Elvis Rroshi: Më nxorën kriminel me letra higjenike, Sali Berisha harroje Kavajën

16 Qershor 2016, 15:04Politika TEMA

Pas vendimit të gjykatës së Tiranë për masën e dhënë ndaj kreut të bashkisë së Kavajës ‘arrest në shtëpi’, Elvis Rroshi ka zgjedhur që të reagojë sërish në profilin e tij në Facebook.

Duke e konsideruar arrestimit e tij të padrejtë dhe të pabazuar në asnjë provë apo ligj, Rroshi pranon për herë të parë se është dëbuar nga Zvicra, por jo për ndonjë akuzë ndaj tij, por thjesht si gjithë emigrantët shqiptarë.

Edhe një herë ai i drejtohet ish kryeministrit Berisha se ‘luftën’ për të fituar Kavajën e ka të humbur.

Reagimi i plotë:

Me arrestuan ne mes te rruges pa me marre as ne pyetje. Nxorren rrugeve letra higjenike pa asnje vlere ligjore per te me treguar si kriminel. Avokati im italian qe eshte edhe parlamentar ne Itali me tha keshtu si ketu behej vetem ne Kamboxha! Nje gjyq pa asnje lloj prove dhe dokumenti zyrtar po vetem idiotesi politike dhe thashetheme gazetash. I vetmi fakt qe e kam bere publik vete eshte nje denim si minoren ne mungese dhe pa dijeni qe ne Itali eshte fshire qe ne vitin 2000!

Pra aty ku kam denuar aty jam i pafajshem, kurse ne vendin tim arrestohem vetem sepse Sali Berisha nuk eshte denuar akoma!!! S’ka problem! Une jam mbijetues i lindur dhe emigracioni ku kam jetuar me ka stervitur ne shume dimensione me sfidat.

Nuk kam deklaruar qe jam debuar nga Zvicra po pse ta deklaroja kur jam debuar si mijera shqiptare pa dokumenta?! Ca krimi eshte ky qe edhe ky ligj skandaloz qe e kane bere ata qe duhet te ishin ne burg per vrasje njerezish ne bulevard nuk e permban fare?

Sot jam kthyer ne shtepi me nje arrest pa lidhje fare. Po kam dashurine dhe mbështetjen e Kavajes me shume se kurre qe me jep krahe te luftoj dhe te fitoj..

O Sali Berisha! Ti nuk e merr dot me Kavajen harroje dhe mua Elvis Ervin apo si te duash ti do me kesh perballe per te ta treguar sa here ka votime se Kavaja ty te ka debuar pergjithmone! Edhe sikur ta nderrosh emrin ti ne Kavaje nuk futesh dot me kurre fitimtar se Kavaja s’ta duron dot eren qe s’ta harron kurre!!! Rrofte Kavaja dhe rrofshin kavajsit e ndershem dhe te zgjuar qe i kane syte ne balle dhe zemren top!!!

12 komente në “Elvis Rroshi: Më nxorën kriminel me letra higjenike, Sali Berisha harroje Kavajën”

  1. stil says:

    pirdh, pirdh! Zvicra nuk te debon pa akuze pasi duhet vendimi i gjykates. Dhe akuza formale eshte ne vendin e largimit. Mjafton dhe fakti i hyrjes apo qendrimi ne Zvicra pa dokumenta te rregullta per nje akuze te mbeshtetur nga gjykata. Edhe ata mijera shqiptaret e tjere qe thua ti, jane debuar se kane shkelur ligjin Zvicra, me te njejten akuze nga gjykata. Denimi eshte pikerisht debimi dhe mos thuaj qe nuk ke qene i denuar. Kaqe.
    Per te tjerat thuaj me cfare parash do paguash avokatin italian.

    1. Edkari says:

      Mos u merzit se do shkosh prap ke vendi
      ty ta kane qepur kostumin
      dhe ps nuk te do me se
      duhet te duket parti
      qe se mbeshtet krimin.
      ketu do jemi o katnari kavajes.

    2. akrepi says:

      O Stil vertet eshte e pa ligjeshme qendrimi ne nje vend tjeter pa dokumenta te rregulta dhe te debohesh nga ai vend,nuk perben krim .Jane mbi nje milion shqiptare qe kane ikur ne vende te ndryshme te botes,pa dokumenta,pra kane hyre ne vendet perkatese ne menyre te pa ligjeshme dhe kush nuk i fitoj dokumentat ne keto vende qe jane qindramijra. U debuan, cfare do te thuash se keta qindramijra jane te denuar dhe nuk kane mundesi te zgjidhen ne poste drejtuse?Atehere cduhet te themi per kriminelet e vertet qe jane K/Pd dhe.ish K/M deputet aktualisht.

  2. VALERIO says:

    MOS FOL KOT MOR CUN….. MUTIN ME SHUM TA REMOSH ME SHUM ERE VJEN. KA PATUR CUNA SHUM HER ME TE VEGJEL SE TI E I KAN VEN SHPATULLAT PUNES..MJAFT DERR DERR ME LETER HIGJENIKE. MBYLLE GOJEN NDERRO MESTIER E PUNO.NON SONO NE DX NE SX, NON MI FREGA NIENTE DI LORO, CHE ME MASCARENJ JAN.

  3. Tani says:

    Jemi me mijra shqiptare jashte qe punojme dhe nderojme veten dhe vendin nga vijme por sigurisht qe ka dhe mijra te tjere si ky Roshi qe e kane krijuar gjithshka me pislleqe, vjedhje apo trafiqe nga me te ndryshmet. Nejse, kjo eshte puna e tyre, por si i behet qe Rama me shoke i vene ne krye ? Mos valle dhe Rama me rilindasit jane te ketij brumi? Me dhimbje por kam filluar t’a besoj… Zgjedhja eshte e veshtire: ne nje ane eshte Berisha me shpurren e tij kriminale dhe nga ana tjeter jane Rama me ministrat dhe me shpurren e tyre hajdute dhe te inkriminuar. Mjere Shqiperia.

  4. Spartaku says:

    Per mendimin tim ELVIS ROSHI eshte arrestuar kote fare.A mund te krahasohen keto akuzat e Roshit me krimet me montruoze te Sali Berishes? Elvis Roshi nuk ka vrare njeri,kurse Sali Berisha me qindra, dhe nuk e arreston njeri.Pse? Sepse mbrohet ngaa kriminelet,vrasesit,hajdutet,dhe te koruptuarit,si Basha,Topallka etj.etj. Prandaj Roshi nuk duhet gjykuar fare,se nuk ka bere krime.Te gjithe neve,kur kemi qene te vegjel,kemi vjedhur ndonje kokerr fik,apo verige rrushi,dhe pastaj te quhemi kriminel? Armiq?,Keto çudira te pd-ke nuk kane te sosur,dhe jane vertet per te qeshur.

  5. xhemal says:

    ju se gjykoni te tjeret mendoni per nje moment
    veten tuaj femijet familjen.e sidomos femijet te cilet iken nga vendi familja shkolla e vajten ne nje vend krejt tjeret Te pa mbrojtur pa kujdesje te nenave e mbrojtjen e baballareve pa shkolla .pa gjuhen e ju mendoni se keta nuk mund te binin pre e gabimeve apo sjelljeve e sot i gjykon ai qe eshte pergjegjes per shume tragjedi kolektive ne shqiperi njerez para si te shikoni difektet e te tjereve e ti gjykoni shikoni ve te per mia loghi i dekriminalizimit eshte ligi nazist e Shkel cdo Liri njerezore e i denon njerezit perjete

  6. Neutrino says:

    Çi boke italishtes ti mer Valerio. E qake fare.

  7. bujku says:

    roshi je djale iri dhe trim mos u tremb nga kurthet perpara ne beteje

  8. Qarri i zigurit says:

    Ramy more idiot kopili i saliut. Si i bere 4-5 komentevne rradhe kaq shpejt. More idiot i peshtire. Vrases bulevardi.
    Kriminel qe le kaq femije jetime. I vrave me duar ne xhepa.
    Dhe mos numero vrasjet e dy prillit, 97 tes dhe me mijera te tjere.
    Roshi ska vrare njeri. Ai vetem dashuri ka bere. Ashtu dhe si shukriu i shkrete.
    Bandes tende po i vjen dita qe nga sali krimineli, ti, presidenti, prokurori dhe gjithe mafia juaj

  9. Daniel says:

    Opo si e ka mbiemrin ky Rroshi..Roush apo robt ku ti kete?

  10. Toni says:

    Ore kur do te behet realist ky popull? Kur do te gjykoje drejt dhe ne interes te tij?! A nuk duhet qe per Roshin te vendose Kavaja? Nese Kavaja e do kush jam une nga Tr te gjykoje? Persa i perket denimit te tij kam nje pyetje: Ju qe komentoni keni bere ndonjehere nje gabim? Per ate gabim duhet te gjykoheni sa here ka oreks dikush edhe kur drejtesia eshte e paanshme dhe funksionon (ne Itali konkretisht)?! Te gjithe ankohemi se burgjet jane mbushur me djem per dy gram hashash dhe hajdutet e vertete qe mburen me “zotesine” e tyre jane te “paster” ne deshmine e penalitetit. A nuk duhet te ngreme zerin per kete?! Si te gjithe shqiptaret u larguan Roshi dhe Noka. Roshi eshte kriminel se u debua nga Zvicra ndersa Noka hero se u “percoll” nga UDB sepse shpetoi nga plumbat. Ne kete shekull te vazhdojne te tilla barcoleta ne Shqiperi nderkohe qe fqinjet tane protestojne perdite per reforma ekonomike ne si popull nuk jemi te zote te kerkojme te pakten te drejten me minimale. Vazhdoni meruni me hallin e fqinjit dhe lereni tuajin se pret puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje