Basha e fton të reflektojë, përgjigjet Rama: Ftesën bëja SHBA dhe BE, jo mua

15 Qershor 2016, 16:00Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha, tha se Rama duhet të pranojë nenin 88 të Komisionit të Venecias.

Në një dalje për mediat nga selia blu, kryedemokrati Basha tha se Rama po përpiqet të bëjë drejtësi me një plan për ta kapur atë.

Basha: Të ftoj të reflektohesh të qetësohesh. PD dhe unë jemi gati që ti japim Shqipërisë një drejtësi të pakapur politikisht. Të heqësh pengesën e vetme  dhe të pranosh plotësisht dhe jo pjesërisht rekomadnimin 88 të Venecias.

Ai tha gjithashtu se Rama kërkon që të kontrollojë Vetingun, duke planifikuar miratimin e një reforme në drejtësi të kapur politikisht.

Basha: Zullumi që ka bërë këto 3 vjet është shumë i madh. Rama me zullumin e tij nuk do të flinte i qetë nësë drejtësia do të ishte e pakapur. Ndaj e duan me cdo kusht drejtësinë e kapur. Por një drejtësi të pakapur e duam e kemi dashur. Vendi ynë nuk ka nevojë për provokime të ulëta që tregojnë destabilitet. Vendi ynë nuk ka nevojë për vija të kuqe. Vendi ynë ka nevojë për një dritrare shpresë për ekonominë që po lëngon, për varfërinë, për një klimë të mirë biznesi.

Prandaj PD u investua për një drejtësi të pakapur. I kam thënë qytetarëve se nuk do të kemi një byro të kapur nga Rama dhe Tahiri dhe kjo falë punës tonë. Kështu fituam 38 beteja me regjimin e korruptuar të Ramës.

Detyrën time për moskapjen e drejtësisë e kam bërë edhe pse detyren time si jurist nuk e ndjej të përfunduar ende. Rama nuk heq dorë nga projekti i kapjes politike. Rama kërkon të kontrollojë vetingun me duar që duken ose jo. Pse nuk pranon rekomandimin 88 të Venecias. Zgjidhjen e ka aty.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili në një postim në FB i kërkon Bashës që ftesën tja bëjë SHBA dhe BE.

Rama në FB: Lulezim rrofsh per ftesen per reflektim e qetesi po beja Shteteve te Bashkuara/Bashkimit Europian jo mua?? Dhe shume suksese Kombetares sot?? 

8 komente në “Basha e fton të reflektojë, përgjigjet Rama: Ftesën bëja SHBA dhe BE, jo mua”

  1. Drilon says:

    ahhahahahaha me dy fjale e la si mut ?

  2. Toni says:

    Ja dhe lulushja zedhenes i xenit-argites+plakut sali,ky kryetare i PD vetem per mendjet e semura,ly eshte NUL jo kryetare..ky flet vetem kur i jep leje xeni-argita+plaku…

  3. korçari says:

    O Lul do t’ja shohesh hairin veprimeve te tue dhe te Salihit ne zgjedhjet e ardhshme ku nuk do t’i kesh as 10 deputete dhe keshtjella prej kashte qe beson qe do te te mbroje(Gjykatat dhe prokuroria e zgjedhur nga ju)do te kthehen kunder jush dhe perralla e “bukur” hollandeze po mbaron ,epilogu :Ne banken e te akuzuarit ti dhe Berrisha&Co,shqiptaret nuk jane aq naive sa mendon ti o Lulush

  4. E drejta says:

    Urgjent zgjedhje te parakoheshme dhe Lulja & do Salushja shkrijne menjehere si krypa ne uje…do kemi opozite vetem kreshnikun e fushave

  5. E drejta says:

    Urgjent zgjedhje te parakoheshme dhe Lulja & Salushja shkrijne menjehere si krypa ne uje…do kemi opozite vetem kreshnikun e fushave

  6. Andi says:

    ???? 1 fjali , dhe e la si muu…

  7. Roni says:

    E Lul tallu me kete vend se te ka ardhur dita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje