Grabitja e plazhit në Karaburun, pranga për pronarin dhe dy zyrtarë

2 Qershor 2016, 09:14Kronika TEMA

Në vijim të hetimeve që janë duke u zhvilluar nga ana e Prokurorisë Vlorë, në bazë të të cilave u sekuestruan 220 ha truall në Karaburun, mbrëmjen e së mërkurës janë ndaluar shtetasit edhe 3 shtetas të tjerë.

Bëhet fjalë për Blerina Dhramin, ish-nëpunëse e ZVRPP Vlorë, aktualisht me funksion avokate në qytetin e Vlorës; Rajmond Mezi, personi në emër të të cilit është regjistruar prona dhe Donika Besimaj, me detyrë përgjegjëse e arshivës pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Personat e mësipërm janë ndaluar si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të falsifikimit të dokumentave e kryer më shumë se një herë, në bashkëpunim, shpërdorim detyre dhe pastrim i produkteve të vepres penale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje