Shoqërohet menaxheri i restorantit të njohur në ish-Bllok, u helmuan 18 persona

3 Qershor 2016, 18:46Kronika TEMA

Policia ka shoqëruar në komisariat menaxherin e biznesit, ku u helmuan 18 persona në një restorant në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ngjarja tepër e rëndë me pasojë helmimin e 18 personave të cilët kishin konsumuar ushqim në restrorantin e njohur ka ndodhur sot. Ata janë shtruar në QSUT “Nën Tereza” dhe  diagnoza e përcaktuar nga mjekët ka qënë helmim nga Salmonela.

Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar aktivitetin e biznesit deri në fund të hetimeve që po kryhen nga ana e organeve ligjzbatuese.

Menaxheri i shoqëruar nga policia do të merret në pyetje rreth kësaj ngjarje, për të dëshmuar mbi cilësinë e ushqimit që serviret në restorantin e njohur në zonën e ish-Bllokut. Për shkak të hetimeve që janë në zhvillim emri i biznesit nuk bëhet i ditur.

3 komente në “Shoqërohet menaxheri i restorantit të njohur në ish-Bllok, u helmuan 18 persona”

  1. Patrioti says:

    Po ik o te qifsha gjakun,rropqir grek.

  2. ha-ha says:

    Ha ha haa..
    shkrimi itrete ne TEMA per kete ngjarje dhe nuk e thone emrin e lokalit.
    Eshte kjo gazetari?? Eshte kjo gazeta tema…??
    Lexoni per cimken e gjetur te tahiri, japin detaje edhe pse eshte ne hetim. U gjet te koshi letrave te prera, u leviz nga vendi, u gjeten gjurme gishtash, detaje sa te duash te hetimit.
    Pooor per lokalin ku helmohen njerez, joooo asnje emer asnje detaj.
    Kjo eshte “gazetari investiguese” dhe “ne sherbim te publikut”.
    Jo, kjo eshte gazetari spurdhjake!

    ME konsiderate te ulur pertoke per TEMA !

  3. Bobi says:

    Era tek blloku pse se thoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje