Shkullaku: Rilindja e Edi Rama ka prekur fundin, u bë qesharak që në fillimin e saj, ndryshe nga Nano e Berisha

2 Qershor 2016, 10:55Blog TEMA

Armand Shkullaku mendon se qeverisja e Ramës, ndryshe nga ajo e Fatos Nanos dhe Sali Berishës, është bërë qesharake që në fillimet e saj.

Sipas tij, Rama nuk ka bërë asnjë gjë për t’u mbajtur mend këto tre vite.

“Rilindja e Edi Ramës ka hyrë rrufeshëm në fazën e saj të fundit, atë të shndërrimit në qesharake. Zakonisht qeverisjet në Shqipëri kanë kaluar nëpër disa etapa, relativisht të gjata, përpara se të prekin kufirin e fundit, atë të ridikulizimit.

Fatos Nano, për shembull, dhe PS gjatë periudhës së tij, ndërmorën disa reforma, nisën shumë punë dhe kaluan disa prova (stabilizimi i vendit pas ‘97, reforma fiskale, kushtetuese, privatizimet, investime në infrastrukturë etj.) derisa arritën në fund të mandatit të dytë, ku bashkë me degradimin e qeverisjes mbërriti pashmangshmërisht edhe qesharakëzimi. Mbahen mend ende pamjet e Nanos tek përpiqej me shtatin e tij të luante basketboll me “tigrat” e rinj të PS, drejtorë tatimesh e doganash. Ose lulet e dasmës apo festa kitsch e ditëlindjes. Për të mos harruar fjalimin e “zogut vetmitar që prapa i vinte historia”.

Qeverisjes së Sali Berishës, për shkak edhe të karakterit të tij, iu desh më shumë kohë për të mbërritur tek ridikulizimi. Qeverisja e demokratëve gjithashtu, shënoi arritje të mëdha gjatë mandatit të parë, për të shënuar rënie në gjysmën e të dytit dhe për të regjistruar në fund fazën qesharake. Krahasimi me ekonominë gjermane, rekordet e kryeministrit herë në det e herë në male, kandidimi i të majtëve për të djathtë dhe dipendenca nga ngjalat e Metës, janë vetëm disa fragmente nga parodia e fundpushtetit.

Ndërkohë, Rilindja e Edi Ramës ia doli të bëhet qesharake që në krye të herës, madje pa shënuar asgjë tjetër. Absolutisht pa bërë asgjë thelbësore, nga dita e parë e mandatit të bujshëm të 23 qershorit dhe deri më sot, kur ky mandat është katandisur thjesht në një shoë të lodhur humoristik. Nisi me fotot e lyerjes së kryeministrisë dhe po përfundon me fotot e të brendshmeve të kryetarëve të bashkisë.

Prej marrjes së pushtetit e deri tani, kryeministrit i është dashur të gjejë lloj-lloj argumentesh e të shpikë justifikime për njerëzit e tij, që po i bien dita-ditës si simbole të korrupsionit apo lidhjeve me krimin. I është dashur ta bëjë për Frrokun, Ndokën, Prengën, Roshin, Xhelilin… pa përmendur dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë, që janë varur si medalje degradimi në gjoksin e Rilindjes. Një rekord absolut për një forcë politike në vitet e para të mandatit të saj qeverisës”, shkruan Shkullaku për Mapon.

Sipas tij, Rama duhet ta pranojë se ka dështuar:

“E nëse qeveritë paraardhëse nisën të latohen nga fundi, kjo e Rilindjes e kapi fundin që në fillim. Sukseset imagjinare në ekonomi, shkëlqimi i kryeministrit si artist ndërkombëtar e si lider global, e deri te deliri provincial për t’u treguar amerikanëve se çfarë presidenti meritojnë, e kanë shoqëruar qeverisjen që në ditën e parë të mandatit të saj. Për të mos harruar gallatën live, gati të përditshme, ku kryeministri përsërit, si një aktor bajat humori, batutat për flokët me xhel, skedinat e lotove apo gratë që ua mbledhin burrave.

Ndoshta kryeministri nuk e kupton që ka ardhur momenti të pranojë abortin e diçkaje që nuk lindi kurrë, e jo më të rilindte. Shqipërinë e premtuar para 23 qershorit. Është më mirë të pranosh dështimin, se sa ta shesësh atë për sukses apo të përpiqesh ta mbulosh me gjethe fiku. Sa më shumë të zgjasë kjo përpjekje butaforike, aq më qesharake do të duken mufkat e kryeministrit përpara kamerave, parqet e lodrave të Erionit apo spajdermenët e Tahirit. Dikush duhet t’u tregojë se janë aty jo për të na gajasur por për të na qeverisur”.

30 komente në “Shkullaku: Rilindja e Edi Rama ka prekur fundin, u bë qesharak që në fillimin e saj, ndryshe nga Nano e Berisha”

  1. Tonini says:

    Ik mer legen,dhe 10 vite te tjera aty do jesh duke vjellur vrer,po nje cope m…. do marresh.

    1. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

      Artikull tendencioz por shume I vertete.
      Edrama eshte megalloman dhe si i tille edhe diktator.
      Ne qofte sqoi semuri Sali Berisha na krahasonte me Gjermanine , Edi Rama i jep mendje Amerikes. Hajde gjeje ku eshte Ironia ketu.
      E vetmja arritje e Edi Rames eshte futja ne burg e fukarenjve per disa mijra leke, qofte edhe 100 ndra mijra por jo kur I vjell shtetit Banken e Fullanit.

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        hahahahahahahaha, me ket surrat diversanti do me na dhon men shkullaku. po bie ere 100km larg qe eshte vene ne levizje skema e njohur tashme, skeme e vjeter dhe kaq shume e perdorur sa eshte holluar eshte bere si flete cigare. pikerisht, nje here ne kater vjet, pikerisht nje vit perpara zgjedhjeve te pergjitheshme dalin tipat si shkullaku, zheji, etj shoke e shoqe te ketyre dhe ndezin makinerine e analisteve me pagese. gjitheshka ne funksion te mafies politike e cila eshte ne fazen pergatitore te pazareve elektorale dhe tani eshte momenti kur duhet te mobilizohen biznesmenet e partive te cilet duhet te derdhin pagesat per analistet e partive, te cilet nga ana e tyre vene ne levizje makinerine e shantazhit dhe presionit ndaj kundershtarit per ta detyruar ate te leshoje me shume sesa do te donte. Nje gje interesante qe duhet vene ne dukje eshte qe ne ndryshim nga koha e berishes kur e gjithe media dhe analistet kontrolloheshin nga saliu dhe nuk pushonin se mbrojturi apo justifikuar krimet dhe vrasjet e saliut sot ne mbrojtje te qeverise socialiste nuk ke asnje nga keta analistet. Nuk besoj se Ed Rama nuk ka fuqine ti bleje qe tju mbylli gojen, problemi eshte pikerisht e kunderta, qe keta palaco analiste nepermjet shkrimeve te tyre here i bejne shantazh e here ofrohen qe te blihen nga pushteti, i cili mesa duket nuk ja u ka mbushur portofolin sic bente saliu ne kohe te vete.

  2. Timi says:

    Cfare flet mor trap…

  3. jani says:

    ku merr vesh nga analizat ti mor qyp. interesa te medha te ka prekur Rama se nuk shpjegohet ndryshe . qe kur u krijua qeveria ke qe flet sipas interesit tend. megjithate sa per info edhe 8 vjet Ramen do kesh keshtu qe merre me sportivitet.

  4. Shqupisti says:

    NJe kokelope , qe i kane zene trute mish, nuk mund te kuptoje reformat e medha te kesaj qeverie per te bere shtet. Gjer tani me Nanon e ne menyre te vecante me berishen ka qene amulli. Po ti o shkullak ben pjese ne stanin e langonjve te berishes dhe doemos leh sa here te ndersejne. Ti sikurse ytzot , nuk doni qe te behet shtet. Por doni apo nuk doni ju, populli votbesoi Ramen dhe pergatituni ,se gjat do rrini aty ku jeni e do tju duhet vetem te lehni.

  5. jani says:

    spidermeni i Tahirit ishte per te treguar qe se me sa pak gje mund te lumturohen keta femije por tarafi jot nuk e kupton, se zotrote flet me gjuhen e milionave . paraardheii ai idioti Noka nuk kish mend per te tilla gjera, biles ai nuk kish kohe pasi sa vinte ora 11 e dites ne shqiperi vriteshin te pakten 5 ose 6 veta . megjithate ti nuk ke faj perderisa te jepet mundesia ne gazeta apo tv te thuash mendimin tend . kjo kategori palacosh eshte pergjegjese per katandisjen e ketij vendi.

  6. arben says:

    Per fat te keq jeni bere nje grup i madh gazetaresh e analistesh qe sulmoni Edi Ramen perdite e pa u lodhur .Une nuk e di a eshte me qesharaku Rama por ne krahasim me ata qe iken eshte shume lart .Nuk mund te krahasosh Ramen me nje vrases si Saliu apo nje njeri te degraduer si Nano.
    Nuk krahasohet policia e Tahirit me ate te Mulit ,apo Erjoni me Bashen .
    Pse nuk beni nje parti ju analistet me Lubonjen kryeminister qe te na shpetoni ne shqiptareve nga Ramet ,berishet etj .
    Beni fushate per antishqiptaret,se po rierdhen ne pushtet do fitoni ndonje gje .

    1. Viktor says:

      Sepse analistet e dine vendin e tyre dhe nuk behen qesharake duke marre persiper pune qe nuk iu takojne. Keto hajvanlleqe i ben Edi Rama qe se kush ia prishi mendjen se mund te behej edhe politikan, pasi deshtoi si piktor, si basketbollist, madje edhe si mashkull.

  7. ben says:

    Diskutimi I vetem tani eshte nese rilindja do I mari apo jo 10 % te votave?
    Dhe ca do behet me PS mbas humbjes se zhjedhjeve a do ngelet ne dore te karagjozeve te rames apo do ju kthehet socialisteve?

  8. Shoku Rrok i Druve says:

    Me kujtohesh ti Armando dhe mjaft Shkullaker te tjere, ne ditet e pas qershorit te 2013, se si rrinit si pula te lagura, maje kotecit per te pare nga do te veje flugeri. Po mos ki as ti dhe shkuallkerit e tjere se po afron dita e 96 per qiondshit te shqiptareve, qe po i jep ze Amerika dhe Europa, pasi ju ndyresira, sherbetore e kriminele nuk i perfillet fare dy qershoret qe e theqafuan Perbindshin Salih Berisha, “rritja” e te cilit po vjen ne kreshendo, pasi e di mirefilli se c’fund kolektiv dhe mijera individuale te tjere qe e pret e mezi po durojne pasi u ka vare (si gergas e doras) te dashurit e tyre, i ka ngrene jeten e vrare ate. Haka, edhe mund te vonoje edhe pak, po s’ka rruge tjeter, do te shkoje te 96 per qindshi i pushtuar nga banda me qelbur qe ka njohur ndonjehere njerezimi, me petka demokratike, BANDA E SALIH BERISHES, ne te cilen je jo vetem ushtar i bindur, por dhe protagonist per biruce te burgut. Si quhet grupi i juaj i simpatikeve, ku ben pjese edhe fytyremuti Fahri Bytha (Balliu). kembanat e hakmarrjes popullore ndaj ju jenicereve pabuksa e rrjepacake, qe bente pasuri duke trazuar popullin ne kete fare feje, po bien! Ti Shkullak Vjollcvokshi mos harro cfare te kemi thene ty e te gjithe sojesorollopit tend ne 1997-en. Qenef: krahasoke ti Ramen me dy varremihesit siameze te ketij vendi, me Fatos Nanon dhe kryekriminelin,m rasputimin e shek. XXI Saleh Berishen!???

  9. Moni says:

    E cuditeshme. Dje lexpva nje lajm se Shkullaku ishte i vetmi mashkull ne bote qe ka mbetur shtatezane.
    Se pjell i shkalluari, nuk e shqyen bythen populli shqiptar.

  10. Viktor says:

    Si leshohen qente e Rames, te mos ua kritikosh pak “shefin” se nisin te lehin te gjithe ne kor.

    1. Tonini says:

      Ata qente e Rames jane,po ti mi i Shkullakut je qe te djeg? Merre lehte.

      1. Viktor says:

        Mbaj mend qe keshtu lehnit kur ju shanin Nanon, madje edhe per Enverin. Per ju nuk ka rendesi Shqiperia, as e verteta, por vetem shefin te mos ua shajne. Cilido qe te jete emri i tij. Ham-ham

  11. faro says:

    Kete gaz….etar tragjik une nuk mund ta lexoj, se e dij se cfar do te thote, qe kur i lexoj emrin.
    Nuk kuptoj perse botohen llogjet e tij!

  12. Adi New York says:

    Çfare do te thote “ridikulizimi” mer shkerdhat katundar. Qesharak je ti mer jashtqitje qytetarie

  13. gr says:

    Ky robi Shkulla dhe ai tjetri i kllounit Endi per zotin jane kot. Kush ju hap gazetat ketyre. Analista qe operojne me fjalet, klloun, qesharak pa argument serioz. Shihni analizat ne gazetat e huaja. Nje shkrim duhet bere qe personin per te cilin shkruhet te mundet te gjeje seriozitet dhe argumenta per t’ju pergjigjur. Per me teper Kryeminstri apo , presidenti , etj. i nje vendi.
    Keta dy kota “analistash” te mbushur me ligesi, ku Endi se ka qene nip plebeu ne kohe te komunizmit dhe ne gene ka qe duhet te jete gjithmon siper, dhe i dyti per shkak te mungeses se CV si dhe te nje etike prezantuese ne paraqitje dhe diskutime, nuk te mbush mendjen per cka pretendon, te bene te mendosh se keta rob jane te ligj, egoist dhe interesaxhi. Shkullaku, Endi, Blushi do kohe te vije ne pushtet, atehere do te jeni plakur! Bela kjo pune.
    Me duket se Blushi po i kerkon me aresim jashte shtetit per partine e Re. Keshtu qe Endi dh shkulla, kujdes se po ju ik per shales qe s u bete nje here asgje apo edhe ” sherbetor” te Shqiperise ne kete kohe te demokracise. Si dihet edhe Bl. mund t’ju nxjerri jashte lokalit te Partise se tij. Sepse ai ju njeh, cfare jeni dhe sa vleni.

  14. E po kjo pune! says:

    ka te drejte, pa bere ate reformen ne drejtesi dhe aplikimin e saj ndaj haleve te tranzicionit, edhe Rama shkon me te tjeret, nuk ka dallim nga ta. Te beje reformen dhe qytetari te shohe se dikush do jape llogari qofte per Gerdecin, rrugen e Kombit, 21 janarin, shitjen e detit, piramidat, 26 majin, vrasjet politike, 2 prillin (se po del se mban era UDB) etj etj pislleqe, atehere po mund te thuhet se Rama beri dicka. Sa per te tjerat, cdo qeveri ben gjera, po drejtesi asnje nuk bere deri tani dhe afermendsh se jane ne loje interesa te medha ku te gjithe kush me shume e kush me pak jane te lidhur sa kohe ne politike.

  15. Antropologu says:

    As kam pritur dhe as pres gje nga ky une.Nga zhvillimi antropologjik si forma e kafkes,fytyra me eshtrat me te zhvilluara se ato te kafkes,(karakteristike per kafshet)me ate mjeker te pa lare me kujton Njeriun e Neandertalit!Pitekantropin!5 milion vjet perpara.
    Shikojeni me kete sy dhe do me jepni plotesisht te drejte.

    1. Kolegu antropolog says:

      Si antropologu i vertete ne kete faqe (kete nick perdor gjithnje) ndaj te njejtin mendim me ty per studimin antropologjik te Shkullakut por duhet thene se pertej urrejtjes dhe mllefit personal ndaj Rames ka thene shume te verteta ne kete artikull…. Rama vazhdoi rrugen e Saliut ne fundosjen e ketij vendi, madje me dyfishin e arrogances…. 1 milione vote te hedhura ne kosh te plehrave!

  16. ivani i madh says:

    Mero po kontrate ke lidhur me keta palo gazetare qe cdo dite shkruajne ketu duke ditur qe ketu komentuesit me te shumte nuk i onepsin keta funderina te medies Shqipetare .Qe ne vent te jene prane popullit dhe ti meshojne reformes ne drejtesi dhe luften ndaj korupsionit dalin ne mbeshtetje te atyre qe e kane shkatruar e shnderuar kete popull e kete vend.Kjo kase gazetaresh twe inkriminuar ne krime e afera koruotive te tipit Shullaku, Luba, Bushati , Demi e Zhei vetem dem do i sjellin ketij populli e vendi se keta jane sherbetore te politikanve vrases e te koruptuar dhe me pas presin ne mes te vapes si qen te jargavitur kosken e peshtire te radhes edhe pse ajo qelbet ere.

  17. england says:

    Nese te kritikon ky koke-bolja eshte menyra me e mire per te menduar se qeverisja eshte ne drejtimin e duhur!Keta njerez si lloji i ketij qe ulin dhe breket per interesat e tyre,Rama ja ben mire qe i injoron deri ne degjenerim,nuk e harroj fytyren e ketij Shkullakut ne nje emision ne opinion kur Rama i drejtohet ketij dhe Henry Cilit me fjalet se Ju te dy jeni fytyra ekselente e injorances qe behet argument.
    Ky koke-bole duket sikur jeton ne ndonje planet qe nuk arrin te kuptoje diferencat e kesaj qeverie me idhullin e tij Sali!si mundet nje njeri i gazetarise te manipuloje njerzit ne kete menyre duke mos i rreshtuar asnje sukses kesaj qeverie,por vetem deshtime imagjinare ne koken e ketij derrit,reforma ne arsim per kete nuk eshte arritje,po ndryshimi i klimes se energjise ku kompanite tani dalin me fitime nuk i thote asgje ketij,po ndryshimi i sjelljes se policise se shtetit kundrejt qytetareve ketij nuk i bie ne sy,po kthimi i shtetit ne shinat e seriozitetit nuk i thote ketij asgje,mos ky ndoshta do qe shteti te vrase qytetaret per te mbajtur pushtetin,qe ky koke-bolja ta vlersoje qeverine!
    Tipa si ky dhe si Bushtra apo Zheji jane te zhgenjyer nga kjo qeveri se nuk po marrin kocken e rradhes per ta lepire,por jo se i rruhet shume se nje qeveri qe vjen kryen reforma,apo ben shtet,keta thjesht kane hallin e ndonje llokme te majme qe Rama kurre nuk ja ofroi…

  18. aqif tahipi says:

    Mendoj se rama mund te largohet vetem atehere kur ,,ky katunari dhe gjithe katunaret e tjere qe sala i solli nga kooperativat dhe i beri anal iste dhe ju dha pashaportizimin per ne qytet ,te perpiqen tu rruajne bolet gjithe anetareve te ps. Nese ata e kryejne me sukses kete mision te anal istit shkerdhatokrat ,rama mund te largohet.

  19. Illyrians says:

    Nga i gjejne keta gazetare analfabete mor amani, a me shpjegon ndokush cilit rregull gramatikor i perket ky titull?? ; ..”Rilindja e Edi Rama”, qe kur paskan ndryshuar rregullat gramatikore keshtu? Thuhet …”Rilindja e Edi Rames”, lakohet edhe emri i perveçem ne kete rast. Cilet jane keta harbute gazetare analfabete dhe injorante te veshur me kostum qe po na shkaterrojne gjuhen shqipe??!!

    1. Viktor says:

      Po te dije me mire shqip do ta kishe kuptuar edhe pa ndihmen time, por, si shumica e te majteve, jo vetem ne Shqiperi, por kudo ne bote, dukesh qe je injorant dhe po me detyron te te mesoj se si lexohet: Ne kete rast, “e”-ja para emri te Edi Rames nuk eshte nyja e rases gjinore te emrit, por nje nga format e lidheses “dhe”. Sepse ne shqip, kjo lidhese mund te jepet ne te trija format e saj, “edhe”, “dhe” dhe “e”. Ne kete rast ajo “e”-ja qe te ka shqetesuar kaq shume more profan i Gjuhes Shqipe me emrin pompoz “illyrians” mund te lexohet edhe ne formen: “Rilindja dhe Edi Rama…” Mos u nxito here tjeter kur nuk i njeh normat e shqipes, ose kur i perdor duke imituar intelektualet e shquar si Paulin Sterkaj, Taulant Balla, Gramoz Ruçin qe ende thote “alikopter” dhe jo helikopter, etj.

  20. normali says:

    Keta injorante si Shkullaku, kujtojne se me keto shkrime do trembin diku pavaresisht se nuk qendrojne fare. Pika Shkullak! Pika, apo po te shpeton shurra pika-pika nga Edi Rama?

  21. D says:

    Shkullaku katran nga shpirti, debil nga mendja, monster nga fytyra. I ke te gjitha mangut dhe nuk te ve faj. Nga goja jote vetem pegerre do te dalin.

  22. ekland says:

    Po po po sa njerez te nenshtruar, pa nivel, pa pike intelekti, me tipare te theksuara servilizmi dhe bytheqirje komentojne ne kete gazete. eshte pikerisht kjo shtrese qe e la shqiperine ketu ku eshte. njerez pa puls, pa mendim dhe mbi te gjitha pa dinjitet. kushdo qe i kup nonen keta ketu e therrasin babe. njerez qe i nenshtrohen cdo diktature dhe cdo diktatori. eshte skandal… mjafton te lexosh komentuesit masive te temes per te kuptuar ne cfare lloj llumi jetojme dhe pse nuk behet ky vend. kta nuk duan te dine per logjiken dhe te drejten, ketyre ju intereson vetem personi per te cilin bejne tifozllek. SKANDAL Pttuuuuu rrace e qelbur, qofshi gjithmone te shtypur

  23. swastka says:

    Ky permjeres i tualetit Berishian nuk mund te kenaqet kurre me kundershtaret politik te PD. Gjithe endrra e tyre Shqiperia endrra e serbise dhe e greqise dhe financimet maramendese te tyre perfundimisht kane marre fund .Sot Shqiperia e transformuar nga nje shtet qe ishte dikur ne nje pacaure 23 vjecare te katandisur nga nje ish spiun i UDB ka nevoje gjithmone per teoriciente te WC Berisha per te bere shplarje truri ne mesin e nje populli ku dominon nje injorance e trasheguar. Z.E.Rama nuk eshte aspak nje njeri perfekt si edhe cdo politikan ne bote por po te shikojme reformat ,ndertimet e infrastruktures .,ndihmat per te varferit,perforcimi i policise se shtetit,lufta kundra korrupsionit si edhe fjalimin e tij ne Beograd per here te pare me Vucic kjo tregon:se ai ka shume force atdhetare ne vetvete per ti sherbyer nje shteti dhe shume premtime ai i ka mbajtur duke i bere realitet. Sikur kryeministri E.Rama do ta kishte arrestuar S.Berishen per qindra dosje qe mbajne era krim kundra shtetit Shqiptar ai do te ishte Gandi Shqiptar dhe padyshim do te mbetesh nje legjende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje