Mutacion

16 Qershor 2016, 09:25Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Është interesante të studiohet se si një forcë ish-komuniste, me një të shkuar staliniste dhe me një të sotme, ku pinjollë të regjimit më të egër totalitar shkruajnë reformën në drejtësi, del më perëndimore se sa opozita, e cila u themelua si një front i gjerë antikomunist me aspiratën ta çonte Shqipërinë në Europë. Ky lloj mutacioni duhet parë me vëmendje, sepse ka gjasë të jetë krejt unik në llojin e tij, pra veç shqiptar.

Nëse ndjek me vëmendje konferencën e fundit të shtypit të kryeministrit Edi Rama has në një fjalim emocional, plot pathos, ku përshkruhet një sistem drejtësie i përzgjedhur nga shumica e dikurshme në pushtet. Por, Edi Rama, një mjeshtër i propagandës, nuk harron të përmendë dy zanat e tij mbrojtëse, të cilat në fakt më së shumti ia la në derë Lulzim Basha. Ai përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Madje, përdori të njëjtën strategji komunikimi që përdorte Partia Demokratike në vitet e para të jetës së saj, kur thoshte që nuk na sulmoni thjesht neve, por Europën dhe Amerikën. Këtu ngulmoi Edi Rama, tek mbronte parimisht një reformë, e cila ka mbështetjen e pakursyer të Perëndimit.

Është paradoksale, por një një politikan si Lulzim Basha, i cili sipas legjendës është formuar në Hollandë që ka një leje qëndrimi në këtë vend, është rezident në këtë shtet, nuk e merr pasaportën, sepse përndryshe as nuk voton në Shqipëri si bashkëshortja, sak ky njeri ngjan sikur ka ardhur nga stepat e muzhikëve rusë.

Gjatë gjithë këtyre viteve në krye të opozitës, Lulzim Basha është dalluar që nuk merr vendime, madje edhe kur duket sikur merr i ndërron ato të nesërmen, pasi i bërtet dikush në telefon ose e lë të presë tek dera. Kësaj here ai vendosi të bëjë udhëheqësin. Ngulmoi për një takim sy më sy me shefin e qeverisë. Një takim i tillë në Shqipëri është parë gjithmonë si çertifikimi më i mirë i dikujt që do të marrë damkën e drejtuesit të pakicës. Takimin deshi, takimin mori. Ra në grackën e mikpritësit ose si thonim dikur për gardalinat: “Ra në lesë pa çikore”. Por ama mori një vendim. Më në fund vendosi të qëndrojë fort, të mos lëshojë pe. Zgjodhi antiPerëndimin. Këtu qëndron çudia, sepse tani duket si na ngjante në vitin 1990 Gramoz Ruçi, Kastriot Islami apo Fatmir Xhafa, ngjan si komisar partie që e ka marrë opozitën dhe e ka futur në thes.

Pikërisht, studiuesit e politikës duhet të shohin se si një parti politike e themeluar me sytë nga perëndimi, nën udhëheqjen e një kanakari të perëndimit përshkruan një rrugëtim që e shndërron në një forcë reaksionare. Po kështu, duhet parë se si një forcë politike e themeluar si qëndrestare e Perëndimit për të ruajtur trashëgiminë komuniste, sot del në pozita progresiste, megjithëse ka ende në kupolën drejtuese sekretarët e parë të partisë apo rinisë komuniste, të cilët në fillesë kishin detyrë ta luftonin Perëndimin, jo të shndërroheshin në perëndimorë./ 27.al

19 komente në “Mutacion”

  1. LORA says:

    Keli nuk do qe nuk do te pranoje se PD-ja ka qene,eshte dhe do te ngordhe si nje bande plackitese , barbare dhe antikombetare.
    Petku perendimor qe I dhane ,per t’i nderruar sojin,nuk i shkoi asnjehere,,,,sespe nje bande eshte ne konflikt te pergjakshem dhe te panderprere me shtetin funksional te se drejtes.
    Tung,Keli I mesila-palmes.

    1. O Enkel Demi; Ernest Iljazi jam nga Parisi (Cam 100%), ku jetoj qe nga korriku 1990 meqense mu dha mundesia te hyja ne ambasaden Franceze, por kur lexoj se si shkruan dhe se si e fillon shkrimin duke nxjerre PS pasardhese te PPSH dhe jo PD dhe Partickat e tjera rreth saj me vjen jo vetem keq per Ty, por per gjithe shpurren Mediatike tashme ne Shqiperi te kapur, te komanduar e te korruptuar (deri dhe me elemente Mafioze) nga treshja me kriminale post Enver Hoxha apo ramiz Alia, Sali Berisha+Fatos Nano+Ilir Meta. Si Cam po te shkruaj dy rreshta; Ketu ne Paris meqense mu dha mundesia te shkollohem perseri, ju futa Jurisprudences dhe sot jam PhD ne te Drejten Nderkombetare e kam shume njohje ne disa nivele te jetes Franceze, ku flitet pothuaj hapur me nje gjuhe gati-gati ofenduese per treshen Berisha+Nano+Meta, deri dhe ne ndonje rast edhe me keq…(spo dua ta them fjalen qe i ngjan “Historise se Milloshevicit”…). Prandaj permbahu dhe mos u kap kot mbas emerit te Partise, por cfare ben kjo Parti kur eshte ne pushtet per te miren e popullit dhe vendit, si dhe afrimit sa me shume me BE e Perendimin. Sa per dijeni Ti dhe gjithe Camet e Shqiptaret, vetem Edi Rama ne takime te rangjeve te larta ne Paris e kudo tjeter, ka ngritur e mbrojtur ceshtjen Came, si direkt e indirekt. Por keto per Camet e Berishizuar s’jane gje, ndersa BE dhe SHBA i vleresojne shume dhe prandaj do e mbeshtesin maksimalisht Edi Ramen. (Une vete as e kam njohur e as e njoh Edi Ramen, por degjoj aty ku ja vlen te degjosh e te mesosh…)

      1. Arturi says:

        Shume i sakte, komenti juaj! ?

      2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


        U përpoq Enkeli
        PeDen të na zbuti…
        Nuk ësht Mutacion
        Po është Mut Muti!

      3. i huaji says:

        ernest iljazi nga amerika te theme pajtohem plotesishte me ty ne c’do fjale,me prejardhje jame nga kosova nuk ju njoh juve e as ndonje te PS por jame i bindun ne Zot qe te verteten e ke thene,kam bindje demokratike mundohem qe te kontriboj per shqipetaret kudo qe jane edhe pse tani PD na ka qite aq poshte ne raport me aleatet tane saqe me te vertet ndjehemi shume keq,besoj ne Zot qe cdo gje do shkoj mire dhe reforma ne drejtsi duhet bere dhe mos te kete nderhyrje politike te njerezve te ciles do pale qe jane te perfshire ne politik, Zoti i bekofte shqipetaret dhe aleatet e saj.

  2. Xen deledashi says:

    Dale prit more shalengjitur se ato dy gishta ne bythe kane per te ti futur.

  3. b.kanani says:

    Akoma nuk e ddi qe ne shqiperi nuk ka bere asnjehere shtet dhe zogji qe medemek beri shtet ne fund e vodhi dhe e dorzoje te Italianet.Akoma nuk ke kuptuar qe dhe sot po rrojm me shtetin qe beri Enver Hoxha.

  4. xhemal says:

    enkeled ,shume i ceket nuk mbrohet e keqja ka dale lakuriq .sa per ate se ata te pd ishin pro perndimore eshte nje genjeshter populli shqipetar ishte ai qe donte te ndryshonte sistemi si sot per drejtesine ,te majte e te djathte duan te jetojne ne paqe ne mirekuptim ne vllazeri e dashuri se duan jeten ,ata kane shikime te ndryshme per permiresimin e jetes por kane te njejtin qellim ,ndersa udheheqesit e partive apo grupeve qe ti i quan lider ndryshojne ne qendrimet qe mbajne per gjera thelbesore te jetes demokratike ,e sot ata te pd ose udheheqesit e saj jane kethyer ne miop pse jo edhe mbeshtetes te se keqes ne drejtesi dhe njeriu me pakinformuar e kupton qendrimin e lulezimit e mbi te gjitha te sali ziut, gazetaret duhet te jene te paret qe te vendosen qarte se jane pro o kunder reformes edhe ti enkeled pozicionohu qarte leri historite me komuniste e balliste se ne ne keto momente jemi si ne luften n.cl ku dihet si u ndane forcat qarte kundra okupatorit e pala tjeter pro ,dihet qe pas lufes u ndertua nje regjim i cili shkeli mbi ederrimtaret e luftes per liri paqe barazi ,mireqenie ,bashkim e vllazeri pa dallim, race ideje krahine ,gjuhe ,ngritje kulturore ,pasurie apo gjinie une jam qe te miarohet reforma ne drejtesi per te ngritur nje nga shtyllat kryesore te sistemit demokratik pa te cilin nuk mund te permiresojme jeten tone te femijeve ,te niperve e mbesave

  5. Shkodra says:

    Shifeni “Kocin e teta Ollges” me dy gishtat lart…..Oh sa kam qeshe kur e krahasonin me “Kocin”. Me te vertete si Koci, fryhet si gjel,… kur flet perpiqet te shfaqet si “burre” (burre leshi), ka filluar te imitoje gjoja lideret…por more “Koci”, nuk arrin kurre te keshe potencen e Rames, kulturen, integritetin, horizontin, kembenguljen dhe rezultatet ne perpjekje per te bere shtet. Kjo eshte aresyeja qe ka nje perkrahje te madhe perendimore e sidomos te ShBA-se.

    Koci…ose Gjino…prit sa te rriten fiqte.

  6. Franc says:

    SHUME I LEHTE KY NJERI.ANALIST TARALLAK.

  7. orli says:

    Keli!pse e luan rolin e budallait?eshte e thjeshte:nje force politike qe ka prejardhjen ish-komuniste por qe ne krye ka kryetar nje njeri qe nuk ka qene kurre antar i ppsh-es,qytetar i lindur dhe rritur ne kryeqytet,pa komplekset e spiunit dhe servilit per te siguruar nje shtepi ne Tirane etj.sigurisht qe do jete pro Amerikane e perendimore por nje parti qe ne krye ka nje ish-antar te ppsh-es(komunist nuk ka qene kurre) fanatik e te pagdhendur,spiun te te gjitha sherbimeve sekrete te vendit e te huaj qe ne çdo mbledhje organizate ka share Ameriken e perendimin,qe ka hypur ne bishtin e varkes se udheheqesit dhe eshte jargavitur rreth oxhakut te tij(udheheqesit) tre muaj nuk e ka lare doren se i vinte era ENVER(te njejten gje ka bere dajoja i babait te tij,nje njeri i njemije e nje te zezave kurre nuk mund te jete perendimore gje per te cilen ti nuk ke pse te keshe dyshime dhe te besh sikur nuk e kupton.

    1. Vita e Nastes pe Kolkondasi says:

      Orli. Me vjen mire me gjylimin tuaj. Eshte pothuaj 100% I njejte me ate te autorit te shkrimit. Ndryshimi qendron ne faktin se autori e thote ne menyre te sterholluar, sipas rregullave qe shkruhet, kurse ju sinqerisht I thoni gjerat drejtperdrejte. Pra “faji” i autorit qendron ne faktin se shkruan per tu lexuar nga ata qe leximin e kane ushqim te perditshem dhe dine mire se ku synon autori me ato qe thote. Ju kerkoni qe ai te shkruaj ne menyre te drejtperdrejte.

  8. mirel says:

    Enkek..o mutacion gjenetik. Krimb i heshtur dhe i perulur i regjimit komunist, tani analyst i holle dhe sarcastic i sistemeve te permbysura. Ti je pjese e atij mutacioni qe pesoivkjo klase shoqerore qe sipas teje perfaqesojne sistemin politik diktatoria, te eger, ne te eger, e te tjera figura qe truri jot “i pasur” prej gazetari gjeneron si nje mutant i kushteve te reja demokratike. Ashtu si je ti mutant ne gazetari jane dhe ata mutante ne politike. Te githe jeni lidhur ne menyre simbiotike me njeri tjetrin. PS me PD. Dhe ju me injorancibe dhe filizofimet e peshtira te kriticizmit te sistemeve. Ke mesuar qe lufta kunder sistemit te xhaxhit te jep rroge te mbijetosh, prandaj cdo fjalim fo ta nisesh me kete devize. Ashtu si po e krehin dhe tjerin Ameriken dhe Europen hajdutet, sipas teje pasues te diktatures. Cfare mutacioni idiotik te besh njerez me ideologji kete kategori hajdutesh qe e vetmja gje qe experimentuan eshte vjedhja dhe poshterimi i ketij populli.

  9. a.f. says:

    Sa me shume qe Mero Baze do te botoje shkrime te personave qe jane teresisht te diskredituar, por edhe te paafte,
    si ky “cami i pabese” Enkel Demi, qe nuk perfaqeson camet patriote dhe te ndershem te Shqiperise dhe Greqise
    (edhe me keq mund ti perfaqesoje camet Mesila Doda qe ka qene familje komunistesh dhe spiune te partise),
    aq me shume gazeta Tema do te cvleftesohet dhe diskreditohet nga lexuesit e shumte qe ka sot.
    Populli thote o Mero: Me thuaj me ke rri te te them se cili je.

  10. Shkodra says:

    Po kur ka filluar te “gjeleroje” dhe “Koci i Teta Ollges”. Me te vertete te kujton Kocin, me ate fjalorin gjoja tere kulture, me ate ngrefosjen tek mban ne duar nje kukull prej allcie (nga ato qe benin jevgjit dikur) duke i thene se “jam skulptor”, etj…Tamam Koco.
    Une i mirekuptoj keta qe nuk e duan reformen dhe cuditem se pse nuk e gjejne kete mirekuptim tek ata qe perpiqen ti mbushin mendjen ketyre te thojne “PO”. Po si mund te votojne keta per nje ligji qe te paret do ishin keta qe do pergjigjeshin per krimet qe kane bere.
    Rama e Meta, ta cojne ne Kuvend kete projekt, po qe se nuk arrijne ta miratojne, te shkojne ne Referendum.
    Ne se Rama cedon ne kete linje qe pretendoi deri me sot se nuk do lejoje qe politika te fuse duart ne drejtesi, pra ne se ai do e miratoje ashtu sic kerkon “Koci i Teta Ollges”, atehere Rama ta harroje se do e besoje kush mbas asaj qe mund te beje.
    Sot eshte ne ankand ardhmeria e shqiptareve. Rama e Meta e kan ne dore kete ardhmeri. Por, nga ana tjeter Meta i a ka lene topin Rames duke thene se une miratoj aqe te do bien dakord PS-PD.
    Gjerat jane te qarta. Kjo eshte ne doren e Rames. Rama duhet te qendroje, perkundrazi ai do marri mbi vehte urrejtjen mbarekombetare dhe nuk ka shqiptar qe do i pranonte ndonje justifikim.
    Shqiptareve i ka shkuar thika ne kocke. Nuk ka me tallje me kete popull. Rama ka qene gjithnje me i votuari sepse ka premtuar qe do e zhbente te keqen.
    Te presim. Shqiperia numuron oret….Sot varet fati i Shqiperise…Nderkombetaret po e thojne cope, krejt hapur, pa asnje dyzim se ata jane per te miratuar kete projekt qe eshte sot mbi tryezen e komisionit. Ta heqin nga mendja Rama se mund te toleroje vagabondin “Kocin e Ollges”me pretekstin se “leshova per shkak te integrimit ne BE”. Zgjidhja eshte REFERENDUMI. Populli ta thote me ne fund fjalen e tij.
    Kjo eshte prova e pare dhe e fundit per Ramen (nuk dij te kete kaluar Rama ndonje prove te veshtire, prove qe ta meritonte nderin e nje Burri Shteti.
    Te presim

  11. KORABI says:

    O njerez! Vertet mendoni qe ky kaqol eshte kryetar i asaj qe vetem Parti Demokratike nuk eshte?

  12. shvejk says:

    <>??? . Enkel Demi na dhive tu qesh.

  13. Spartaku says:

    Kushe eshte ENKEL DEMI?Biri i atij qe do ngrinte ne kembe popullin e jugut te shqiperise qe me urdher te Sali Berishes,te luftonin per te ruajtur bythen e Sali Berishes. Edi Rama eshte vertet njeri dhe udheheqes me integritet,i qarte,kembngules dhe shume i zoti per te çuar shqiperine perpara,por ty nuk te intereson kjo,por qurravitjet e Sali Berishes,kete kriminel me damke,qe duhej prej kohesh te ishte ne burg.

  14. Liri says:

    Njerezit sa me shume avancojne ne moshe aq me sh piqen. Keli letrari aguridhe mbetet. Po cfryje o vlla pathosin rend ne ndonje bicom romani, proze apo gjeagjeze, s ke kellqe ti as ajo shurrabajga jote me dhembe te kalbur te merreni me politike.
    Shkoni beni te dy pallavra ne ndonje fushe tjeter vetem shqiperine lereni rehat se jeni njeri me cope cope se tjetri. Gjeti tenxherja kapakun dhe po na japin mend.
    Po si nuk the asnjehere nje gje te sakte? Cinizmi yt prej nje njeriu gjoja te vuajtur ‘bytha ime’ late nam.
    Komentuesit nuk te kane inat por mjaft tallet bythen ju copa provoncialesh pa tru.
    As qe nuk ia vlen te rimarresh ne analize ´arti qulliń tend te mesiperm. Per ibret. Si syte e vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. リアルラブドール

    ラブドール 格安 トラニーのダッチワイフが現在入手可能です!プライマリセックスロボットはどのようになりますか?巨大なお尻の170cmシリコーンダッチワイフオリエンタルローズドール(ORドール)の新サイト

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje