Po Fatos Nano, “kandidati për president”, pse e ka frikë reformën?

14 Qershor 2016, 11:10Politika TEMA

Fatos Nano u bë i gjallë! Foli dje, uroi socialistët shqiptarë si Mao Ce Duni komunistët  kinezë, dha disa porosi nga “Maja e Olimpit” dhe në fund u shkroi disa socialistëve që i bëri të qajnë me lot e dënesë të madhe para ndeshjes Itali-Belgjikë. Tekstualisht zoti Nano shkroi për socialistët, të cilët i braktisi kur humbi zgjedhjet në vitin 2005: “…Unë jetoj me ta dhe për ta!”– thotë ish-lideri socialist në letrën e tij drejtuar PS-së për 25 vjetorin e themelimit.

E kush “shkrihet” dhe “jeton për ta” ! Nuk ka më ironi kaq të madhe sa kjo që thotë Fatos Nano ! A ishte ky Nano që i braktisi socialistët qëkur u bë kryeministër për herë të dytë në vitet 2003-2005? A nuk ishte ky Nano që e “shkerdheu” pushtetin e shtetin duke e bërë shtetin më të korruptuar në Europë, bile siç thoshte asokohe ish-armiku i tij Sali Berisha në “shtetin e mafias dhe krimit të organizuar, si Kolumbi ”? A nuk i denigroi ky njeri socialistët duke ua vjedhur pushtetin dhe duke e përdorur për një grup biznesmenësh afër tij ? Dhe na del tani Fatos Nano e thotë me një paturpësi ku duhet të ulërijë edhe socialisti  më i pashkollë  kur ai thotë se “Unë jetoj me ta dhe për ta!”.

Për të qenë realist Fatos Nano e ndryshoi PS-në fillimet e saj, e bëri më demokratike, lejoi fraksionet. Duhet pranuar për çka bërë ai në fillimet e PS-së. Por me pas ndër vitet 2003-2005 ai e tjetërsoi PS-në, nga socialiste në lekiste për një grup titullarësh socialistë dhe biznesmenësh. E shkërmoqi. E pordhi ! Prej Fatos Nanos iku Ilir Meta që krijoi LSI. Prej tij ikën socialistët e thjeshtë të cilët votuan rikthimin e Sali Berishës në pushtet. Prej tij morën turravrapin intelektualët dhe nuk mbeti më këmbë njeriu në selinë rozë.

Nëse “Unë jetoj me ta dhe për ta!”, siç shkruan dje Fatos Nano atëhere pse ia la në dorë të Edi Ramës në atë shtator 2005, por nga buzuqet e Selanikut “ lideri i madh” Nano dallëzonte mes avujve të alkolit, kurse në Tiranë Edi Rama mori PS-në e shkallmuar. A jetonte me socialistët e thjeshtë ky lider i madh?

Fatos Nano duhet pranuar siç është e jo siç kërkon të shitet. Ka merita, siç thamë më sipër, porse koha e tij ka perenduar. Edhe kur kishte mundësi ndër vitet 2009 që të rikthehej për atë pjesë socialistësh “ku vdiste për to“, i braktisi. Erdhi nga sallonet e Vjenës dhe ku u bënë gati disa socialistë utopistë e idealistë, por Nano i përdori dhe i hodhi. Po kështu dhe në dhjetor 2011 deri në korrik 2012. I përdori dhe i pordhi.

Sa herë ka në endërr kandidimin për President Republike bëhet i gjallë Fatos Nano. Në vitin 2007 nxitoi, por ishte më këmbëshpejtë Bamir Topi. Në vitin 2012 ishte një hap larg fronit presidencial, sipas mendjes së tij, por kam qenë deshmitar personal ku Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, sejcili për hesap të tijin tallte trapin me idenë e tij për karriken e Presidentit. Ndërsa Fatos Nano shtronte “pulëbardha” tek restoranti i tij dhe ushqeu çdo gojë me këtë zog që vinte nga brigjet e  Greqisë vetëm që të kapte karriken e Kryetarit të Shtetit !

Tani që po vjen hera e tretë për postin e Presidentit të Republikës, sepse në korrik 2017 mbaron mandati i Numrit Një të Shtetit, ai pra Nano, po futet në lojë duke vënë “shishen e qumeshtit” në radhë. Por nuk ka më “qumësht pulebardhe” për të. Nuk ka as shishe. Nuk është as në listë.

Ndjehet se ka edhe një frikë. Reforma, e cila është krejtësisht amerikane dhe nën patronazh amerikan, do të fillojë me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) të hetoj çdo zyrtar të lartë që në këto 25 vite ka bërë vjedhje, gjynahe, vrasje, shpërdorim detyre, pastrim parash,etj. Mundet që Fatos Nano, duke qenë akoma në hijen e intelegjencës së dikurshme, të kërkojë të bëhet “faktor” duke patur shumë “merak” për socialistët e thjeshtë dhe me pas t’i përdor siç i ka përdorur pas vitit 2002 dhe në fund t’iu thotë “Ik, pirdhuni!”.

Pra futet në lojë gjoja për President ( ndonëse nuk e ka askush në listë) dhe i ruhet si djalli temjanit kësaj BKH.

“Unë jetoj me ta dhe për ta!”- thoshte dje Fatos Nano për socialistët e thjeshtë. Nuk ka sarkazëm me të madhe!

Fatos Nano është kaq në lojë sa ishte në lojën e janarit 2012 kur dikush e çoi të priste para derës së BBC-së për gjoja intervistë si “kandidatë potencialë për President”. Anuloi biletat e kthimit, rezervoi hotelin edhe për një natë tjetër, u vesh bukur e me papion si avokat Ngjela  dhe  vrapoi për atje ku i kishin thënë në telefon. Debatonte me rojen e BBC-së se “Më kanë ftuar”, ndërkohë që askush nuk e kishte ftuar.

Ky është Fatos Nano i pasvitit 2005.

Koha Jonë

25 komente në “Po Fatos Nano, “kandidati për president”, pse e ka frikë reformën?”

  1. jani says:

    brilant si shkrim , as nje presje nuk i hiqet.

    1. ben says:

      Fatos Nano
      Eshte lideri historik dhe shpirteror I socialisteve.
      Eshte burri qe ndertoi shtetin modern shqiptar.
      Eshte toleranti qe beri institucionet e pavarura te ketij vendi qe saliu dhe sidomos rama I shkateruan me themel.
      Eshte burri I shtetit qe dha dorheqjen nga kreu I PS kur humbi zgjedhjet duke themeluar te parin dhe te vetmin institucion dorheqjeje e jo si burat kurva .
      Eshte politikani qe vemjet e politikes shqiptare ndihen te vegjel dhe kompleksiv para tij.
      Dhe te gjitha me siper i detyrojne te harxhojne kaq shume leke e faqe gazetash te blera e te shitura!

      1. Genti says:

        ooo ben pse qenka burre apo pse amnstoje 97-en+berishen+vishon e gazidedes,apo eshte burre se te vjen te te bon ndonje vizite ane ng shpia jote duke te te leruar me liber shpie..

        1. 007 says:

          Tosi eshte jo vetem pordhac por edhe delirant si te gjith karigekapsit ne Albanistan qe rastesisht i kapen ca vende dhe i duket se kane lindur per to pa asnje merite te vecante thjesht dhe vetem fale njohjeve su puna e ktij pordhacit qe njihte Nexhmien ne vafti. Ai do ngelet famoz per thenien e madhe UN JAM FATOS NANO MBRAPA ME VJEN HISTORIA. Pyetja eshte cila histori ajo e bixhozit, e pijanecit, e dhendrit 60 vjec apo qefliut te makinave 007. Kjo lloj race eshte e rezikshme se hallet e dynjase i kthejne ne bonus ndaj jane aq te shpifur sa nuk dine as te heshtin kur nuk i q. njeri

          1. Na bashkoj kenga popullore says:

            I madh 007

        2. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

          Ahahhhhah…kjo e fundit…….

          Beni thjesht tregon qe kamunistat socialiste te rilindjes Edscobarit nuk ndryshojne…

      2. tangopi says:

        Tosi eshte vertet liberal,qe liberalizoi shoqerine shqiptare (mendo te ishte dhe ai idiot ekstremist si Berish trapi,Shqiperise do i kishte ardhur fundi).
        Po Tosi ka edhe ca merita te tjera : eshte kokrra e pordhacit dhe antipatikut,kokrra e dembelit dhe mashtruesit dhe mbi te gjitha kokrra e pijanecit (jo pijetarit ? )

        1. ben says:

          Edhe churchill ishte pianec.
          Po kjo nuk e ndaloi te ishte ndoshta km me i zoti I anglise.
          Shqiptaret jane ketu ku jane se nuk arijne dot te vlersojne ata qe bejne vertet per shqiperine nga ata qe bejne vetem show.

      3. albani says:

        Te pjerdhsha mendjen o ben,pale do te na e krahasosh dhe Curcillin.
        F Nano eshte Nje ordiner burgaxhi i denuar me te drejte per ngrenjen e te gjitha ndihmave te “pelikanit”.,pavaresisht se ai qe ja mori pushtetin hengri dhe me shume.
        F.Nano,pijanec,drogaxhi.
        Ka lene kokrren e namit buzuqeve dhe tavernave te Greqise ne kohen qe ishte kryeminister.
        Greket e thjeshte qe punonin ne keto lokale tallnin bythen me koleget Shqipetare duke u thene;
        -Ky eshte kryeministri juaj.
        O ben merre dhe beje president ne familjen tende.
        Ke kujdes se ta shperblen ai.

    2. S A N T I says:

      Z,baze,e lexova me vemendje,shkrimin,tuaj……………………..Ti je nji Gazetar,dhe si i,tille,ke shum,njohuri e rangjet se politikes,dhe i,pari e mer vesh ti ,NDONJI THASHETHEM, pa ne populli thjesht,atehere poi bie shkurt……………….Ka rezik, qe dhe ne shqiperi te ndodhi,sic ndodhi e po ndodh ne MAQEDONI,,,,AMNISTI per DEPUTETET-HAJDUT ??? >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
      >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
      BEN>>>si e do vec BEN apo BEN-BLUSHI……….se ke shkruar si i,tille………..na permende nanon,na ja ngrite lart e me lart,moralin,qe na paska bo mrekullina………………….NANO, ka qen esht dhe dot,mbetet nji BARKDER-PIJANEC-BIGOZGI-FRIKACAK-E BYTHQIM-BURGU…………..E kishte ne dore ne 1998,ta fuste ne burg,BERISHEN,per PIRAMIDAT,E per trazirat e 97___Arsyja nanos,nuk jom hakmores,tha……kardhiqe.,esht fryks,dhe u genjye me lekt e burgut,qe mori gjasme,e futi sala ne burg,kot…………….jo mer jo nano,vodho,ne 1992,a 93,mos gabohem,bashk me gulio
      abdreotin……..>>>>>>>
      EDI-RAMA,pastroi,kioskat cep cep………shqipnis…….e regulloi,shqipnin,do thuash,emo sikur cfar ka bo………..po pse nuk i boni,saliu,me banden e vet te partis demokratike………………..jo mer jo………….EDI RAMA esht kontributsi pare esht ai qe vuri tullen e pare dhe po fillon,te ngrej murin,
      e bllokimit,per cdo individ,qe punen si deputet e shikon,si mjet per tu bo pasanik,ose cdo individ,qe don te bohet gjygjtar o prokuror,vec meu pasuruar………………………………………………………………………….
      dhe dicka un,jom nji qytetar i thjesht………..mua ta dish ti BEN…………Nuk me jep me ngren as EDI RAMA AS BERISHA AS NANO………POR KRAHET E MIJA……………………..dua te them nuk ma ni kari te mbaj anen e askujt………………..por ama nuk ja haj dhe aken e askujt……………

      EDI-RAMA Qeverisja e tije,shikoje POLICIN,imagjinoni policin e saliut ……..ndryshim,not e dit……………….ka ven regull normal,cfar,pse kurr ne jemi ne evrop,pse i ndjekim ligjet ?? pse jemi korekt pagujm faturat?? dhe ne vendin tone nuk i pagujm por i bejm bisht,duke vjedh ujin e energjin?? besoj cdo kush ka jetu tashme ne evrop, a keni vjedh ndonjihere energji…..elektrike………..dhe pse ne vendin e juj doni te vidhni??
      esht turp………….Gjithsesi…………….mangesikra ka kjo qeveri,por per mendimin tim,esht ne rug te drejt……………………po qeveris ma mir se ish qeverisja nanos dhe si ish qeverisja berishes.!

  2. m says:

    nje njeri megalloman qe ne ngjarrjet me te renda te ketij vendi ka dredhuar, ose ka mbeshtetur berishen per zullumet qe ai ka bere, dhe tani ai e mbeshtet, dhe lufton me mish e shpirt kundra EdiRames, Ky nano eshte nje hic para Edit, Edi ishte fati i shqiperise se vuajtur qe ti hapeshin pak syte dhe te jemi ketu ku jemi,
    Me nanon me pak shqiperia ka ecur me perpara, sa ishte ai vetem percau dhe bente qejfet e tij neper buzuqe apo atje ku biznesment e tij te ngushte paguanin qe ai te luante lloto, ketij njeriu ti vij turp para PS dhe shqipetareve, ta dij qe askush nuk e do, ai do vetem veten e tij,

  3. i drejti says:

    Fuck you Nano.

  4. Tema says:

    Pas nanos e ka rradhën çuni Kimete Goxhit për President Republike.

  5. ALBAN DEGA says:

    FAKT JO OPINION
    ” VETESHKATERRIMI” APO VETDENONCIMI I FATOS NANOS !?

    – “Duhet tu q… Nenen qe te therrasin babe…
    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    … Eshte nje nga shprehjet popullore, te pelqyera te Fatos Nanos…
    Dje ish- kryeministri Fatos Nano sulmoi ne Facebook Rlindjen dhe liderin e mazhorances Edi Rama per paaftesine udheheqese dhe aftesite e tij “vetshkaterruese”. Nuk kam as deshire dhe as per qellim te bej avokatin e Edi Rames. Ai ka deshmuar se eshte mjaft i afte per kete pune vet.
    Ajo qe me nxit per kete reagim eshte shprehja filozofike e sovranit shqiptar : ” Kurre mos gjuaj me gur shtepine e tjetrit kur e ke tenden prej xhami !”
    Fatos Nano ben pikerisht kete gabim trashanik per nje njeri te zakonshem e jo me per nje politikan bixhozxhi me paret e pasurite e shqiptareve !
    Rezultati: ne vend ti vere vetullat i nxjerr syte pikerisht Fatos Nanos.
    Fakt.. Jo Opinion do te thoshte Ben Blushi.
    Jo nje … disa fakte !
    Fatos Nano dhe Ben Blushi jane dy shembujt me te gjalle te kesaj praktike ala Albanistan.
    Konkretisht:
    A nuk ishin pazaret e fellipta dhe antikushtetuese me Berishen qe sollen jo vetem veteshkaterrimin por edhe veterrenimin e Nanos, jo vetem shtet-rrenimin por edhe shtet-kalbezimin e Shqiperise!?
    Marreveshja okulte e Firences e 91-it i kushtoi gati pese vjet burg vete Fatos Nanos!
    E kam per nder qe ishja gazetari i pare shqiptar qe pata guximin ta cilesoja Fatos Nanon ” i burgosuri politk i regjimit te Berishes’!
    Jo ne gazetat e Domosdoves dhe pacavuret e Domosdoves!
    Ne gazeten numer kater te Botes atehere edhe sot ” El Pais” te Madridit e dhjetra simotra te tjera anembane Botes qe e blene apo iu referuan sa asaj.
    Pazaret e pista te 1997 dhe impuniteti per katrahuren e atij viti qe Nano e Godo i dhuruan Berishes dhe grushti i mirefillte i shtetit te 14 shtatorit 1998 a nuk i sollen ish- kryeministrit Nano arratisjen ne Shkup te Maqedonise dhe shberjen e dyte te shtetit shqiptar brenda me shume se nje viti.
    A nuk ishin pazaret e pista te 2005 me Berishen ” Ti kryeminister une President” qe sollen Gerdecin, kusarine masive, korrupsionin e shfrenuar, atdheshitjen e Otrantos, 21 janarin …. rrenimin dhe kalbezimin e shtetit shqiptar ne cdo hallke ne cdo por te tij.
    Rezultati : deshtim pas deshtimi! Shtet- zhberje, shtet-rrenim, shtet- kalbezim total ne cdo qelize kane firmat dhe vulat kobndjellese Nano- Berisha, Berisha- Nano.
    Nuk ka ne tere historine e shtetit shqiptar nje shembull me te qarte te politikes vetshkaterruese te Fatos Nanos. Si i tille Fatos Nano eshte i fundit qe duhet te flase per aftesi vetshkaterruese.
    Te ndertosh nje banese te zakonshme duhen muaj e bile edhe vite…
    Te shkaterrosh nje ndertese gjigande, deri edhe nje stadium duhen dy tre ore pune dhe nje sekonde shkelje butoni…
    Po te ndertosh nje shtete te shkaterruar, te zhbere, te kalbur deri nen themelet e tij.
    Edi Rama dhe Ilir Meta e kane deshmuar me fakte se si transformuan Tiranen nga nje nevojtore masive
    ne nje metropol evropian!
    Reformat e energjise, te Rendit e Sigurise Publike, Reforma territoriale…. jane deshmi se ata jane ne rruge te mbare te shtendertimit shqiptar.
    Megjithese te vonuar edhe reforma e reformave ajo ne drejtesi po perparon megjithe minat me sahat, sabotimin dhe komplotet e sajuara jo vetem te Sali Berishes dhe Mafias jo vetem te tij ne panik kunder saj.
    Refroma ne drejtesi eshte nje emergjence kombetare per Shqiperine per te cilen nuk ka asnje sekonde me prite. Sot! Neser eshte kurre!
    Ndaj vetshkaterrimi ne gojen e Fatos Nanos eshte vetdenoncim!
    Kurre mos gjuaj me gure shtepine e tjetrit kur e ke tenden prej xhami, thote sovrani filozof.
    Fakt jo opinion do te thoshte Beni qe nuk ecen vete, kopja me e keqe e origjinalit Fatos Nano.

  6. Opinion says:

    QESHARAK SJ TE GJITHE POLITIKANET NE LOJE ,AS ME SHUME DHE AS ME PAK , DUHET TE ZBULOHEN TE TJERET QE TE SHJKOJME SHENJEN E =.

  7. A says:

    FATOS NANO, nuk ka bere asgje per Shqiperine dhe popullin shqiptar, vetem ka vjedhur, ka grabitur, ka shperdoruar pasurite kombetare dhe te taksapaguesit shqiptar.
    Shtrohet pyetja, gjithe kjo periudhe qe mender FATOS NANO, nuk ka qene ne politike, ne pushtet, ne qeveri, nuk ka qene as ne pozite dhe as ne opozite, thjeshte ka qene nje njeri i rendomte, ku nuk ka snje biznes, nuk ka asnje pune, atehere ku livadhis, me cfar paresh hane ky pizeveng.
    Prandaj te shikohet veprimtaria e tij dhe ti jepet organeve te drejtesise, kjo eshte me e mira, per vjedhje, shperdorim dhe korrupsion.
    Ky person as ka ftyre dhe as trup, por dhe as mendje qe te behet president, sepse eshte turp i rende per mare popullin shqiptar ne pergjithesi dhe per militantet, per simpatizantet e Partise Socialiste ne vecanti.

    1. MetaMafia LSI says:

      Shume gabim plako….ke nje popull gamor…sipas kokes dhe festen.

  8. racionali says:

    Thjesht nje legen – zagar – i papergjegjshem -bixhozxhi dhe pa shtylle kurrizore.Ky eshte Tos qorri.Shko dhe beji fresk kryekriminelit Berisha-bisha dhe mos harro te marresh me vete Ben Blushin dhe Galdinin (Garibaldin dalezotsin ) e sales. Yyyyyyyyy race e keqe dhe e felliqur

  9. Sul Pumi says:

    Mbasi te zgjidhem President , do jem ne zyre nga e hena deri te merkuren , do mendoj e do punoj si gjitmone per ju . Te enjten do i hip avionit per ne Wiene , dhe aresyeja eshte se e kam te pronetuar tavolinen ne kazino ne Austri , nga e premtja e deri te djelen . Pamvaresisht se shpesh here me ze gjumi ne kazino , por me besoni se do e zevendesoj gjumin ne avion , ku do rikuperoj forcat . Babai i gjithe socialisteve shqiptare, i juai F Nano.

  10. sit... back..and relaks →→→ says:

    Presidenti te zgjidhet nga populli dhe zgjedhjet te mbikeqyren nga te huaj. Kjo i ve kapakun pazareve dhe dallavereve per karriken e presidentit

  11. Na bashkoj kenga popullore says:

    Fatoq spordhjaku i shiti partin Salehit per interesa personale, me mire Saleh krimineli president se Fatoq pianeci,i pari pergjegjsine per shkatrrimin e Shqiperis e ka Fatoqi mbasi ja dhuroj pushtetin Salehit

  12. Shpiragasi says:

    Nano eshte nje gangster I shkolluar qe ka perdorur PS dhe socialistet per te kenaqur ambicjet e ti per pasuri dhe popullin e vet e shikon si nje turme amorfe me te cilen mund te beje çte doje.Nuk I mungon intelekti por ate e ka perdorur vetem ne sensin negativ dhe si i title mbetet nje rrezik potencial pasi shqiptaret harrojne shume shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje