‘Euro 2016’, policia shqiptare do të ruajë kombëtaren në Francë

1 Qershor 2016, 21:25Kronika TEMA

Policia shqiptare do të jetë pjese e patrullave në Francë gjatë zhvillimit të kampionatit Europian të futbollit. Ekipi kombëtar i futbollit do të shoqërohet gjatë qëndrimit në Francë nga forcat më të mira policore shqiptare.

Pas një seleksionimi ku morën pjesë të gjithë elementët më të mirë të policisë shqiptare u përzgjodhën 5 oficerë të policisë shqiptare që janë pjesë e elitës së uniformave blu, për të shoqëruar ekipin kombëtar të futbollit.

Caktimi i tyre erdhi pas një kërkese të vetë autoriteteve franceze, të cilat ia kanë kërkuar këtë çdo shteti pjesëmarrës në Euro 2016.

2 komente në “‘Euro 2016’, policia shqiptare do të ruajë kombëtaren në Francë”

  1. Topci Gjyzeli says:

    Hajde se nuk i trazojne arkadashet arabofranceze keta fotbollistet tane se keta dalin me gishtin perpjete ne fotografi
    Ose sic thote populli jone: shkurt muhabeti nuk bie rrufe ne hale

    1. Pip says:

      Ha ha ha ha sa com qesh..ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje