Një flamur gjigant kuqezi po përgatitet në Prishtinë, teksa do të shpaloset ditën kur Shqipëria do të përballet në ndeshjen me Francën, më 15 qershor. Ideja është nisur nga një i ri nga Dibra, me emrin Rinor Sllovas dhe flamuri do të shihet prej të gjithëve në ndeshjen e dytë të Kombëtares në Kampionatin Europian.
Arsyeja se përse ky flamur nuk do të jetë në ndeshjen e parë me Zvicrën më 11 qershor është se përmasat e tij nuk përballohen nga tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet takimi. Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.
Edhe pse nisi si ide e Rinorit, gjatë rrugës ajo gjeti shumë përkrahës nga të tria shtetet ku jetojnë shqiptarët. Ndihmë po jepet veçanërisht nga “Tifozët Kuq e Zi”. raporton Panorama Sport. Projekti po realizohet me forcat vetjake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar rreth 15 mijë euro deri më tani.
Surpriza
Nuk mungojnë asnjëherë. Dje e kanë treguar se janë pranë Kombëtares edhe në stërvitje. “Tifozët Kuq e Zi” kanë surprizuar skuadrën në Bergamo, duke qenë të pranishëm në seancën e parë post-miqësores me Ukrainën. Ultrasit do të jenë të cunguar në Europian, pasi nuk kanë marrë bileta në grup për të gjithë anëtarët.
Jam shume krenar qe do te jem ate diten ne shpalosjen e flamurit me te bukur ne bote!!! Prsh ideatorit
Forca shqiperia
JENI KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR
SHQIPRIA