Kur Sali Berisha është në hall me Perëndimin, nis e zbaton një strategji të qartë.
Ai akuzon ambasadorët perëndimorë, si të lidhur me kundërshtarët.
E ka përdorur gjatë gjithë karrierës së tij këtë metodë, sidomos me ambasadorët amerikanë.
Këtë gjë po bën edhe tani, pasi refuzoi të japë pëlqimin për reformën në drejtësi.
Është duke sulmuar ashpër ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Fillimisht e bëri me mediat e financuara nga i biri, që e akuzonin Vlahutin edhe për lidhje intime me kryeministrin Rama.
Sot akuzat për Vlahutin i ka artikuluar edhe vetë Lulzim Basha.
Sipas tij, ajo është e njëanshme dhe po mban krahun e PS-së.
Është interesant fakti se sipas PD-së, ambasadorët perëndimorë janë gjithmonë në krahun e PS-së, si kur është në opozitë, ashtu edhe tani në qeveri.
Ndoshta në vend që të merreshin me ambasadorët, do të bënin mirë të reflektonin për arsyet e vërteta të përplasjes me diplomatët perëndimorë.
Se nuk mund të dashurohen të gjithë me Ramën e PS-në!
Në fakt edhe ata e dinë se problemi është tek Berisha, i cili gjen si justifikim gjithmonë “armikun perëndimor”.
hahahha eshte komunist Sala or taj, dhe ja kan fajin imperializmi amerikan dhe perendimoret, mentalitet komunisti or taj