FOTOT/ Ishulli spektakolar me vlerë 110 mln euro, ku del firma e falsifikuar e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi

14 Qershor 2016, 20:35Politika TEMA
FOTOT/ Ishulli spektakolar me vlerë 110 mln euro, ku del firma e

Prokuroria e Vlorës sekuestroi 89 hektarë tokë me vlerë 110 milionë euro në Zvërnec, një zonë me potencial të lartë në investime për turizëm.

Toka është përfituar në mënyrë të paligjshme nga Raimond Mezi, i njëjti person që përfitoi 220 hektarë toke edhe në Karaburun. Sipas prokurorisë, skema është realizuar në të njëjtën mënyrë dhe nga të njëjtët persona, të cilët kanë regjistruar në mënyrë të paligjshme tokën në Karaburun.

Toka në Zvërnec është regjistruar në Hipotekën e Vlorës në bazë të dokumentave të falsifikuara dhe nëpërmjet një procesi gjyqësor njohjeje prone tërësisht fiktiv.

Hetimi gjeti se Raimond Mezi, me vendim gjyqkate përfitoi 89 hektarë, vendimi ky i vitit 2003, dhënë nga gjyqtari Skerdilajd Konomi. Prokuroria e Vlorës e ka konstatuar tërësisht fiktiv këtë vendim, pasi, në kohën e dhënies së vendimit, i ndjeri Konomi nuk ka qenë gjyqtar.

Dosja e falsifikuar më pas është futur në arkivën e gjykatës dhe grupi i falsifikatorëve ka ndërhyrë edhe në regjistrin e vitit 2003. Kjo pronë është regjistruar në hipotekë nga shtetasja Blerina Dhrami, e cila është nën hetim.

Kjo është hera e parë që emri i të ndjerit Skerdilajd Konomi përmendet nga hetimi i prokurorisë. Në kohën kur ish-gjyqtari 35-vjeçar u ekzekutua u përmend se shkak mund të ishte një konflikt për pronësi tokash.

Prokuroria nuk e ka sqaruar ende nëse falsifikimi është bërë pas vdekjes së gjyqtarit apo gjatë kohës kur ai ishte në detyrë në Gjykatën e Vlorës dhe çfarë lidhje ka falsifikimi i një vendimi gjyqësor me toka që vlejnë 110 milionë euro me një atentat makabër në mes të qytetit.

26 komente në “FOTOT/ Ishulli spektakolar me vlerë 110 mln euro, ku del firma e falsifikuar e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi”

  1. albani says:

    Kush ka informacion te me tregoje qe ku gjendet ky diamant i vogel.

    1. pip says:

      Ik ne Google satellite ,kliko Zvernec Albania,dhe e shikon.Ose bej nje xhiro nga kafenio e fshatit dhe pyet ndonje bashkefshatar me te shetitur se ty.

      1. Dervish Malluta says:

        Pip-ma malluten pak, ok pip?
        Hahahahahaha, kuuuuuuuuku, kopa t’u keshe.

    2. ben says:

      Ato ndertesat qe shikon ne foto jane ndertesat e manastirit dhe kishes.
      Pra nuk ka nevoje per shume fjale per te kuptuar prone e kujt eshte.
      Deri ne 1960 atje ka pasur murgj ose murgesha.
      Pra thjesht si cdo gje e bukur e ketij vendi eshte trashegimi e krishtere.
      Cdo interpretim tjeter eshte thjesht xhihadizem.

      1. A.R. says:

        Çdo intrepretim fetar eshte xhihadizem! Se ne ç’te s’emes i gjen prona te tilla Kisha?
        Toka pergjate deteve e liqeneve, Uji e Ajri jane publike, asnje privat s’duhet t’i pervetesoje ato; aq me teper institucionet fetare! Shteti mund t’i jape me koncesion, por kurrsesi t’i shese.
        Edhe ky ishull i vogel duhet te rikthehet ne pasuri publike.

        Andrea Radi

        1. mirel says:

          Pse ti japi me koncesion. Ato duhet te jene te hapura per publikun. Ashtu si vemi perhere dhe vizitojme manastirin dhe bejme piknik ne ishull. Cdo gje do behet pazar dhe tregeti e ndyre Gjithe vendet e lashta jane lene te hapura per publikun dhe turistet. Ne Shqiperi mendojne vetem koncesione

          1. A.R. says:

            Nuk shkrova se jam per koncesionet, por se mund t’i jape me koncesion.
            Bile qe te jem i qarte, une koncesionet do t’i ndaloja per ta lene gjithçka publike. Por ne Shqiperine e ekonomise se eger qe i ngjason nje xhungle, ka edhe me keq se koncesioni: shitja tek privati apo tek i huaji.

            Andrea

      2. C'far rracizmi ushtrohet n'shqipri nga murgjiket says:

        Pritni se do e merrni…

  2. Fakt says:

    Pershendetje Tema,
    Pas te gjithave ketyre pasurive te sekuestruara nga prokuria eshte nje emer,A.Shehu. Ky njeri eshte shume i lidhur me boten e trafiqeve ne Europe,me vrasjet pas vitit famekeq ’97 ne Vlore. Ku si pjese deri diku e strukturave te fshehta por edhe per çeshtje personale kane eliminuar disa persona ne qytetin e Vlores. Ne fakt ky njeri eshte shume i interesuar ne Vlore per te pastruar parate duke siguruar pasuri te paluajtshme ne zonat me te kerkuara te Vlores. Shteti duhet te reagoj,sa me forte,jo vetem per kete kriminele,ne menyre qe padrejtesite ndaj ketij populli shume te lodhur nga tranzicioni i gjate te vine dhe te shuhen.

    1. elona says:

      Pse e shkrun me iniciale se gjithe Vlora e di Artur Shehu qe ka vene si perfaqesues Pellumb Petritin, qe eshte bere dhe si batute:Pellumb Petriti.Po kjo Blerina qe ka blere Q7 pasi ka ik nga puna?Keta jane dhe debila s’dine as te fshihen.Po Dona, sekretarja e gjykates qe ka bere vendimet fallco te Konomit qe ne 2003, motra e Gjykatesit te Larte Aleksander Muskaj, qe ka pi bar miu tani dhe eshte ne gjendje te rende akoma?Te gjitha dihen, puna eshte sa do ndeshkohen???

      1. White says:

        Ke te drejte. Edhe Sulo Shehu duhet hetuar nga prokuroria.

  3. dritan t says:

    si ne boten e perallave vend fanatstik shume i bukur
    te paret tane iliro -pellazg te zgjuar kane zgjedh vendin me te bukur ne bote toke ,diell, uje, male, fusha, SHQIPERINE
    por qe per fat te keq specia i ashtequajturi shqipetar po e shkateron e prish kte toke dhe i gje s kuptoj une pse te mos quhemi prap ILIRE se kuptoj le te quhemi pra ILIRE ose PELLAZGE apo ka frike europa e bota se po te quhemi ashtu dalim raca me e vjeter e EUROPES
    sot eshte koha derrave se sot shqiptaret jane me te percar me injorant se kurre me pare .kafshet po e prishin kte toke kudo prishen thethin luren valbonen detin malin lumenjte kafshet e cdo gje dhe shkaterimi po vazhdon ne vendin me te bukur te europes e botes nga dora njerzore e mafioze vetme ta mendosh qe pak metra larg ketij vendi dhe ne mes gjirit me te bukur te detit mesdhe karaburun sazan
    ku bashkohet deti joninan me adriatikun dhe uji kristal jod e cdo gje e virgjer eshte ndertuar PETROLIFERA kompani nafte qe derdh nafte cdo prag sezoni veror nje kompani mafioze e ndertuar nga italianet ne bashkpunim me mafien shqiptare per te prishur detin jonian e sabotuar turizmin shqiptar
    .sot ky popull ka ra gjume nga injoranca dhe padija e pastaj thon pse s kemi leke ne kur leket i kane por s dine se zoti i ka fal cdo gje kti vendi pervec mendjes. e shqiptaret vdesin rrugve te botes ne emigracion ikin kur kane vend te mrekullushem.
    fatkeqsi kombetare qe njerzit nuk reagojne per asgje.

    1. pip says:

      shko vizitohu mor tope,merr ilaçe

      1. xxx says:

        pip ai ka fol bukur top je ti katnar po e vertetosht veni jon osht fantastik po ka tope si ty . po u civilizu katnaria e malokeria e fshatarsia ska per t bo hajer kjo toke.

    2. Dielli mbi Korab says:

      @ Dritan.
      Respekt per komentin.
      Te jap te drejte ne çdo fjale qe ke shkruar,

    3. mirel says:

      Petrolifera ishte krimi i pare mbi Perlen shqiptare, pastaj privatizimet dhe te tjerat me rradhe.

      1. A.R. says:

        Shume dakort! Kush nderton nje impiant hidrokarburesh ne mesin e nje perle turistike, o eshte i çmendur o eshte kriminel qe ka vetem nje zot: parane.
        Edhe privatizimet jane nje hap drejt çmontimit te shtetit publik e te instaurimit te nje kupole mafioze qe kontrollon gjithçka.

        Andrea

  4. Kiu says:

    Po nuk u be reforma ne drejtesi, prite kur te vjedhin gjithe Shqiperine ndonje dite…

  5. Qarri i zigurit says:

    Edhe une ashtu mendoj. Ka nevoje per nje vizite. Hahahaaaaaa

  6. landi says:

    mirmengjes si jeni?

  7. shpatar says:

    HOXHA i ka shume borxhe popullit shqiptare .Vetem per dokumentacjonin e pronesise, qe nuk e ngacmoje, do te vlersohet si politikane .Keta te socmit ,qen bire qenash ,bastardesh , te pleksur e leksur me lloje lloje kombesishe, kane shkaterruar trashegimenin e pronsise dhe traditen shqiptare .Sinoret ,sic thoshte gjyshi ,nuk u preken per 500 vjete nga Turqia.Sot e 25 vjete luftojme per pronen e vendosur brez pas brezi me djerse .Nuk numerohen vendimet gjyqsore qe jane bere dhe parat lum qe jane derdhur per te vertetuar ate qe kemi pasur trashegimni .
    Vlonjatet kane gabime por tradhetia mes nesh ka qene dhe eshte e madhe .Ky nuk eshte problem qytetaresh sic kritikon me te drejte Dritani por shteteror .Tek shteti dhe organet e tij, qe u ngriten mbas shpalljes se demokracise, duhen gjetur difetket qe ky popull vuan edhe sot .

  8. blerta says:

    Jam shume dakord me komentuesin dritan t. Ne (pjesa me negative e shqipetareve) po e shkaterrojme kete vend te bukur. Une do te permendja shkaterrimin qe po i ben kryeministri i vendit Edi i 1 zones se stadiumit “Qemal Stafa”, ku nga nje kompleks me vlera arkitektonike realizuar nga arkitekte te huaj po nderton me pretekstin e nje stadiumi nje Qender Biznesi me nje Kulle duke e shkaterruar kete zone si dhe duke tjetersuar edhe pronesine e tokes prej 35,000 m 2 qe ja fal nje privati. Privat i thencin pasi pas ketyre firmave fshihen po ata vete. Keqardhje e madhe per shkaterrimin e vlerave te pakta qe ka ky popull dhe po ja rrembejne hajdutet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje