A është vërtet Brexit, një ide e keqe?

16 Qershor 2016, 13:43Bota TEMA

Nicola Porro*

Britanikët do të votojnë kundër Europës jo për motivet ideologjike që thoshin jo edhe konservatorët e Margaret Thatcher, por do të votojnë kundër pasi nuk u duhet Europa. Gjithë polemika në fakt nuk është mbi çështjen poltike, por atë ekonomike.

Asnjë nuk mund ta dijë apo të arsyetojë se si do të shkojë referendumi britanik mbi qendrimin apo jo në BE, që do të mbahet në 23 qershor.

Askush nuk  e di se çfarë do të ndodhë në kutitë e votimit. Paqartësia është në maksimum.

Analistët sipas kraheve të tyre politikë, shtojnë apo pakësojnë efektet që mund të ketë Brexit në ekonomi.

Burokratikët europianë tremben, ndoshta me të drejtë.

Ministrat flasin e stërflasin por pa thënë asgjë konkrete.

Por fenomeni Brexit flet vetë, dhe shumë madje.

Europa e vendeve kontinentale ka marrë vitet e fundit një dimension shpirtëror, etik: dikur kishte ambicien e një supershteti, që nuk u bë kurrë. U bë një supershtet vetëm për sa i përket burokracive dhe rregullave. Qasja anglo-saksone ka qenë gjithmonë pragmatiste. A duhet Europa? Përse? Vërtet një bashkëshi me 28 shtete mund të përballet gjeopolitikisht me SHBA apo Kinën?

Aq më tepër që popullsitë europiane shohin dështimin e dimensionit praktik të Europës, nga çështja e emigrimit deri tek bllokimi ekonomik dhe mospërballimi i kostove ekonomike gjithmonë e në rritje.

Hapësirat kombëtare sa vijnë e ngushtohen, dhe Brexit do të ishte një eksperiment i mirë, i kryer në laboratorin më konret të Komunitetit tonë.

Ministri gjerman i Financave kërcënon se do ta nxjerrë Britaninë nga tregu i përbashkët nëse ndodh Brexit.

Por ndoshta nuk i ka bërë llogaritë si duhet.

Dilema e të gjithëve është: Sa do t’i kushtojë Britanisë së Madhe Brexit, dhe sa do të përfitojë nga kjo?

Kësaj i shtohet edhe një konsideratë totalisht politike. Brexit është për Britaninë, opozita euroskeptike që kanë vendet e tjera europiane. Një shuplake ndaj establishmentit në Londër.

Duke votuar pro Brexit, britanikët i thonë “jo” politikave laburiste dhe konservatore të Londrës në 20 vitet e fundit.

Por është edhe e vërtetë, se qeveria e burokratëve nuk mund të jetë një zgjidhje./ Përgatiti Amarildo Lumani/ TemA

*Gazetar italian

3 komente në “A është vërtet Brexit, një ide e keqe?”

  1. A.R. says:

    Shikoni, le te flasim hapur: NUK KA BREXIT! Eshte nje broçkull e madhe e krijuar enkas per tension, stres, paqendrueshmeri nga kupola qe keqqeveris mbare planetin me qender ne Britani. Ose me qarte IlluminatiCorp – syri i Piramides babiloneze qe kontrollon gjithçka: https://www.youtube.com/attribution_link?a=1691ha-p8Y8&u=%2Fwatch%3Fv%3DwovNaOo8UtQ%26feature%3Dshare
    Perse? Sepse gjithe ky negativitet i mban njerezit ne frike dhe frika eshte ushqimi i ketyre vampireve.
    Brexit eshte e kunderta e çka po implementojne keta maskarenj ne mbare globin: me qarte sistemin e ri nazist NWO. Keshtu qe nuk mund t’ia fusin vetes me dalje; kerkojne, bile imponojne vetem aderime.
    Asnjehere s’me ka pelqyer bixhozi, por nese do te kisha 1 milione €uro, do t’i luaja te gjitha ne JO-ne ndaj qesharakes Brexit. Se mesa di une, kuotat e ofruara nga Bookmakers-it angleze jane te majme.
    E dini si do te zgjidhet kjo mjegullnaje e krijuar enkas, sa per t’u dhene njerezve idene false te demokracise: 49,3% pro daljes nga BE-ja e 50,7% JO. Ja si mbyllet kjo farse.
    Ndaj mos ndiqni strategjine e Elites qe kontrollon gjithçka e kerkon te mbjelle frike e pasiguri; thjesht injorojini keto shashka idiote!

    Andrea Radi

  2. tr says:

    Mas Britanise do te filloje efekti DOMINO !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje