Bashkimi Evropian e quan dështimin e politikanëve shqiptarë sa i përket reformës në drejtësi si një mundësi të humbur që do të dëmtojë hapat e mëpasëm të vendit për t’u integruar.
Udhëheqësit kryesorë politikë të Shqipërisë nuk ranë dakord të hënën për t’u pajtuar me reformën kyçe në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, veçanërisht në atë gjyqësor.
Duke folur të sot në Bruksel, Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme Federika Mogerini, tha se takimi i djeshëm ishte një mundësi e humbur, por qëndrimin i BE nuk ka ndryshuar. “
Kjo reformë duhet të miratohet” – tha ajo duke theksuar se drafti është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Koçijançiç i bëri thirrje shqiptarëve që të nisin bisedimet. Demokratët e opozitës po i rezistojnë miratimit në masë. Votat e tyre janë të nevojshme, në parlamentin shqiptar që përbëhet nga 14 vende, për të arritur një shumicë prej 2/3. Kjo, pasi projektligji kërkon edhe ndryshime kushtetuese..
Mopo ky Rama neper Europe shkon per takime zyrtare apo per te zen dashnore?! Mire Merkeli, Mogherini dhe Vllahutini; po na doli dhe kjo tjetra tani…
Eshte konkurrence e padrejte sepse Saliut i pelqen vetem pjeshka e Lapardhase dhe nuk merret me joshjen e te huajave per te perfituar favore politike.
Bravo Europa! Keshtu duhet! Radikalizojeni! Qendroni fort!
Populli do referendum! Nuk duam reform nga ky parlament, nga kjo opozite e ndyre. Ata do te jene objekt dhe ushqimi i reformes dhe ligjit qe po vjen! Nuk ka kuptim qe objekti qe do te shqyrtohet nga i ligji i ri i reformes, te aprovoj ate. Eshte ironi, dhe turp. Mos i lusni! ndyresirat! Jepjani shansin popullit!. Na beni te ndjehemi krenar! Eshte civile! Minimalisht nese mundeni pasta talluni me ta. Beni kujdes te jene ne qeli se bashku ku te votojne si kane qejf! Aty zbatoni te drejtata e njeriut.
Forca Europa, Forca Amerika, Shpresa jone, e ardhmja jone! Nese jo ne jemi te humbur si popull si ne keto 2000vjet.
Perfundimisht doli fare qarte se ambasadori amerikan Donald Lu qenka mashtrues,me vjen keq per avokat Ngjelen qe e ka vleresuar tej mase.