Vendimi i qeverisë: Hiqen privilegjet e familjes Nishani, kufizohet zonja e parë

15 Qershor 2016, 09:41Politika TEMA

Qeveria u heq privilegjet e pjesëtarëve madhorë të familjes së presidentit, ndërsa kufizon statusin e zonjës së parë, parashikuar në Ceremonialin Zyrtar të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendim Nr. 229, datë 23.4.2004.

Kështu zbardhet vendimi i ri të Këshillit të Ministrave, që mban datën 8 Qershor 2016, për miratimin e Ceremonialit Shtetëror, ku familjarët madhorë që jetojnë me zonjën e parë të vendit nuk gëzojnë më asnjë status protokollar.

Sipas ceremonialin në fuqi, bashkëshortja e presidentit gëzon statusin e zonjës së parë të vendit, ndërsa pjesëtarët madhorë të familjes që jetojnë me të gëzojnë një status protokollar të barabartë me këshilltar presidenti, kurse ata që nuk bashkëjetojnë me të, të barabartë me këshilltar ministri.

Ndërkohë që me ndryshimin e ri, “bashkëshortja e presidentit shoqëron bashkëshortin në vizitat që ai kryen, merr pjesë sipas dëshirës në aktivitetet dhe ceremonitë që zhvillohen, por jo në takime zyrtare. Gjatë këtyre aktiviteteve ajo gëzon të drejtën e një programi të veçantë protokollar”.

Pra në ndryshim nga vendimi që është në fuqi, kur kishte statusin e një këshilltari presidenti apo të një ministri dhe merrte pjesë dhe në takimet zyrtare bashkë dhe me fëmijët bashkëjetues ose jo, tashmë nuk ekziston më një fuqi e tillë.

E njëjta gjë është dhe për bashkëshorten e kryeministrit, që mbetet në fuqi vendimi siç ka qënë, nuk shoqëron bashkështrin në takimet zyrtare.

12 komente në “Vendimi i qeverisë: Hiqen privilegjet e familjes Nishani, kufizohet zonja e parë”

  1. Studiuesi says:

    Zoti gazetar lexojeni mire ish-Ceremonialin Zyrtar te R.Sh, se e keni ne internet. Ne kapitullin IV pika 4. flet per Zonjen e Pare. Ja ku e ke:
    Zonja e Parë
    4.1 Bashkëshortja e Presidentit të Republikës gëzon statusin Zonja e Parë e vendit.
    4.2 Në ceremonitë ku merr pjesë vetëm me Presidentin, Zonja e Parë qëndron në të djathtë
    të tij. Në ceremonitë e nderit ku ekzekutohen himnet kombëtare qëndron së bashku me zonjën e parë mike, tre hapa pas të dy presidentëve. Në mjedise pritjesh formale, në rastet kur ka një të ftuar nderi, Presidenti ecën i pari, së bashku me bashkëshorten e të ftuarit të nderit, ndërsa Zonja e Parë shoqëron të ftuarin e nderit dhe hyn e dyta pas Presidentit.
    4.3 Zonja e Parë shoqëron Presidentin e Republikës në vizita shtetërore jashtë vendit, bën vetë vizita në cilësinë e zonjës së parë, jep pritje, organizon publikisht dhe privatisht ceremoni të ndryshme me karakter shoqëror, humanitar e patriotik, mban lidhje me zonjat e para të vendeve të tjera, por nuk mund të marrë pjesë në punët dhe takimet zyrtare të Presidentit të Republikës.
    4.4 Nëse Presidenti është i pamartuar ose i ve, asnjë nga familjarët e Tij nuk mund të përfaqësojë apo të luajë rolin e zonjës së parë. Në veprimtarinë zyrtare, Presidenti i Republikës paraqitet i pashoqëruar. Në ceremonitë festive ose në kushtet kur udhëton jashtë kryeqytetit ose jashtë shtetit, Presidenti i Republikës mund të shoqërohet nga një person tjetër i familjes sipas dëshirës, por jo në rangun e zonjës së parë. Shoqëruesi i Presidentit gëzon në të gjitha rastet të drejtën e një protokolli të veçantë.
    I nderuar tek pika 4.3 e ke te shkruar qarte, qe Zonja e Pare nuk merr pjese ne takimet zyrtare te Presidentit. Pra, cfare na paska ndryshuar qeveriu?
    Po e njejta gje eshte edhe per femijet ne moshe madhore ose minorene te Presidentit. Shiko se i ke ne pikat e meposhteme.

    Puc

    1. ani says:

      Odeta, edhe une te puc

    2. Edkari says:

      Po mundohet qe te nxjerrin Zonje te Pare Linda Xhillarin.
      Me kete qeveri kurve zonja e pare duhet nje prosti si Linda Rama.

      1. Shkodrani says:

        Ruaju se je ule ne te me duket, berishist bq.

      2. Real says:

        …Të kam pyetur një herë si të të thërrasim shkurt: Edi apo Kari ? Të parën ti s’e pranon,ngelet e dyta
        Dhe e fundit Kar:- Kujdes kur cilëson persona që të bëjnë motër e nënë ! Dukesh si në pasqyrë.

    3. Ti anonimi Presidencial apo i SHQUP-it “Studiuesi”, qenke nje rr…k… me syze e pa syze, por prit dhe pak jave dhe ke per te pare e degjuar se si do dalin Pseudonimet dhe Dosjet e kapterr Nishanit, qe ne fakt atehere mabnte mbiemrin Mehmeti, por jo vetem Ai ne radhet e SHQUP-it, ku do kulmoje Dosja per Salih Raman Berisha dhe per Lulezim (Lulzim) Basha ne Kosove nga UNMIK. Amerikanet 100% kane vendosur hapjen e Dosjeve dhe pastrimin ne Hire apo me Pahire (stil “Milloshevic” ne Hage apo pa shkuar fare ne Hage) te disa emrave, qe besoj se kuptohet kush jane…

  2. Mafia LSI BandePrivate e Metes says:

    Lajm kot, driteshkurter, militant, hakmarres, me fushata pa marre parasysh se neser do kete nje president , ishalla i mire,,,,qe do duhej edhe rol me i madh i zonjes pare….Mos e dhente zoti, president si Tosi apo like hajduti…

    1. bashkimi says:

      Faqen e zeze e paçi! Edhe ju po merreni me hakmarrje çilimijsh. Kjo qe keni bere eshte shpagim per skandalin e pergjimeve dhe NIshani duhet te paguaje me doemos. Apo jo?
      Te gjithe e dime se kush eshte Nishani dhe dihet qe nuk gezon respektin e shqiptareve, por kjo pune eshte njelloj si te lashe mutin me shurre! T’ju vije turp qe nje problem aq te madh si ate te pergjimeve e shperngulni ne nje rrafsh meskin e medioker, me hakmarrje kalamajsh inatçore.
      Po tashti e zgjodhet problemin e pergjimeve?
      Po kur neser te mos jete Nishani president? Nuk na mbetet veçse te urojme qe zonja e pare te jete nje njeri shume i keq, sepse perndryshe nuk do te ishim ne gjendje t’i shpjegonim gjithe ato kufizime.
      Shiheni ku ju çon urrejtja dhe inati, pra,: duhet te urojme e te shpresojme qe gruaja e presidentit te ardhshem te jete me te vertete nje njeri i keq!!!!! Duhet t’i urojme vetvetes qe te kemi nje president po aq te keq sa Nishani. !!!!!!! dmth te vazhdojme keshtu edhe per pese vite te tjera!!!!!!
      Koketrashe dhe inatçore! E keqja nuk mundet me inat por me dashuri e respekt, por ju keni mendesi hakmarrese islamikesh dhe e shpalosni kudo pa menuar.
      Edhe ju nje mut si Sali Berisha paskeni qene! Te paafte e maskarenj!

  3. alphade says:

    Sa genjeshtare e mashtrues jane organet e medias ne Shqiperi !!! Marrin shembull nga “Lulezimja ” ,qe
    rrenen e mashtrimin e si buka qe ha …… Mjere Shqiperia dhe shqiptaret ne duart e kujt do te bjeri po
    qe se nje dite ky mashtrues,hajn e vrases vjen ne pushtet !!! Mjere,mjere,mjere. , !!!

  4. mirel says:

    Mero e ka kunjen pse zonja e pare ka prona dhe Ramiu e ka kunjen pse zonja e tij i ka pronat pas 90 tes.

  5. A says:

    Ne Shqiperi politikanet, pushtetaret dhe qeveritaret problemet qe jane me te vertete probleme duan ti zhdukin sikur te mos ekzistonin.
    Kurse problemet qe nuk te shqetesojne duan ti bejne probleme dhe bejne sikur bejne pune duke filluar nga KUVENDI dhe QEVERIA. Ne realitet shqetesimet dhe nevojat qe ka populli as nuk diskutohet dhe jane vendosur gjithenje ne kalendrat greke.
    Sa per punen e privilegjeve te numer 1(NJE) te SHTETIT qe eshte PRESIDENTI i REPUBLIKES dhe familjes se tij, pa problem te shikohet se cfare prilegjesh kane PRESIDENTET ne REPUBLIKAT PARLAMENTARE ne te gjithe boten. Mbasi te studjohen te nxirren konkluzionet e duhura nga specialistet dhe profesionistet e fushes dhe te pastaj te aprovohet e te miratohet. Ne qoftese mendimet, keshillimet dhe miratimet merren vetem nga nje shpellar p.sh. si SALI BERISHA, nga nje pijetar si FATOS NANO, nga nje barbon si EDI RAMA, keto ligje dhe rregulla protokolli asnjehere nuk do te jene te stabilizuara dhe do te jene rrumpall ne cdo kohe dhe ne cdo moment. Me JO PROFESIONISTA, me JO ZANACINJ ne profesionet e duhura nuk behen edhe ligjet, rregullat dhe normat e shtetit dhe qeverive. Prandaj duke filluar nga EDI RAMA e keshtu me rradhe, meqenese ky barboni i ka qejf kurset, duhet te beje kurse per drejtim, menaxhim dhe administrim qeverie, sepse deri tani eshte kokrra e injorantit dhe e maskarajt. Tung.

  6. Aja says:

    Cja kane bere mire ketij Hitlerit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje