Tensione në PD-në e Durrësit/ Shkarkohet Osman Stafa? Kryetari i PD-së: Jam zgjedhur me vota, nuk më heqin dot me shkresa

2 Qershor 2016, 11:44Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa, raportohet se është shkarkuar me një shkresë që mban firmën e shefit të opozitës, Lulzim Basha.

Me një urdhër të firmosur ditën e djeshme, Lulzim Basha ka shkarkuar kryesinë dhe kryetarin e PD-së Durrës, pas rebelimit të disa ditëve me parë”, thanë burime zyrtare për Citynews.

I kontaktuar në telefon nga HashtagAL, Stafa thotë se nuk ka dijeni për një vendim të tillë.

“Nuk kam qenë në zyrë nga dje, pasi ndodhem në Tiranë për një problem shëndetësor” konfirmon Osman Stafa.

Por ai nuk e mohon mundësinë që një shkresë e tillë të ketë mbërritur, pavarësisht se e konsideron të paligjshme.

“Unë jam zgjedhur në një Konferencë të Partisë Demokratike me votë dhe vetëm një Konferencë e tillë ka të drejtë të më shkarkojë po me votë”, thotë Stafa, i cili deklaron se është kryetari legjitim i një force politike që në themel ka demokracinë dhe votën.

Përplasjet në Partinë Demokratike mes qendrës dhe bazës kanë filluar që kur u mor nga kryesia një vendim për shkarkimin e kryetarëve të degëve në ato zona ku kandidatët e djathtë kanë humbur në zgjedhjet e vitit 2015.

Por kjo ka ngjallur reagime të forta nga kryetarët lokalë, që e kanë konsideruar një vendim aspak të drejtë dhe të paligjshëm.

1 komente në “Tensione në PD-në e Durrësit/ Shkarkohet Osman Stafa? Kryetari i PD-së: Jam zgjedhur me vota, nuk më heqin dot me shkresa”

  1. Toni says:

    Se kush e zgjodhi kryetar kete kok thumbin hec e merre vesh,ky zdi me fol e jo me me udheheq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje