Për tre ditë me radhë sheshi Nënë Tereza do të jetë vitrina e produkteve tradicionale bujqësore e blegtorale e të gjithë vendeve të Ballkanit.
Terra Madre Ballkan një projekt i Bashkimit Europian i ka sjellë ata në kryeqytetin shqiptar me synimin për të përcjellë mesazhin e ruajtjes dhe nxitjes së produkteve tradicionale bio.