LISTAT e PLOTA/ Si është kapur me votat e opozitës, kupola e drejtësisë shqiptare

15 Qershor 2016, 12:45Politika TEMA
LISTAT e PLOTA/ Si është kapur me votat e opozitës, kupola e

Në këto ditë debatesh të forta për sistemin e drejtësisë, fati i paketës kushtetuese të reformës duket sikur lëkundet në harkun e disa orëve, nga votimi i sigurtë, tek bllokimi i pashpresë. Janë humore që lëvizin me shpejtësi, kryesisht për shkak të rezistencës që po bën opozita shqiptare, për të çeduar nga ndarja e vendeve në organet e reja të drejtësisë, sipas skemës “KQZ”. Një format i cili ka sjellë sherre dhe konflikte në tryezën e zgjedhjeve shqiptare prej vitesh, duke e ndarë këtë institucion sipas parcelave partiake.

Ka vlerë në këto orë të shihet sesi është e organizuar drejtësia që kemi sot. Ajo për të cilën as PD, apo edhe LSI, nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë bërë asgjë në dekadën e shkuar. Sot kreu i opozitës Basha dhe ish-kryeministri Berisha flasin nga mëngjesi në darkë për kapjen e drëjtësisë nga politika. E thonë këtë gjë për një projekt i cili ka përfshirë tashmë kriterin e votimit me dy të tretat për anëtarët jo-gjyqtarë dhe jo-prokurorë, në institucionet e reja të drejtësisë. Megjithatë nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme, madje janë bërë barrikadë, për të mbrojtur sistemin aktual, i cili siç do të tregojmë më poshtë, ngrihet mbi votime që nga ana numerike përbëjnë një fyerje për logjikën elementare të shqiptarit të sotëm.

Sistemi që kemi (e për të cilin Basha nuk ka asnjë ankesë), është thuajse i gjithi i votuar në kohën e qeverisjes së djathtë dhe me shumicë të thjeshtë parlamentare. Kreu i Gjykatës së Lartë Zaganjori është zgjedhur me 72 vota në vitin 2013. Po ashtu, me shumica qesharake (krahasuar me projektin e ri), janë zgjedhur anëtarët e Gjykatës së Lartë  Artan Broci (71 vota, prill 2013), Tom Ndreca (71 vota, prill 2013), Admir Thanza (72 vota, 2013), Edmond Islamaj (71 vota, 2012) apo Andi Çeliku (72 vota, 2008). Imagjinoni debatin e tanishëm ku nuk pranohen 94 vota për t’i votuar këta gjyqtarë dhe ku njëkohësisht heshtet për ata që janë zgjedhur në atë post tashmë me 71 apo 71 vota.

E ngjashme paraqitet situata edhe në dy organizmat e tjerë të gjyqësorit, KLD dhe Gjykatën Kushtetuese. Tre anëtarët e votuar nga Kuvendi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, përkatësisht Vangjel Kosta, Albana Shtylla dhe Artur Çomo, janë zgjedhur me 71, 77 dhe 76 vota gjatë qeverisjes së majtë.

Ndërkohë, Gjyakata Kushtetuese, anëtarët e të cilës janë zgjedhur të gjithë në kohën e dy qeverisjeve të djathta 2005-2008, janë votuar të gjithë me më pak se 80 vota të Kuvendit të Shqipërisë. Madje kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është zgjedhur fiks me 70 vota. Aq sa nuk mjaftojnë për të kaluar as edhe një projektligj që kërkon gjysmën e deputetëve të parlamentit.

Megjithatë Dedja nuk duhet të “qahet”, pasi vetë kreu aktual i shtetit është zgjedhur me 72 vota. Pra me 22 vota më pak sesa parasheh oferta e Ramës për paketën e re kushtetuese, të cilën Basha nuk e pranon./ Javanews.al

17 komente në “LISTAT e PLOTA/ Si është kapur me votat e opozitës, kupola e drejtësisë shqiptare”

  1. Toni says:

    Kesj i thone reforme made in sali UDB berisha dhe hajde te behet drejtesi…

    1. aleksander says:

      Nese do shikonim tabelen 1998-2005 situata do ishte kokeposhte. Nese Rama rri dhe 4 vjet te tjera ne pushtet, ju siguroj se tabela do jete shume me ndryshe. Ky eshte sistemi qe na e kane bere dhurate nderkombetaret ne 1998 kur bene kushtetuten e re qe u votua vetem me votat e te majtes. A duhet te ndryshoje kjo formule ? Mbase po, por jo me nje formule qe i jep mundesine Rames te fuse ne dore drejtesine njehere e pergjithmone e madje te heqe gjyqtaret qe penalizoje kocot, elviset, prenget, cakot, tahiret …

      1. Spartaku says:

        ALEKSANDER! Je tamam goja e felliqur e Sali Berishes.Edi Rama eshte shume i paster. Asnje vend nuk thuhet qe Edi Rama e ka kapur drejtesine,por Sali Berisha.Sistemi i ri i drejtesise nuk do varet nga partite,por nga prokuroria.Preteksti i Bashes dhe Berishes per kapje eshte justifikim per te mos e votuar reformen ne drejtesi.Berisha dhe Basha jene kiminelet me te medhenj dhe e kane frike reformen e re te drejtesise.

  2. hysen daci says:

    Mero !
    Jashte çdo diskutimi, po te doni pavaresi te gjyqesorit ,por jo nga Ligji e Shteti, siç po na e sajon Reforma,
    1.te gjithe : KLD,KLSH, GJ.L.GJ.K. Prokurori Pergj. duhet te zgjidhen nga Kuvendi me 84 vota dhe kur ato I ka Qeveria me 94.
    2. Kuvendi nuk eshte I detyruar te zgjedhi nga Lista qe I japin gjyqtaret dhe bashke punuesit e tyre, por dhe te tjere. Paanesine e percakton 84/94 v0tat, vjetersia dhe detyrimisht te mos kene pasur poste politike si dhe 15 vite ne shkalle te pare per ne Apel dhe 15 per me larte.
    Ndryshe mos harroni qe kapja nga politika ka dhe kengen “Ne ato maja rripa-rripa , njehere…………..” siç ndodhi pas Nanos me Ligjet e 1998.

    1. petrit says:

      O Hysen , po me kushtetute drejtesija eshte pushtet i pavarur ,c’pune kane pushtetet e tjera si thuaj zotrote ti votojne partite ne parlament, a nuk eshte njesoj sikur pushteti gjyqsor te vendose kush do behet deputet ,

  3. Artan says:

    Ky Dvorani fytyra me e ndyr milioner me euro me gjith ate gruan kryehajdute te Insigut.

    1. Tana says:

      Kryehajdutja e Insigut pasi vodhi e rrujti mori dhe 25 rroga shperblim. O Rama kryehajdut qe e vure drejtoresh ate leshe.

  4. Forca shqiperia says:

    Po nuk u zhduk familja berisha nga shqiperia ,harrojeni drejtesin

    1. temp says:

      Jo familja, por klani.

  5. normali says:

    Dhe sot bashke me gazetaret birbilonte kriminel Sali Berisha, ndersa shqiptaret e ndershem presin reforme nga antaret e komisionit te drejtesise Fatmir Mehdiu… Aty duhet permbysje nje ore e me pare. Vetem referendumi vendos gjendjen e pershtateshme ne drejtesi. Dhe Iliri do konsensus me kriminelet! Doni te shpetoni Shqiperine? REFERENDUM.

  6. Toni says:

    Kjo eshte TRIBU berishjane…

  7. prokurori d.v. says:

    Shkelzen Selimi QEN BIR QENI

  8. petrit says:

    Te gjithe partizane te PD .ky eshte koncepti i tyre ,dhe thone duam sistem te pa kapur ,jane Q E SH A R A K E . koncpti i tyre primitiv eshte “e kam vetem une ,hajde ta ndajme bashke”2 une , 2 ti dhe 1 LSI . Neser LSI shkon me PD dhe dalim 3 me2 ne favor te Berishes.asnje leshim Tribuse mesjetare .

  9. dialektica says:

    Te kerkosh ta votosh me 2/3 nje Reforme jetike per kombin tone, kur hajdutet dhe kriminelat e kane votuar korrupsionin me shumice te thjeshte, kjo do te thote te tallesh me gjakun dhe djersen e shqiptareve.

  10. Altin says:

    Lajmi ka pasaktesi.Majlinda Andrea dhe Andi Celiku nuk Jane votuar nga Berisha(po qe se mbani mend votimin e gjashte anetareve te Gjykates se Larte),por nga e majta,partite e vogla dhe mbeshtetesit e presidentit Topi.Duhet te kete edhe ndonje gjyqtar tjeter qe eshte votuar keshtu.Megjithate thelbi I shkrimit eshte i drejte, duhet nje quorum me i Larte per zgjedhjen e ketij niveli gjyqtaresh.

  11. Tomi says:

    Ky dvorani plehre.e vrau vellane e tij ne gerdec nuk ju gjet as nam as nishan dhe mori dhe leket nga vdekjab etij

  12. QYTETARI OPTIMIST says:

    jU LUTEM SI QYTETAR, KRYETARIT TE PARLAMENTIT, ZOTIT ILIR META, KRYEMINISTRIT, ZOTIT EDI RAMA, DEPUTETEVE TE KUVENDIT POPULLOR TE DY KRAHEVE, MOSE LEJONI BERISHEN, LULEZIM BAEN,, KETA MAFJOZE , TE RUANE STATUKONE E SISTEMIT TE DREJTESISE, SEPSE ESHTE KJO DREJETSI E KALBUR E KOORUPTUAR SIDOMOS KUPOLA E GJITHE SHKALLEVE QE ESHTE EMERUAR E ZGJEDHUR NGA BERISHA,.JNE KETA TE KOORUPTUAR QE SETOJNE PERSON TE INIKRIMINUAR TE PD, QE KANE SHKELUR SHUME LIDGJE DHE JO PAK, VEPRA PENALE. PRAANDAJ , TE NDALOHET ME CDO KUSHT, DESHIRA DHE KEMBENGULJA E BERISHES DHE E BASHES QE THOTE E KERKON ATE QE DESHERON BERISHA. ASNJE LESHIM KETYRE BASTARDEVE , QE KERKOJNE TA MBAJNE PENG SHQIPERINE DHE SHQIPTARET , PER TE MOSE NDESHKUAR TE KOORUPTUARIT E PUSHTETIT BERISHJANE ME NE KRYE BERISHEN, AKOMA ME SHUME, QE ME QENDRIMIN E TYRE BEHEN PENGESE , PER INEGRIMIN E SHQIPERISE NE BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje