesesit me logon PD, qe u kujton shqiptareve gjithe te zezat e ketyre 26 viteve, u bejne thirrje atyre qe t’u jene mirenjohes, per “zbulimin” qe i bene Kryetarit te Bashkise se Kavajes.O Tempera.O Mores!!!

  2. durresi says:

    sado ta pastroje te shkuaren e tij ky rroshi nuk mund te behet prape kryetar bashkie sepse ka genjyer ne plotesimin e formularit. Fakti qe nuk e dinte (beson njeri qe ai me te vertet nuk dinte ?!!!!) eshte problemi i tij, sepse ligji nuk e njeh injorancen

  3. Topci Gjyzeli says:

    kavajs edhe perdhunim
    nje gje e keqe te vjen ne mendje

  4. xyz says:

    vendimi I gjykates qe te ka denuar ty, mesa kuptojme eshte I vitit 1992. Pra 24 vjete me pare. Keshtu qe ty or mik, edhe sikur te keshe qene vertete I pafajshem, te kane kaluar te gjitha afatet ligjore per te bere rekurs e per te kerkuar pafajesi! Atehere per cfare lesh procedurash ligjore flet qe do hapesh? Apo vari lesht, “ta hedh njehere ne treg si teme se mbase e hane shqiptaret”?!

  5. Kujtim says:

    Rosh eshte BURRE

  6. geron says:

    Pse merreni me kete problem te mbyllur?
    Pse i jepni kaq vlera ketij te pavleri?
    Ky 16 vjec denohe dhe rezulton refugjat
    pra: ky ska bere shkollen e mesme . Dhe ky E…. na kthehet nga emigrimi me fakultet te mbaruar. Çudira shqipetare

  7. dada says:

    Me mire nje Elvis Roshi qe ne nje moshe prej 16 vjec ,( une nuk mendoj qe ai I ka bere ato , pasi ne vitet 1992 , te gjithe shqiptaret nuk kishin buk per te ngrene jo me te benin seks , por mund te jete nje veper te bere nga te medhenjete dhe mund te ja kene rasur Evisit qe ishte nenmoshe. NUk I vjen e keqja shqipersise nga bibilushi I Elvisit 16 vjec, por cfare duhet ti behet me bibilushat e medhenje qe jane ne karriket e shtetit, qe kane vjedhur dhe vrare dhe na kane perdhunuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje