Gjykata e Tiranës liron nga qelia kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.
Në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë të dhënë me kërkesë të Prokurorisë, gjykata vendosi ndryshimin nga arrest me burg në “arrest shtëpie”.
Vetë kryetari bashkisë nuk ka qenë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokati i tij.