Pjerin Ndreu: Kur japin mend për policët ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit, është tallje

8 Qershor 2016, 10:29Politika TEMA

I shqetësuar dhe i mërzitur nga gjithçka që është thënë për Policinë e Shtetit, por dhe akuzave të shumta për lidhje të tyre me krimin, deputeti i Partisë Socialiste shpreh indinjatën për të gjithë ata që mbajne veshur uniformën blu.

Pjerin Ndreu, i cili vjen nga radhët e policisë, në një status në Facebook, shkruan për sakrificat e policëve dhe vlerësimet që ata kanë patur nga vetë shtetit.

Që prej 1992 e deri më sot polici ka qenë “malli” më i lirë në tregun e administratës së shtetit. Kujt i ka dalë gjumi më herët është bërë polic, pavarësisht se ska pas as shkollë e as formim minimal”, thotë Ndreu.

Ai nënvizon se “Humori banal e i shfrenuar i politikës, zemërimi i paskrupullt i krimit, apo zellli i organeve të drejtësisë për ti shkarkuar në kurriz policeve gjithë llumin e korrupsionit të tyre, kanë qenë dhe opinionbërësit e gjykimit te punës së oficerëve dhe trupës së policisë”.

Sipas deputetit socialist “asnjë kriminel sado i rrezikshëm të ketë qenë nuk ka shpëtuar pa u arrestuar nga policia nga një e disa dhjetra herë. Ç`ka tregon se as nuk ka pas, as nuk ka e as nuk ka për të pas strukturë më dinjitoze ky vend”.

Ndërkohë shpërthen ndaj komenteve nëpër studion televizive, duke i akuzuar si ish-sigurimsa që japin mend për policinë.

Por investimi i krimit vazhdon të përbaltë, të anatemojë, të penalizojë dhe të gjykojë policinë e shtetit dhe drejtuesit e saj nëpërmjet përfaqësuesve të vet në politike e në drejtësi! Fatkeqësisht kjo dramë vazhdon të luhet frikshëm mbi trupin e brishtë të policëve të shtetit që së paku kanë lënë jo pak por rreth 250 të vrare e qindra të plagosur në luftë kundër krimit.

Pastaj kur japin mend për policët, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit në studio opinionesh, kjo është tallje dhe e dhimbshme sa s`ka…!”, shprehet deputeti Ndreu.

4 komente në “Pjerin Ndreu: Kur japin mend për policët ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit, është tallje”

  1. ardi says:

    Super koment. Je me I miri

  2. Vatax says:

    Nuk ju njoh personalisht, ama të flasësh rreth jush ka gjithmonë vënd pasi bëmat e tua në policinë e shtetit kanë lënë gjurmë. Unë si qytetar i kësaj Shqipërie ndjehem krenar që ky vënd prodhon Elitë . Ju duhet te shkoni prap me lart sepse e meritoni . Ju uroj çdo të mirë!

  3. agron says:

    Vazzhdo, o Pjerin, me avazin e sigurimit te shtetit, qe ka nje cerek shkulli qe ka vdekur. Po te ishte gjalle, ti, o vemje e keqe e ketyre viteve te fundit, do u lepinje b….
    E vetmja gje qe di te besh eshte t’i lepihesh Rames. Po kur ai te iki nga ajo karrige, a do jesh ti me deputet? Sigurisht qe jo. Po pastaj? Do jesh nje hic, se i tille je edhe sot.
    E vetmja gje qe ke bere ne Parlament, ke goditur nje deputet te PD. Per kete, po, do mbahesh mend.
    Lajme per ty mund te botoje vetem Tema, qe nuk e kuptoj se si mundet te merret vetem me opoziten.

  4. Puki says:

    Ja habhab je bere per gjynaf more pjerin. E vertete qe historite tuaja sdo harrohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje