Artur Zheji: Reformë në drejtësi, një terror dhe diktaturë e re shtetërore, që na tremb të gjithë. Pse nuk flasin Lu e Vlahutin?

16 Qershor 2016, 21:54Politika TEMA

Artur Zheji shkruan sot, se rikthimi në detyrë i drejtorit të Policisë së Shtetit, tregon mentalitetin që ka Rama për sistemin e drejtësisë.

Sipas tij, reforma e re në drejtësi në fakt do të jetë një diktaturë e re shtetërore, që na tremb të gjithëve.

Ja çfarë shkruan ai tek portali i vet 360gradë.al:

“Mbas sulmeve të njëpas njëshme kundër gjykatësit Arjan Aliaj, fotove tendencioze dhe përbaltëse, për vilën e tij dhe hulumtimin në jetën private, duket se efektet e presioneve të gjithëanëshme,politike, mediatike dhe jo vetëm, nuk kanë vonuar.

Shkalla e Dytë e të njëjtës Gjykatë, ktheu në detyrë kryepolicin Çako, duke vlerësuar si të pamjaftueshme provat kundër tij, të vëna në dispozicion nga Prokuroria e Përgjithshme.

Padyshim askush nuk dëshiron që kryepolici Haki Çako, të dënohet padrejtësisht dhe as të persekutohet me pa të drejtë.

Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, zhvilluan një sulm 360gradë, kundër “Këshillit të Lartë të Kënetës” dhe kundër gjykatësit “vrasës me pagesë” si edhe u cilësua Arjan Aliaj dhe krejt trupa gjykuese e Gjykatës së Tiranës, Prokuroria, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe çdo qelizë e këtij sistemi.

Sigurisht sistemi i Drejtësisë shqiptare, ka 1001 defekte dhe pisllëqe, në gjirin e vet. Janë bërë mijëra falsifikime pronash, me vendime të rreme gjykate dhe janë dhënë pafajsira të bujshme dhe skandaloze. Dhe gjithshka është bërë nga ky Sistem, nën efektin e presionit apo ryshfetit të majmë. Këtë e dinë dhe e kanë vuajtur të gjithë shqiptarët.

Mirëpo në rastin e Krimit Shtetëror të Përgjimeve, që shkatërron çdo grimcë demokracie në Shqipëri, çdo shpresë për të rifilluar një Kohë të Re, në jetën tonë të përditshme, çdo pandehmë pozitive se një Drejtësi më e mirë do zërë një ditë fill, zvenitet nga kjo që po shohim këto ditë dhe këto orë.

Ku humbi deponimi që Haki Çako bëri se aparati i përgjimit, ishte përdorur përveçse për “trajnime” edhe për përgjimin e çështjes “Gjutaj”?

Apo mos vallë Shkalla e Dytë e Apelit, e ka humbur këtë deklaratë, që rrëzon në themel, çdo dyshim se Prokuroria e ka gabim?

Avokati mbrojtës i famshëm, Maks Haxhia, që mbron kryepolicin dhe pjesën më gri të shoqërisë njëkohësisht, që kryepolici dhe Policia duhet të zbulojë dhe të hedhë në pranga, tha për publikun se: “u vërtetua që Pajisja e Përgjimit, ishte përdorur vetëm për trajnime”, duke përgënjeshtruar klientin e tij të sinqertë, Haki Çako, në deponimin që kish bërë disa ditë më parë.

Tani sigurisht do të thuhet nga kryeministri apo shpura e tij, se “Drejtësia u vu në vend!”, se ja u vërtetua që gjykatësi Aliaj ishte një “vrasës me pagesë”, urdhëruar nga Sali Berisha dhe të tjera si këto.

Por cila Drejtësi?

Ajo e Kënetës apo ajo e Rilindjes? Që ha presion dhe ul kurrizin, nga frika e pushtetit dhe nga frika e zbulimit të pisllëqeve të veta?

Pra “Drejtësia” që bindet ndaj pushtetit, është “Drejtësia e Mirë”, ndërsa ajo që guxon, në kushte të një trysnie të përbindshme politike dhe mediatike, të zhvillojë akuza kundrejt të pushtetshmëve, është Drejtësia e Kënetës!

Është e vërteta se Sistemin e Drejtësisë e ka kapur Frika e Vetingut! Që do të thotë filtri apo sita, ku pasuritë dhe biografitë e tyre, do të kalojnë në skaner dhe në “përgjim”.

Skanerin dhe Përgjimin mund ta kenë në dorë, njerëzit e Qeverisë dhe vetë Kryeministri, kështu që karjerat rrezikojnë të fluturojnë në ajër dhe madje edhe më keq, mund të ketë persekutime ligjore, ndaj gjykatësve të pabindur,të pa nënshtruar dhe sado pak kundërshtarë.

Reforma në Drejtësi, e vizatuar në këtë formë, është Deformimi i Ri i Drejtësisë.

Një Terror dhe Diktaturë Shtetërore, në emër të Shtetit të së Drejtës, ndaj të cilës, të gjithë ndjehemi të frikësuar.

Dhe Ambasadori Lu dhe simpatikja Vlahutin, rrinë e vështrojnë dhe nuk thonë asnjë fjalë për këtë Mega Skandal të Përgjimeve, që do të varroset shpejt e shpejt në Kënetën e Frikës dhe të dhunës së paparë ndaj vetë gjyqësorit, nga ana Pushtetit?

Nëse ndodh kështu, Reforma në Drejtësi, është një foshnje që po lind e vdekur”.

71 komente në “Artur Zheji: Reformë në drejtësi, një terror dhe diktaturë e re shtetërore, që na tremb të gjithë. Pse nuk flasin Lu e Vlahutin?”

    1. Edkari says:

      Pamvaresisht se Edi Rama eshte
      kryeministri yne ai ka
      qene,eshte dhe do te mbese nje njeri i lig.
      Zakonisht keta lloj njerezish i si udherrefyes kane
      intrigen dhe pabesine.
      Fundi i ketyre njerezve vjen shume natyrshem
      mbasi si i thone/e keqja keputet kur trashet./
      Edi Rama dhe banda e tij kujtojne se do mund
      te bejne si te duan me vendin dhe popullin
      dhe idioti harron se do e varim prej koqesh
      ne se shkel vijen e kuqe,,ai dhe kush i vjen pas.

      1. tt says:

        Kush ka perfituar nga keto 20 vjet padrejtesi? Tipa se Artur Zheji dhe ata per te cilet ai ben anal-iza. Normale qe Reforma ne Drejtesi i tremb. Mua dhe njerzit e thjeshte si tremb, s’na duket terror.

        1. Grigor says:

          ‘Pashe nerin’ kush ky trapi qe e quan veten Edkari? Ky ta heq petllen me idiotllikun e tij.
          Megjithate, ky nuk ka faj kur trapa si Artur Zheji-Balla, qe hiqet demek si te shkolluar, flasin sikur nuk kane shkelur pertej Durres.
          O Artur Zheji-Balla, o trap zalli. Eshte Anglia, jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe kane ngritur institucione te tera pergjimi, te cilat arrijne kulmin me NSA ( National Security Agency). Jane kompjutera te medhenj sa kater Kate te nje ndertese, me nga 4miljon procesore secili, qe perdoren per te pergjuar email-et e tere botes.
          O kungull, cope injoranti.
          Kompanite e Internetit si Google, Yahoo, Microsoft, etj, kane marreveshje me qeverine qe te kalojne cdo email tek kompjuterat e qeverise per pergjim.
          Kompanite telefonike po ashtu kane kontrate me qeverine qe neqoftese telefonata permban fjale kyce si ‘bombe’ apo fjale te tjera terroristesh, t’i kaloje telefonatat neper kanalet e pergjimit.
          Ketu ne Angli cdo gje pergjohet, email, telefonatat, kur ecen ne rruge, kur je duke pire kafe.
          Ndersa ky trapi flet si katunar nga Zall Bastari.
          Ore, ky trapi I lexon gazetat, apo lexon vetem ato qe shkruan vete?

    2. Robi says:

      Legen, pijanec, sahanlepires me zvillim mendor te paperfunduar biologjikisht, genjeshtar, plere, qe per interesat personale vret edhe baben e vet.

    3. Devolliu says:

      O Mulla Omar Kumarxhiu; sa të paguan Like Floriri i Sali KRIMINELIT?

    4. shpjeguesi says:

      Ky ngateron gjurmimin me pergjimin.
      O Zheisëz te gjurmosh dhe te pergjosh nuk eshte njejta gje.

    5. dymi says:

      Ha nje luge corbe te prishur dhe vjell tere jeten o Zheji.

  1. tr says:

    NUK E DUAM KETE REFORME ,

  2. Anton says:

    Tipik LECCA CULO kur thote Italioni,ky ka mbaruar fare lavazh truri ,o artur zheji ore ti pine ilacet e berishes apo berisha pine te tuat…

  3. Arben says:

    Ato qe kane lindur te vdekur jane lloqet e Zhejit, sepse cfare thote jane te blera dhe te qepura paraprakisht nga ai qe I paguan. O Zhej, boll se ja nxorre bojen dhe LSI-se qe kush e di cfare te ka premtuar qe t’ja nxjerresh bojen reformes dhe PS-se. Por tregohu pak me kopil o burre qe ta shesesh me me lezet ato qe nxjerr nga goja jote e piset dhe maskareshe.

  4. Lorenc says:

    Ky sa ishte Saliu dhe Meta ne pushtet nuk dinte te bente asgje pervec se te shante Edi Ramen. Kur fitoi ne 2013 Rama, Zheji donte te behej drejtor i RTSH dhe filloi t’ia merrte ne goje Rames dhe Saimir Tahirit. Kur e pa qe su be dot drejtor, u rikthye te Saliu dhe Meta dhe tek te sharat ndaj Rames. Dhe dashka ky qafir te na analizoka ky politiken. Pikaaaa ktij. Turp i madh. Nje maskara.

    1. altin says:

      fiks ky legen, ne 2009 mori me qera nje tv privat me paret e Vangjush Dakos e ndermjetesine e Av Ngjeles. Nuk lane gje pa e shajte Salen. Syri de veshi Ilir Metes. Pastaj u drejtor i Atsh e drodhi, rugu meseleja tani qe su be drejtor. Edi Rama ka te meta plot. Po qener si ky mir been qe nuk i stimulon

  5. Taras Bulba says:

    Zeni sy peshkaqeni po te paguan mire per te gjitha shkrimet qe po bene keto dy muajt e fundit,por nje gje te dish ti mor ish bashkpunetori i sigurimit fame keq,se shpejti do te hapen dhe letrat e tua e do shohim se ku do te perfumndosh

  6. timo says:

    Artur djali dhe plaku, të terrorizuar dhe të trëmbur nga kjo reformë janë maskarejtë dhe batakçijtë . Të tjerët janë shumë të qetë dhe mezi presin reformimin.

  7. I drejti says:

    Sa trap qe je o Balla, Zhejo apo çfare dreq mbiemri ke.

    1. raho says:

      Nuk eshte reforma ne drejtesi qe po lind e vdekur. po je ti i vdekur qe shkruan, te kujtoj gati 40 vjet me pare kur ishe student, ishe 20 vjeçar, por dukeshe si 50 vjeçar, tamam si koke bole ke qene, koke bole pa tru.

  8. Dori says:

    Cfare hajvani e plehre qe je o Tur,o analist kanalesh.!.

    Ikni o mbeturina se jeni bere te padurueshem,maskarenj e funderrina.

  9. Zheji ,Bushati ,dhe Ljubonja …….patjeter qe kane frike nga ligjet e shtetit shqiptar [qe priten];sepse ,nuk jane shqiptare….por shquptare……….

  10. Alaudini says:

    Nga te del gjithe kjo ligesi o pervers. Pse je ndertuar kaq se prapthi.

  11. Andi says:

    O tur… je komplet jasht loje…. ose me keq akoma…shejtan budalla ?

  12. Jimi says:

    Cte bej i ngrati!? Me qe s’po ja var njeri edhe ky po ben tutje, medemek: jam edhe une ketu! Per te s’ka rendesi se cfare thot, mjafte te brockullisi, mjaft te bej zhurme, po te tjerat pake rendesi kane. Esht analist i zoti burri i botes, me nje bagazh te gjate i njeh mire te kuqe te zeze, keshtu qe verini vathe ne vesh ato qe thote.

  13. normali says:

    Ti thua Artur qe na tremb te gjitheve! JO Artur une nuk trembem por me rritet shpresa per nje Shqiperi me te mire, per nje jete me te drejte, per nje lufte kunder krimit njerezor dhe ekonomik qe e ka pushtuar vendin nga kthetrat e krimineleve , hajduteve dhe tradhetareve. Jo Artur, ja pyete dhe Kastriot Miftaraj, trembet apo i rritet shpresa. Ti ke mbaruar si njeri se te isha ne vendin tend do te fshihesha, por s’paske as turp , as cipe e as dinjitet. Reforma ne drejtesi do na mbroje neve nga njerez si ti dhe ata qe ti do se te prishen pazaret e tua dhe te atyre.

  14. lali says:

    Artur Zheji eshte gazetari me Idiot qe ka pare gazetaria shqiptare . Ky eshte nje dallkauk qe se ka shokun . Pse o Mero boton shkrimet e ketij pseudo gazetari .Pse mendon se gruaja e pare kot e ndahu ? Edhe kete te dyten e ka si vetja e vet , pianistja me medioker ne ne te gjithe planetin .

  15. sit .back. _and_ relaks says:

    Rrofsh Mero qe nuk le dite apo moment pa na kujtuar qe ne kete bote legenizmi dhe servilizmi ka nje emer dhe nje surrat, ate te tavarish zheji

  16. Gimi says:

    Shkurte nuk ka mare ndonje kocke.ky eshte nga ata qene,qe lehe kush I jep ndonje kocke.

  17. petrit says:

    O Zhei ,Qenke Koqe zotrote , !

  18. andriuss says:

    Artur Zhele o rrot kar iiiiiiiiiiiiiiiii,o servil i lekut ,o kumarrxni shko dhe luj zara me Bushatin,shkullakun.fevziun,canindhe me Ylli Rakipin.Mendja jote eshte e pjerdhur me ideologjine e hajdutit te L.SI.

  19. anonim says:

    Zheji ka absolutisht te drejte…!!
    Ku shkoi deponimi i z.Cako se paisja eshte perdorur per pergjim….!!??
    ….dhe,e shumekerkuara “reforma ne drejtesi” sic thote Zheji ; do te linde e vdekur….
    Edi Rama nuk ka ndryshim nga paraardhesit dhe do te perdore reformen per nenshtrimin dhe asgjesimin e kundershtareve te tij politik dhe,i pari do te jete Ilir Meta sepse per Edi Ramen eshte jetike suprimimi i Ilir Metes dhe asgjesimi i LSI

    Po u miratua reforma,Keni per te pare…!!!!

  20. Bardhi Tolabi says:

    Ore Zheji,po thuaje hapur a derezi,cfare te shqeteson ty nga kjo reforme,sepse ti,nuk je as “hajdut” e as “kriminel”,as “mafioz” e as i “korruptuar”?
    Une them se dy gjera te shqetesojne:
    E para,je paguar te besh “opozitarin” e egersuar dhe po e ben mire kete “detyre”duke e zevendesuar ate denjesisht.
    E dyta,ke bere diku me dike ndonje mucillek e ke frike se bashke me mikun e mucillekut,do te ndodheni nga kjo reforme ne “shtepine pa qira”.
    Haki Cako,doli i pafajshem,sepse nje lapsus i tij,nuk eshte prove per gjykatesin e ceshtjes dhe e mbrojtur profesionalisht prej avokatit,perderisa prokuroria,nuk ka asnje gjurme e fakt, te vertetoje “pergjimin”.Perse nuk ben nje ballafaqim te ceshtjes te pergjimit te kryer dhe te faktuar prej ministrit Imami e te pandjekur,te pezulluar e pa asnje akuze nga kjo e ashtuquajtur prokurori qe ti mbron,me pergjimin e supozuar e te pafaktuar me asgje te Haki Cakos?
    Ke pesuare keto javet e fundit,o derezi e punezi.A mos te ka shqetesuar shume Kastriot Myftari?

  21. lexuesi i irrituar says:

    Gjekundi ke hyre fshehurazi dhe ke firmosur dhe ti , ndaj te ka hyre lepuri ne bark nga reforma ne drejtesi , mbreti Artur i hipokrizise…

  22. Ben Dibrani says:

    Tani po ben edhe gjyqtarin, jo vetem opiniondhjerin. Legen, kujt i sherben? Shqiperise jo se jo.

  23. Enerti Begaj says:

    Une nuk tremben pershembull!!Perkundrazi,Reforma ne Drejtesi me heq friken.Fol per vehten dhe jo ne emer te te gjitheve.Mos fol edhe per mua.Flas vehte per vetevehten…

  24. Olimpia says:

    O njeri i shitur,nĕ perëndimin demokratik pĕrgjohen ,rastĕsisht,edhe kryeministat nëpəmjet aparaturave ambientale apo në se flasin në telefon me persona nën vĕzhgim dhe asnjë nuk ankohet.Në se krimi nuk luftohet atëhere shoqĕria shndĕrrohet kriminale.Në Shqipĕrinë berishjane drejtësia ,njĕ pjesë e medias ku bën pjesë integrale edhe ti dhe administrata u shndërruan totalisht në konsorciumin kriminal anarko feudo fashist ,një dukuri e rrallë e origjinale .Èshtë më lehtĕ të tĕ pĕrshkosh shkretĕtirën me një pagure ujë se të shkulĕsh tĕ keqen nga ndërgjegjja e një kombi,sepse grup shoqĕria juaj e ka futur helmin deri në qelizën më tĕ vogël të shoqërisë .Prandaj gjĕja e parë që duhet të bëni ju mbjellĕsit e vdekjes ,të zhdukeni ….të zhdukeni ,të ndrroni kombësinë ,shtetësinë ,bëjeni sërbe,greke ,sllave..si të doni,por vetëmshqiptare jo sepse ju nuk keni asnjë atom shqiptarie.Mjafton të shikosh me vëmëndje sytë tuaj të skuqur nga tĕrbimi kafshëror,në kërkim të një çmenduri tjetër.Çudi që Kadareja nuk shkruan asnjë rrjesht pë rracën tuaj…..

  25. aktori says:

    Si mund Te jete kaq I piste nje njeri qe e heq vehten per intelektual?.Do Te kete ngrene ndonje luge corbe teprishur kur ka qene drejtor NE TVSH dhe ujku I Vucidolit e di.

  26. Tonini says:

    E ka shume gabim Mero qe te jep hapsire sa here te duhet ty qe te flasesh. Do jem njeri nder ata qe nuk do e lexoj TEMA-n kur ka shkrime te ketij
    spiuni te sigurimit. Me vjen keq qe ti Mero na fyen ne lexuesve te rregullt te TEMA-s. Keta spiunet e kane vendin ku flasin, te OPINIONI, si ky Zhej Palla, ai Hoxha qe desh na u be president, Preci e te tjere si keta.
    Nuk e kam fjalen se shkruan kunder qeverise, te kuptohemi, por ky njeri e ka vendin ku pshurret. Ta largohet nga kjo gazete.

  27. Laramani says:

    Thjesht nje njeri pa asnje vlere morale. Nje mashtrues ordiner. Frike kane vetem ata qe kane futur lugen ne corben e prishur.

  28. ALBAN DEGA says:

    ME TREGO NJE SHKRIM TENDIN TE BOTUAR NE GAZETEN E FSHATIT ME HUMBUR TE SHTETIT ME TE HUMBUR NE BOTE DHE DO TE QUAJ GAZETAR!

    Ti je nje buthelepires i peshtire deri ne neveri! Asqueroso, thone spanjollet ….
    Ti ta con tugen nga bytha , sic thoshte babai im i ndjere per ASSKISERS – BYTHELEPIRES si puna jote!
    Po me vjen per te vjelle !
    Mashtrues, intrigant, hor, maskara si puna jote Jane vetem ata qe te promovuan e te fitojne ne studio apo botojne cdo mut qe pjell mendja jote e menderosur e perverse!
    Po me vjen me vjelle nga prapanica!

  29. Petro says:

    Ou, gati te shani ju, te gjuani me kallash…Kjo verteton edhe nje here se pa reformuar politiken, nga te dy apo te tre anet, s do te mund te reformoniim drejtesne.Nje vrime ne uje.

  30. Fshatari says:

    Hahaha eshte ber keq per lek

  31. Opinion says:

    Kohet e fundit ,Zheji ka bere nje rrotullim vertet 360 grade , per hire te se vertetes ka filluar te flasi paster dhe te godase ne pikat nevralgjike . KJO QEVERIA DUHET TE ZHDUKET SA ME PARE ,PARA SE TE FILLOJE OPERACIONIN FSHESA ,TEK SHTRESAT E ULTA DHE JO TEK VETE HAJDUTET ME FAME BOTERORE .

  32. owl says:

    Ty kok madh te tremb se ke bere pislliqe shume.

  33. Turi says:

    Ik.mor qen gazetar…ti vetem bythen e pushtave si berisha ke lepire…perse nuk e don reformimin e drejtesise o bole?

  34. xhemal says:

    po cthuaj o n jeri .drejtesi ne shqiperi nuk ns e per kete eshte urgjente berja e saj dhe me e mira la salini e liken bashke

  35. Marko says:

    Koqe fare o zheji

  36. Ivani i madh says:

    Pse trembesh o Zhei gorilla nga reforma ne drejtesi apo si bythe lepire qe je mund te jesh i perlyer si pronari i jot Like hajduti e miku juaj i Zemres kriminel Berisha. Prandaj theret e ciresh ne medie se me sa duket po fjen fundi i krimbave te gjirizit te tipit Zhei nje idiot i lindur qe eshte mesuar qe ne monizem me priviligje dhe lepires bythe.. Gorilla Zhei populli nuk te degjon ty. Liken e kriminel Berishen se tani eshte ndergjegjesuar dhe di te dalloje te miren nga e keqia mjaft u mashtruar nga ju maskarenjte e te pa fytyret. Me jepet e dreka te te them mjaft na henget m….. dhe na cave bythen krimb gjirizi.

  37. Mulla Omar
    Surrat pa lare
    Qe loz kumar
    Shtate gra ke ndare
    Ke spiunuar
    Qe lepin sahan
    Qe nxjer vec vrere
    Na sjell te vjell.
    Pa iman e din
    Liken lepin

  38. kaci myftari says:

    Po ti plehre,pse nuk na thua si e ke vajzen e jashtligjeshme,kush e ka cuar ne ate post dhe kush e mban,na trego sa lek ke harxhuar ne bixhoz,si i ke fituar ato qe pi alkol gjithditen.
    filloje njehere nga vetja dhe dil tek beniamini jote ilir floriri,apo ke frike se mos i hapen petet lakrorit(jo maqos)dhe ju dalin te gjitha pislliqet.
    Mos ki frike nga drejtesia se ju jeni aq maskarenj sa i dini te gjitha dhe i beni ligjet si te mbrojne bythen e politikaneve dhe te denohet populli.
    saliserbkomunisti,shpetoi ilirfloririn kur numrontr eurot,tani eshte radha juah tju ktheni borxhin.
    ju jeni te gjitha horra qe beni sikur luftoni njeri tjetrin por eshte e kunderta se mbron maskarai maskarain.
    bej te fala tos pijanecit qylaxhi

  39. spectrum says:

    Dolet hapur qe keni qene krye spiun dhe antiamerikan jeni kunder vendit qe I dha fund terrorit stalinist dhe na dha lirine te gjitheve

  40. Ermir says:

    Ke treguar sa injorant je o zheji…..me pak fjale koqe kandari.

  41. dash says:

    Funderinlleku nuk ka fund…per ke bien keto kembana? Per ate pjese te shqipetareve konfuze dhe pa memorje.

  42. Semanjaku says:

    I frikesuar ti??? Zoti mos e dhente,,,,tipa si puna jote nuk frikesohen sepse e ngulin bythen ne hurin e radhes dhe jane interesaxhinj te pa moralshem. Pse sfole per pergjuesinqe bleu Mediu pas 21 janarit??/,,pse nuk flet si jane zgjedhur organet drejtuese te drejtesis duke filluar qe nga kapteri???. Pooooo duhet te kesh frike N.Q.S. ke mbushur xhepat me para te pista,,,,je brenda aferave korruptive,,,,je pjese e grupit banditesk te Saliut qe shkaterroi,,,pervetesoi,,,tjetersoi,,,shiti dhe dhuroi pasurit e popullit, Ekeqja eshte se cfar shkruan ti del ne gazet dhe cfare shkruajme ne e lexon nje pjese e vogel e njerezeve.

  43. Eh ne delet says:

    Dhe Ambasadori Lu dhe simpatikja Vlahutin, rrinë e vështrojnë dhe nuk thonë asnjë fjalë për këtë Mega Skandal të Përgjimeve, që do të varroset shpejt e shpejt në Kënetën e Frikës dhe të dhunës së paparë ndaj vetë gjyqësorit, nga ana Pushtetit?
    E keq zheji qe thote kete ?!
    Jo!
    Pse heshtu lu e vallaHuta?.
    SKUThERI- Kinezeri reformatore, uhuhuh
    Eh ne delet….

  44. Xhambasadoret says:

    Zheji ne anen e Se Mires, trim me shoke pak, por mjaftojne, o xhamasadore te FermesKafsheve, boni, pse mos boni, mbushni thase, pse mos i mbushni…..

  45. Goldrake says:

    Po ti çpate lali? Te trodhi trurin Saliu? Se deri dje i ke fryre trumpetes se duhet te ndryshohet patjeter sistemi i drejtesise. As ty ste pelqeka qe gjyqtaret vertet te kalojne ne filter, te vendoset rregull e te mos kene dot gisht politikanet ne caktimin e tyre. Çudi e madhe sa paske ndryshuar!! Jo per gje se deri dje je dukur si i paanshem e objektiv ne shume raste kur ke hapur gojen.

  46. normali says:

    O Zheji, si s’te vjen nje çik turp nga vetja, po ta beri skanerin Kastriot Miftaraj dhe paske qene familje e degjeneruar, si mund te te degjojme ty qe qenke kaq i preokupuar per shqiptaret?! Pika qe s’te bie o denglaxhi i padreqshem e i pa cipe. Une s’kam frike nga reforma, bile me jep shprese per nje jete me te qete , me te drejte e me demokratike, ty dhe kompanise tende qe u ka dale boja po. Ju terrorizon drejtesia .

  47. Treviso says:

    Zoti zheji, jam nisur vetem nga titulli i artikullit qe po marr mundimin per te komentuar, se artikujt qe ju shkruani jane per tuhedhur nekoshin e plehrave te partise Demokratike.
    Zoti Zhej, reforma e drejtesise eshte bere gogol per kriminelet dhe mafjozet dhe ju keni te drejte qe te friksoheni.
    Zoti Zhej, 90% e popullsise jo qe tremben nga reforma por kane njevit e gjysem qe po e presin.

  48. Lpl. says:

    Diktatura e tyre eshte vene re qe ne tre muajt e pare te qeverisjes po u lane shume keta ne pushtet mjere populli do ikin te gjithe nuk durohet ky regjim antinjerzore ku spyet njeri se nga i fiton parate qe te kerkojne me taksa e me rryshfete burgje dhe pa ngrene vetem vaj oriz e makarona identik si ne kohe te Enverit regjim anti human ta gezojne nostalgjiket e diktatures se ja ka kalu Enverut edhe ai ska arritur per tre vjete me vendose diktature i ka zgjate nja 20 vjete lufta , Rames po te ishte gjalle Enveri do ja kishte zili per menyren si eshte duke sunduar pooullin .Mjere populli Shqiptare sa bole eshte skishte faj as Turqia 500 vjet as komunizmi 50 vjete nuk na punon nje shqise ose jemi populli me psikopat qe ka sjelle Turqia nga pjeset e perandorise kolon sk shpjegim tjeter .

  49. Kangur says:

    Une dhe miqte e mi nuk kemi aspak frike se s’ kemi vjedhur gje o Ballo – Zheji. I paske keq punet o pseudointelektual megalloman qe e vetmja gje qe di te besh eshte te shpelash trute e budallenjve me megallomanine tende, te cilen mesa duket e blejne shtrenjte te gjithe hallexhinjte e kategorise tende, qe kane vjedhur sa kane dashur sapo iu eshte krijuar mundesia ne postin shteror qe kane patur. Ik eshe ti ne hale te gomereve o njeri legen, o mjeran qe kujton se njerzit hane bar dhe nuk i kuptojne allishverishet e tua te ndyra.

  50. xhevahir kraja says:

    Z zhei gabon ne vleresimin tend(Nje diktature e re po lind).Ne shqiperi nuk u permbys diktatura.ajo taktikisht ndroi forme,nga diktature komuniste ne neo komuniste.Nga bllokmene, ne demobllokmene,kameleonet e komunistet, kane te njejten veti.Shqiptaret e shqiperia do kene edhe 25 vjet te tjera tranicion, gjate ketyre viteve qe na presin, kam dyshimin se do shkojme drejt perandorise se re ruso-ortodokse tashme jo te quajtur perandori e kuqe ortodokse por thjesht perandoria ruso-ortodokse. Ne horizontin e ballkanit po cfaqet nje koalicion i ri i quajtur KOALICIONI ORTODOKS BALLKANIK KUNDER SHQIPTAR, me lind e drejtia te pyes, EDI RAMA mund te jete pjes e ketij koalicioni?.Per shqiptaret e shqiperine, koalicion ortodoks apo myslyman ,eshte vetasgjesim kombetar

  51. arsen lito says:

    Pas gjithe ketyre komenteve negative per peronalitetin e Zhejit, ai duhet te zhduket nga skena e opinonberies.Por jam i sigurt se ai njeh vetem interesin si parim dhe shperblimin si busull. Sa me shpejt te demaskohen keta njerez te pafytyre ,qe jane po aq te demshem sa padronet e tyre,aq me shpejt do ece shoqeria jone perpara.

  52. miftari says:

    Do me vinte turp te jepja mendime neqoftese do isha ne pozicionin tend,ti do keshe lidhjet tuaja me krimin,ti do jesh njeri nga ata qe ke frike nga reforma ne drejtesi,ti flet per privacione ne jeten private,qe eshte nje e drejte universale per te gjithe,por deri ne momentin qe ti nuk merresh me problemet e te tjerve qe ti nuk je person publik,por kur te marresh persiper te na besh analiza dhe te na japesh mend,nuk po zgjatem,po jepi pergjigje KAstriot Myftarit,se me keto shkrime jo vetem qe ste ndigjon kush por je bere shume i neveritshem.

  53. andromeda says:

    Bo-bo! Edhe kjo na duhet të merremi me Zhejin bixhozçi e pijanec, shokun e Fatosit.

  54. Xha Telo says:

    Vraponte lepuri nga frika se kishin ardhe veterineret per te tredhur kuajt. I del perpara dikush dhe e pyet;-Si eshte puna lepur pse vrapon keshtu? -Kane ardhe veterineret dhe po tredhin kuajt!-pergjigjet lepuri. Po ti pse trembesh, ti nuk je kale?- i thote tjetri. Ehuuu kur ta marrin vesh ata qe une nuk jam kale, shkuan hallatet e mia!- pergjigjet lepuri.
    Edhe ju o delet e buta te ripjelljes, kur ta merrni vesh ju se kjo qe po pregatit Rama nuk eshte reforme ne drejtesi, por thjesht kapje e drejtesise, do keni marre fund dhe do ngrini syte nga qielli per te kerkuar ndihme te zoti, por kam frike se do jete vone. Pyesni nje here o dele te buta, perse e ka hequr kryeripjellsi paragrafin 88 te sygjerimeve te komisjonit te Venecias? Nuk eshte reforme ne drejtesi, o dele te buta te ripjelljes, eshte forme e re e diktatures.

  55. Ricardo says:

    lexoni cfar thote Kastriot Myftarin per Zhejin.I ben radiografi,legen komplet!!!

  56. to be or not to be says:

    Keto jane hapa qe populli shqiptar duhet ti bente qe ne krijimin e kushtetutes se re, dmth duhet te kishte here mbase here reforma sepse ishte nje vend i sapo dale nga diktatura dhe cdo gje po evolonte me hapa gjigande si pasoje dhe kushtetuta duhej te evolonte,…. por ja qe ngeli ne vend sepse disa pseudo politikane e demokrate si sali berisha i vune bastunin ne mes te rrotave…
    Nuk shikoj arsye pse te bejne kaq buje pse nuk do saliu apo luli te votojne, thjesht sali berisha sduhet te ishte fare ne parlament apo i lire… kujtojme ketu qe rumania e vrau Causeshkun kurse ne i kemi ngritur ne piedestal femijet e enverti, doktorret e enverit dhe djalin ilegal te enverit.Zinxhiri i diktatures nuk eshte keputur thjesht ka marre ngjyre tjeter, ishte i zi u be blu tani eshte roze me tendencen e ndryshimit te hallkave.
    Ne librin odiseja e nje detektivi tregohet kalimi i diktatures ne demokraci ne nje kendveshtrim jo te njohur per te gjithe por qe per fat te keq eshte vertetuar qe eshte realiteti.
    Ah moj Shqypni e mjera Shqypni
    kush te ka qit me krye ne hi
    Ti ke pas kane nji zonje e nalte
    e burrat e dheut te thirshin nane.
    Po sot Shqypni pa m’thuj si je??????
    http://spiderinformazione.blogspot.com/2014/07/lulzim-basha-mashtrues-i-lindun-si.html

  57. Arif says:

    Populli dikur ka pas than se paret s’i han as qeni; Arturi ja hodhi poshte popullit kete sentence si te gabuar. Bravo o Turi!

  58. england says:

    Ky eshte nje kokerr legeni sa qe kur Kastriot Myftaraj e degjeneroi me shkrimin e tij,ndersa Zheji nuk ju pergjigj dot atij shkrimi,por filloi ta shaje nepermjet telefonit te nje tjeter legeni si Arjan Cani ne emisionin e ketij te fundit!Por brilantja e Myftaraj eshte fraza qe thote ai per Arturon;Arturi eshte bere nje nga ushtruesit me elokuente te artit te genjeshtres ne Shqiperine e tranzicionit,e them kete vazhdon Kastrioti se nga menyra se si flet Arturi kuptohet se ai ka bindjen se e ka ngritur genjeshtren ne art.

  59. vaso says:

    Reforma ne drejtesi eshte dicka e peshtire qe nuk i sherben Shqiperise.Eshte dicka e ngjashme me gjykatat speciale ne Kosove.Te gjithe njezeri te therrasim.NUK DUAM kete lloj REFORME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje