Kryetari i PD, Lulzim Basha, priti sot në një takim ministrin e Jashtëm gjerman Frank Ëalter Steinmeier.
Basha shprehu mirënjohjen për kontributin e Gjermanisë dhe të ministrit Steinmeier për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe Pavarësinë e Kosovës, kohë në të cilën mbante postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.
Basha i bëri të ditur ministrit të Jashtëm gjerman se opozita e drejtuar prej tij ka shprehur me vepra dhe jo me fjalë mbështetje të plotë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Lidhur me reformën në drejtësi, Basha tha se mazhoranca ka bërë gjithçka që të kapë politikisht sistemin.
“Falë rolit të opozitës sot kemi një draft të përmirësuar dhe të dakorduar me përjashtim të një cështje: atë të zgjedhjes së institucioneve të reja. Partia Demokratike ka kërkuar zbatimin e plotë të Rekomandimit 88 të Venecias për këtë cështje. Edi Rama nuk ka demostruar vullnet për të pranuar zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias mbi moskapjen politike të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Kryetari i Partisë Demokratike i bëri të ditur ministrit të Jashtëm gjerman tentativën e Edi Ramës për të shantazhuar dhe blerë vota nga deputetët e opozitës për miratimin në mënyrë të njëanshem të reformës në drejtësi.
Kjo, theksoi kreu i PD do të jetë fundi i këtij parlamenti.
Basha rikonfirmoi para ministrit të Jashëm gjerman qëndrimin e bërë publik se, nëse trafikohet qoftë edhe një mandat i opozitës atëherë opozita do të djegë mandatet dhe do t’i drejtohet qytetarëve.
Ky Basha pervec se hollandez,eshte dhe qesharak,nderkohe qe ky Gjermani ne takimin me Bushatin foli per opoziten te mos beje gjithmone refuzuesin ne lidhje me reformen ne drejtesi,ketij Bashes i duket sikur eshte akoma ne pozite,se ndryshe nuk do i rreshtonte gjermanit si suksese te saj per draftin si te permisuar,dhe dakorduar,nderkohe eshte qeveria qe po e toleron pak si shume,mos harrojme kur ishin ne pushtet cfare i bene opozites atehere,as mundesine per te fol ne parlament nuk ja jepnin,por dhe vrane ne mes te dites protestues nga opozita.
tik tak tik tak tik tik tik lulushi
PO TE ISHTE RAMA NE OPOZITE TE NJEJTEN GJE DO TE BENTE .
Basha nuk e kupton ate qe thote, pershtypja e pare e qytetarit gjerman, pastaj si minister, eshte qe secili ka bindjen e tij kur eshte ne te miren e mundeshme per vendin, kurse Basha deklaron qe deputetet e mij mund te blihen me para. Politikan me idjot nuk e ben NONA, ndersa baba berishe mund te pjelle dhe mbaje rreth vetes vetem monstra te ketilla. Qyteterimi per keta eshte teper larg kurse parja me nje te shtrire te dores. Mjere ne ku dhe me ke jetojme.
Jemi dakord me ty hajdut, kriminel dhe shites i detit Basha-Berisha, sepse duam zgjedhje te parakohshme!
Oh,c’fare kenaqesie do te qe. Shporruni ,mos tjua degjojme me zerin e tois jau shohim kurre fytyre. Ikni kriminela e hajdute te shpetojme.
Do te ishte zgjidhja me e drejte qe Basha te digjte mandatet e deputeteve te tij.Pse?
Me me fund populli do te shpetonte nga kjo lloj opozite delonstruktive me elemente kriminel,spiune,hajdute,vrases dhe batakchinj.
Do te krijohesh nje opozite vertete europjane dhe e pergjegjeshme per interest e popullin.
Jam me ty…