DEBATET/ Basha: Lu dhe Vlahutin më thanë na jep një variant, dhe Ramën e detyrojmë ne të pranojë. Selami: Po na përplas me Perëndimin

8 Qershor 2016, 09:13Politika TEMA

Lulzim Basha ka thënë në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, se ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, i kanë kërkuar një variant për reformën në drejtësi dhe më pas ata do të detyronin Ramën ta pranonte.

Por, Basha ka thënë më pas, se ambasadorët kanë dashur t’i imponohen PD-së, veçanërisht Vlahutin, që sipas tij, nuk është korrekte.

Por, Eduard Selami ka thënë se kjo gjuhë po çon PD-në në përplasje me ndërkombëtarët.

Debatet e plota janë zbardhur nga Panorama.

DEBATI 

Lulzim Basha: Kërkova këtë mbledhje jashtë radhe për të informuar Grupin Parlamentar në lidhje me takimin që zhvillova një ditë më parë me Kryeministrin e vendit. Siç edhe e kemi shprehur publikisht, shkuam në takim për të gjetur zgjidhje vetëm për një çështje që ka ngelur pika e vetme që na ndan me maxhorancën për të kaluar Reformën në Drejtësi. Por përballë u gjendem me një kompleksim të panatyrshëm nga përfaqësuesit e maxhorancës. Dhe ishte e qartë se ky kompleksim vinte për shkak se Fatmir Xhafaj e kishte parapërgatitur takimin që ai të ishte i dështuar dhe më pas shefi i tij të ligjëronte ato që kishte në letrën që mbante në xhep. Po çfarë kërkoi opozita në atë takim? Asgjë, e theksoj asgjë më shumë se ato që kemi dakordësuar dhe kemi rakorduar me faktorin ndërkombëtar. Ai që prisnim ne të ishte element zhbllokues në procesin e emërimit të anëtarëve në sistemin e drejtësisë, po krijon bllokimin. Duhet të jemi të qartë se përmes votimit me 2/3 nuk shprehet vullneti i opozitës. Përmes kësaj formule, nëse ruhet arkitektura aktuale, Këshilli i Emërimeve, i cili do të jetë nën ndikimin e Kryeministrit, do të sjellë në Parlament në shumë raste vetëm kandidatura me vokacion të majtë. Ndërkohë që me modelin e “vendeve të rezervuara” ne kemi mundësinë të sjellim dy kandidatura, maxhoranca ka të drejtë të sjellë tre. Kjo nuk është një formulë të cilën e kemi kërkuar ne, përkundrazi është ofruar nga faktori ndërkombëtar. Madje dua t’ju njoftoj se ka pasur edhe një parabisedim për këtë çështje, siç më kanë njoftuar ambasadorët, në të cilin Rama ka rënë dakord. Pas rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias, konsensusi politik në kushtet e një opozite që nuk ka 3/5, mund të realizohet me disa forma. Një nga këto forma është ajo e “vendeve të rezervuara”. PD-ja, sipas konsensusit, duhet të zgjidhte një nga këto. Pra është rekomanduar nga ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, na thoni ju një nga variantet dhe ne ia imponojmë Ramës. Opozita ka thënë se ne jemi për vende të rezervuara. Është e gjitha e dokumentuar edhe në komunikimin elektronik që kemi pasur. Në datën 3 shkurt të këtij viti, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, na ka dërguar me e-mail me 5 opsione ku një nga modelet ishte edhe ai i vendeve të rezervuara. Sërish përmes rrugës elektronike, 11 ditë më pas, ne kemi kthyer përgjigje duke theksuar se zgjedhja jonë janë vendet e rezervuara. Tri ditë pas vendimmarrjes sonë, pra në datë 17 shkurt, ambasadorët ia kanë përcjellë këtë qëndrim edhe PS-së. Përgjatë bisedave është theksuar se Kryeministri Rama ka rënë dakord me këtë fakt, duke pranuar se nëse opozita kërkon vendet e rezervuara, ai do t’i japë vendet e rezervuara. Ndërkohë, dua të theksoj se deklaratat publike të Mogherini-t i kam parë tërësisht jokorrekte. Nuk mundet shefja e politikës së Jashtme të BE-së t’i imponojë opozitës vendimmarrjen e zgjedhjes së anëtarëve në sistemin e drejtësisë. S’mund të quhet konsensus politik një vendim i imponuar. Kemi ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila në gjykimin tim nuk është korrekte për mënyrën se si i parashtron qëndrimet e opozitës. Për më tepër edhe për mënyrën se si kërkon të imponohet në emër të “ndërkombëtarizmit” me dokumente të shkruara në zyrat e Ramës.

Eduard Selami: Kryetar unë e kuptoj qëndrimin që opozita ka për Reformën në Drejtësi dhe gjykoj se parashtrimet tona janë të sakta. Por kjo gjuhë që përdorim me ndërkombëtarët, mos është shumë e ashpër? Mos ndoshta kjo gjuhë do të na çojë në një përplasje ne si PD me aleatët ndërkombëtarë? Unë jam që të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar, përmes një komunikimi të vazhdueshëm, të shpjegojnë se PD-ja ka të drejtë për ato që kërkon dhe parashtron për Reformën në Drejtësi.

Lulzim Basha: Jo z.Selami, nuk është qëllim as imi, por as i Partisë Demokratike të përplasemi me faktorin ndërkombëtar. Por e thashë edhe më parë, çdo komunikim që kam pasur me aktorët që janë angazhuar në negociata, e kam të dokumentar dhe nëse do të jetë nevoja për hir të transparencës, do ta bëj edhe publike. Ndihmëssekretares së Shtetit, Victoria Nuland dhe këshilltarit të Kancelares Merkel ua kam bërë të qartë se modeli i “vendeve të rezervuara” është diçka e propozuar nga ekspertët e “Venecias” dhe është pranuar edhe nga Kryeministri Rama. Kanë qenë ambasadorët që na garantuan se do t’i imponohen me forcë Ramës për zgjedhjen që do të bëni ju. Ne zgjodhëm vendet e rezervuara, ndërkohë që Vlahutin nuk ka qëndrim korrekt.

Sali Berisha: Ne duhet të kuptojmë diçka që, pavarësisht qëndrimeve që mbajmë, institucionet ndërkombëtare na gjykojnë mbi bazë të materialeve që nisen nga ambasadorët që kanë në vendin tonë. Diplomatja në fjalë në gjykimin tim i “shkruan” keq qëndrimet e opozitës. Është një njeri që nuk komportohet në mënyrë objektive në transmetimin e gjykimeve të opozitës. Siç e thashë, pavarësisht sa sqarues jemi ne, me rëndësi janë letrat që shkruhen në zyrat e Ramës dhe që nisen drejt BE-së.

Arben Imami: Duhet të ridimensionohet diplomacia. Ka një moment që ne si forcë politike të vijmë me një qëndrim konkret kundër kësaj diplomateje. Ajo duhet të objektivizohet dhe duke përcjellë qëndrime korrekte. Ne nuk mund të jemi në varësi të saj. E kam thënë dhe po e përsëris se jemi vend sovran. Në fund të fundit, po flasim për ndryshime kushtetuese që na përkasin ne. Nuk mund të imponohet kjo ambasadore me qëndrimet e saj.

Lulzim Basha: Ne nuk do të heqim dorë nga modeli i “vendeve të rezervuara”. Kemi qenë dhe jemi për një Reformë të drejtë në Drejtësi. Secili duhet të sqarojë pozicionin e opozitës, e cila ndryshe nga balta mediatike e qeverisë, do që të këtë reformë dhe kërkon ta votojë atë. PDja nuk atakon dhe nuk ka asnjë vërejtje për institucionet që do të merren me hetimin dhe gjykimin e politikanëve. Për këto institucione, PD-ja ka dhënë dakordësinë që të miratohen siç janë. Pra për BKH, SPAKUN dhe Prokurorin e Posaçëm, PD-ja ka shprehur që në krye të herës dakordësinë e saj. Këto tre institucione nuk preken nga votimi 2/3 apo 3/5. Por ne nuk mund t’i japin Edi Ramës drejtësinë në duart e tij. Votat e opozitës nëse Rama do të vijojë me formulën e tij 2/3, do të jenë kundër. Unë kam bindjen se asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk do të çedojë nga ky vendim. Por, nëse qoftë edhe një deputet i vetëm i opozitës do të votojë një draft, i cili nuk do të ketë konsensusin tonë, atëherë parlamentarizmi në Shqipëri do të marrë fund. PD-ja do të kalojë në një përballje totale, duke shkuar drejt djegies së mandateve dhe të heqjes nga jeta politike në të gjitha institucionet kushtetuese që ka përfaqësinë e saj dhe nga parlamenti, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

10 komente në “DEBATET/ Basha: Lu dhe Vlahutin më thanë na jep një variant, dhe Ramën e detyrojmë ne të pranojë. Selami: Po na përplas me Perëndimin”

  1. Gora says:

    Zgjedhjet e parakohshme ju cojne ne te semes, po ju dridhet toka nen kembe.qelbesira

  2. trojani says:

    Kta jane hipokrit edhe me njeri tjetrin.
    Imam topja qe e dhjeu ne dru saliu thote qe jemi shtet sovran dhe kjo e deleguara nuk mund te na thote ne c’te bejme !! te drejte ka, se rregullat i vendos gadafi me lulushin,evropa do te futet ne shqiprine e bashkuar dhe jo e kunderta !! o ta qi… sa te kane pare o imam ty dhe partin tende.
    Thote nje shopreje qe ” kush paguan ai dhe porosit”
    do ti beni me nje kembe detyrat qe ju ka vene ajo kokekuqja se do ju beje evropa te hani bare .
    Po kur thone qe degjojne ambasadoret e tyre ???!!!
    po ke do degjojne zenin apo giden dhe ate kokerjepurin e saj??!!

  3. trojani says:

    Kta jane hipokrit edhe me njeri tjetrin.
    Imam topja qe e dhjeu ne dru saliu thote qe jemi shtet sovran dhe kjo e deleguara nuk mund te na thote ne c’te bejme !! te drejte ka, se rregullat i vendos gadafi me lulushin,evropa do te futet ne shqiprine e bashkuar dhe jo e kunderta !! o ta qi… sa te kane pare o imam ty dhe partin tende.
    Thote nje shopreje qe ” kush paguan ai dhe porosit”
    do ti beni me nje kembe detyrat qe ju ka vene ajo kokekuqja se do ju beje evropa te hani bare .
    Po kur thone qe degjojne ambasadoret e tyre ???!!!
    po ke do degjojne zenin ,giden apo ate kokerjepurin e saj??!!

  4. kur kriminelet,hajduterir,vrasesit, tradhtaret masakraxhinjte e ketij kombi flasin per sovranin.
    ky eshte kulmi i hipokrizise. arben imami sali berisha dhe kuklla e sales lulja flasin se, ata jane sovranitet, dhe sovrani ka rene ne dore te tyre qe ne 98 imami ishte armiku nr1 i grushtit te shtetit. nje kundersovran i qorrarizuar kunder shqiptareve.sali berisha krimineli n1 dhe pergjegjsi kryesore per te gjitha vrasjet politike,grabitje,krijimin e bandave, grabitjen e pronave te shqiptareve dhe gjithcka tjeter qe ka ndodhur ne kete vend ne 25 vite”demokraci” lulja e sales nje qenush zare qe e perdor saliu si zuzarin e tij per shitjen e detit greqise, per vjedhjen e 230ml€ dhe vrasjen e qytetareve te tij ne trotuar me duar ne xhepa. keta jane sovranet e shqiperise????????????? qe i kane lyer duart me gjakun e popullit te tyre dhe duan ti mbrojne krimet e tyre akoma ne emer te ketij populli qe e masakruan!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. shqip says:

    mire e keni. hani dhe kanabis, e mos i shkelni parimet. nje kope me kafshe. shpellare te zgermuqur nga vota popullore. ja e pranojme edhe kete kerkese, te vendeve te rezervuara. cila do jete kerkesa e radhes? ju vetem dalja jasht ligjit u ben derman. ndryshe do ti rrini keti vendi si çiban. duke e grryer vazhdimisht. po harram buka nese edi rama nuk e çon per votim reformen. ne e dime qe e gjithe kjo vjen nga qe disa personazhe perverse , miq te berishes ne bruksel, ju japin garanci per mos aprovimin e reformes. dhe nuk eshte sekret i madh, qe segmente te caktuara e duan shqiperine jashte be. dhe kete e realizojne me kanakaret e tyre ne shqup. shpresoj dhe deshiroj qe keta kamikazet, imami &company, fundi i kesaj reforme ti gjeje ne shtepi te re, qeli.

  6. geni says:

    Eshte shume e thjesht per tu zgjidhur ky ngerc. Nese te dy palet kan nga nje variant te ndryshem per reformen ne drejtesi. Te behet referendumi me pyetjen… DONI VARIANTIN ME VENDET E REZERVUARA..apo VARIANTIN PA VENDE TE REZERVUARA. dhe vendos populli. Per popullin nuk po merakosen keta! Lerja popullit ta zgjedh. Ne greqi para 1 viti u be referendum brenda 10 diteve. Ne ta bejm per 30 dit fundja njerzit jan te informuar dhe te ndar ne zgjedhjet e tyre se u be nje vit e gjysem debat per reformen. Dhe pas referendumit te gjith jan te lumtur reforma behet ne vjesht marim statusin e vendit kandidat.

  7. arturi says:

    REFORME, zgjedhje te parakohshme, Salihi ne pension, PeDe-rrat per lesh! ?

  8. Karagjozet e PD says:

    Mbasi brockullit Lulush papagalli dhe pyet Islami,menjehere nderhyn kapoja i gangestereve SB dhe jep vijen:Ambasadoret po keqinformojne vendet e tyre!-thote.Ka frike semos deputetet nuk e kane te qarte fjalimin e papagallit qe ambasadoret jane armiqte e PD-se.Imami pastaj konfirmon qe eshte i qarte duke thene se jemi vend sovran ne!
    Tamam mbledhjet e Komiteti Qendror te PPSH-se ne fund te 90′.E hapte mbledhjen nje nga sekretaret dhe papagallonte.I nderhynte Ramizi qe te ishin me te qarte antaret mumje te KQ dhe pastaj,ngriheshin miratonin qendrimin e PPSH kunder ambasadave te vendeve armike te Shqiperise.Denanconin punen armiqesore te ambasadoreve te BE-se.
    Thone se historia perseritet,por si komedi!

  9. john says:

    Gjuha e pedera..tit: kompleksim..dakordsuar..vokacion.. Mor Lul hajduti,letyre e Sal serbit. Po e torturoni ate vend per 25 vjet o plehra te cdo partie qofshi.

  10. ALBAN DEGA says:

    Leter pa Zarf

    NJE PYETJE VIRTUALE PER AMBASADORIN TONE NE TIRANE ZOTIN DONALD LU

    Them virtuale sepse Sali Berisha dhe Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre!
    Shkruaj virtuale, sepse as kryekryetari i PDSH-se, i Presidences, i Prokurorise se Pergjithshme, i Gjykates SE Larte, I SHISH-it, i Gjykates Kushtetuese, Sali Berisha dhe telalli i tij Lulezim Basha nuk paraqiten asnje e-mail ose deshmi te shkruar per opsionet e Ambasadoret tone te nderuar ne Tirane Z. Donald Lu per Reformen ne Drejtesi.
    E sic thonin latinet : Parlam Volam, Scriptum Manent, pra fjalet i merr era, e shkruara mbetet!
    Nese i marr si te verteta fjalet e telallit te Berishes, Basha do ti drejtoja vetem nje pyetje ambasadorit tone amerikan ne Tirane, Zotit Donal Lu:
    A jeni betuar Ju Zoti Ambasador mbi Kushtetuten tone “Ne populli, Me popullin, Per popullin” apo mbi Kushtetuten e Sali, Bujar, Adriatik, Bedri, Visho, Xhezair … Impunitetit:
    “Ne Saliu, me Saliun, per Saliun” te kesaj ” Bande te Gangstereve” ( The Times” London- UK ) dhe te ” … Kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” ( The New York Times” USA ), te ” Njeriut Shtet” dhe Zotit Impunitet qe shkruan e Vulos vet Sali Berishes!? Nese botohen E-mailet tuaja dhe rezultojne te verteta atehere ju Zoti Donald Lu do te jeni Ambasadori i Podestas dhe jo i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi!
    Te njejten pyetje vecse ne Anglisht po ua nis edhe Sekretarit te Shtetit Z. John Kerry dhe Presidentit e mikut tone me madh ne Bote Z. Barack Obama!
    Faleminderit!

    Sent from my iPhone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje