Byroja e Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e PD për të përjashtuar me 10 ditë kryeministrin Rama.
Në përfundim të mbledhjes së Byrosë, nënkryetari demokrat i Parlamentit, Edmond Spaho tha se ushtarët e bindur të Ramës nuk përjashtuan Ramën.
“Ushtarët e bindur kur kanë dënuar deputetët e opozitës sot vendosën që mos ta dënojnë kryeministrin.
Madje kur po diskutonin u duk se po propozonin që kryeministrit t’i japim gojë ëmbëli i parlamentit”, tha Spaho.