Strategjia e strehimit social për 10 vitet e ardhshme, kategoritë që përfitojnë

2 Qershor 2016, 18:40Sociale TEMA

Qeveria shqiptare ka vendosur të ngrejë nivelin e kapaciteteve të strehimit social, duke e përshtatur atë me ndarje e re administrative dhe në mbështetje të 61 njësive të reja vendore. Ministria e Zhvillimit Urban njofton se me propozimin e saj Këshilli i Ministrave miratoi “Strategjinë e Strehimit Social 2016-2025’’, një dokument i rëndësishëm politik i cili ka munguar në tërë këto vite. Nëpërmjet Strategjisë synohet zhvillimi i kapaciteteve të 61 njësive vendore për sigurimin e njohurive rreth kërkesës dhe ofertës për strehim social në mënyrë periodike;përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për rritjen e qasjes në strehim të 50% të familjeve në pozita të pafavorizuara; bashkërendimi i përpjekjeve midis institucioneve në nivel qendror dhe vendor, për përmirësimin e procesit të shpërndarjes së strehimit në 61 njësitë vendore; sigurimi i marrëveshjeve të Partneritetit Publik-Privat (PPP) për përmirësimin e alternativave të strehimit social dhe rritjen e numrit tëfamiljeve përfituese me 20% si dhe zgjerimi i alternativave të strehimit, përmes programeve të orientuara për familjet me të ardhura të ulëta e të mesme dhe kryesisht ato të pafavorizuara me 30%. Ky vendim rrjedh nga detyrimi ligjor i ligjit “Për programet sociale të strehimit”. Gjithashtu, nisur nga nevoja për të identifikuar dhe vlerësuar situatën aktuale të strehimit në çdo bashki të re të krijuar nga reforma territoriale, si dhe problematikat e shumta të evidentuara, u pa i domosdoshëm hartimi i kësaj strategjie si një dokument i rëndësishëm politik, i cili do të identifikojë nevojat e strehimit në çdo bashki dhe do të synojë për një zgjidhje të arritshme, të përballueshme dhe cilësore, për strehimin social për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, që nuk mund të përballojnë një banesë në treg të hapur dhe, në veçanti, për familjet në pozita të pafavorizuara që çojnë në përjashtim nga strehimi. Strategjia për Strehimin Social e Republikës së Shqipërisë është konceptuar në bazë të parimeve orientuese sipas të cilave duhet të ketë një paketë të përgjithshme të strehimit që të jetë e gatshme, e arritshme, e përballueshme financiarisht dhe e përshtatshme. Pikënisja për hartimin e vizionit, qëllimit dhe objektivave të strategjisë është nevoja urgjente që ka vendi për të rishikuar dhe përmirësuar kuadrin ekzistues institucional, ligjor dhe rregullator të sektorit të strehimit. Një shqetësim madhor është ofrimi relativisht i pakët i zgjidhjeve të strehimit, për atë pjesë të popullsisë që nuk mund të përballojë financiarisht një shtëpi në tregun e hapur.

Ky shqetësim, merr edhe më shumë rëndësi nëse mbajmë në konsideratë se nga programet e tanishme të strehimit nuk përfitojnë grupet në pozita të pafavorizuara, karakteristikat demografike të të cilave, përbëjnë një pengesë të qartë për përballimin financiar dhe përfitimin nga programet e strehimit. Qëllimi kryesor është ofrimi i zgjidhjeve të gatshme, të arritshme, të përballueshme dhe cilësore për strehim, për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, që nuk mund të përballojnë një shtëpi në treg të hapur dhe, në veçanti, për familjet me tregues të pozitave të pafavorizuara që çojnë në përjashtim nga strehimi. Kjo strategji është konsultuar

me grupet e interesit, shoqërinë civile, institucionet e ndërthurura dhe donatorët por dhe me Avokatin e Popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje