Rama inkurajon futbollistët para ndeshjes me Francën: Heronjtë e Kombëtares mund t’ja dalin

15 Qershor 2016, 11:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh inkurajues për futbollistët e Kombëtares, në prag të ndeshjes me Francën.

Ai shkruan se cilido të jetë rezultati, ata mbeten heronj të padiskutueshëm.

“Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë po asgjë s’është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit…

Le t’u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilido qoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë‪#‎ForcaShqiperia në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën”, shkruan Rama.

4 komente në “Rama inkurajon futbollistët para ndeshjes me Francën: Heronjtë e Kombëtares mund t’ja dalin”

  1. Edkari says:

    Dhe nga larg ja del me tersin qe ke.
    Kombetarja Shqiptare kur ta degjoj
    mesazhin e kryetersit te shkoj ne
    nevojtore dhe ta thote tre here me
    ze te larte ate qe degjoj.
    (vetem keshtu hiqet tersi)

  2. alba says:

    or kjo eshte ne pergjithesi mentalitet i joni (lane nga vellaznit Turq) qe vetem me ja hedh tjetrit dime. E njejta gje edhe me drejtesine sot (tavotjme ashtu me arna siç done Babab Sali) dhe Evropa na pranon. Sa turp qe keto vese te keqija manifestohen deri ne majen e egzekutivit. Sa turp qe Edi
    Perpara mjekrroshat e Kosoves !!! Made in Albanistan !
    Rama thoshte para ndeshjes Zvicer-Shqiperi qe ne kemi shqipetare ne te dy kampet (turp: pasi Behrami, Xhaka, Xhemaili, Shaqiri, jane para se gjithash shqipfoles nga Kosova dhe jo nga Shqiperia, madje Kosova ka seshpejti kombetaren e vet).
    Nje keshille edhe per tifozat qe vijne nga vise shqipefolese (Kosove, Maqedoni Mal i zi…) qe na perfaqesojne me qeleshe neper stadiumet e Evropes se civilizume, ne ne Shqiperi nuk kemi pas tradite te shkojme ne stadium me Qeleshe turku, pasi si do qe ishte rregjimi Hoxhiste, te pakten na civilizozj ne veshje e paraqitje dhe na hoqui shallvaret turke te femrat e meshkujt.
    Na leni rehat ne punet tona dhe i keshilloj Edi Rames te jete i sinqerte dhe i vendosur nqs don me ndryshu Shqiperine dhe te mos jetoj me rrena shqipetarçe dhe nacinalisma made in dR. RRUMPALLA nga vicitoli.
    Kaq per sot dhe France- Shqiperi 4:1. I lutem zotit qe te eleminohemi sa me pare, ne menyre qe te mesojme dhe te mos na duket vetja me larte se Gjermanet apo Francezet.

  3. timo says:

    Vish edhe një przervativ or tI Edk..i për tu plotsuar.

  4. LIDA AL says:

    U te hengert mortja, o ti pjese e dyte e nickname-it tend. Clirohu te pakten nje here nga urrejtja. Urrejte kane vetem njerezit si ti, me komplekse qe kur kane lere, njerez qe e keqja, negativja i ka mberthyer gjithe jeten. Clirohu, clirohu nga kjo e keqe se do ndjehesh mire, do ndjehesh njeri, do shikosh qe bota ka ngjyra e nuk eshte zgjyre e katran si shpirti yt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje