Presidenti nuk e ka pranuar kërkesën për ta emëruar si prokuror, por këtë të drejtë ia ka dhënë Gjykata Administrative, e cila madje me një vendim të saj urdhëron Bujar Nishanin ta emërojë në detyrën e prokurorit.
Bëhet fjalë për bashkëshortin e ministres së Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Ermonela Felaj, Bledar Valikaj, i cili i është drejtuar Gjykatës Administrative duke ankimuar veprimin administrav të presidentit, i cili ka rrëzuar në heshtje kandidaturën e tij të propozuar nga prokurori i Përgjitshme për t’u emëruar prokuror në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Kukës .
Por pavarësisht se vetë Valikaj i ka kërkuar gjykatës që vetëm të detyrojë presidentin të shprehet gjykata ka kaluar më tej duke vendosur madje të urdherojë Kreun e Shtetit të emërojë prokuror, raporton Ora News.
Vendimi është shpallur në 23 maj të këtij viti dhe nesë do të ngelet ne fuqi edhe nga shkallët e tjera te gjyqësorit do të përbëjë nje precedent në rast të kësaj natyre
More…po çfarë ka bër;ë ky,Bledar Velikaj…se qenka bo problem i modh…Ai thotë që:gjykata,presidenti në fakt… ta shqyrtojë dhe të më kthejë përgjigje…cilado qoftë ajo….Ndërsa,këta të PS….shkojnë shumë më larg…Jo vetëm e rekomandojnë….por edhepo e urdhërojnë…..Marrëzi dhe turp i madh bashkë….