Hetimet në Qendrën e Zhvillimit Social në Shkodër zbulojnë një tjetër skandal. Tre femra në moshë madhore, paciente në këtë Qendër kanë ngelur shtatzënë dhe dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme.
Këto janë zbuluar gjatë hetimeve dy-javore të Prokurorisë së Shkodër për të cilën sot janë ndaluar drejtoresha dhe një infermiere e Qendrës së Zhvillimit Social në këtë qytet, të dyshuara për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës.
Gjithashtu ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike.
Në bazë të hetimit të deritanishëm, Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar si përgjegjës për trajtimin jo në mënyrën e duhur shtetaset Juliana Cepi, drejtoreshë e Qendrës, si edhe Aida Ymeraj, infermiere në këtë qendër.
Ndërkohë, po vijohet hetimi për të identifikuar plotësisht rastet e dhunës, si edhe përgjegjësitë e punonjësve të Qendrës, neglizhenca e të cilëve ka sjellë si pasojë shtatëzaninë e femrave me probleme mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre.
Hee, nuk e ka mare vesh Sali Berisha kete skandal, pa do detyronte Lulin ti cirrte masken kryetarit te bashkise te atij qyteti nga i cili varen si shtepia e femijes dhe shtepia e njerezve me te meta mendore, te cilat po shperndajne skandale te padegjuara.