Shumë yje të futbollit ndërkombëtar do të duhet ta shohin nga televizori Euro 2016.
Emrat e përjashtuar nga kombëtaret respektive janë nga më të spikaturit, por janë lënë jashtë për arsye teknike, përveç Benzemasë që ka shkaktuar shumë polemika në Francë.
Ribery, Diego Costa apo Benzema janë emrat e mëdhenj që nuk janë grumbulluar.
Ja formacioni i yjeve që nuk janë grumbulluar:
Portier: Pepe Reina
Mbrojtës: Raul Albiol, Javi Martinez, Dejan Lovren, Danny Drinkwater
Mesfushorë: Jose Callejon, Isco, Frank Ribery, Hatem Ben Arfa
Sulmues: Karim Benzema, Diego Costa.